A ka krijuar Kosova precedent global?

Mendimi pozitiv për shpalljen e pavarësisë së Kosovës i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është shoqëruar nga një grumbull komentesh lidhur me lëvizjet separatiste nëpër botë. Derisa mbrojtësit e vendosur të pavarësisë së Kosovës po pretendojnë se shpallja e pavarësisë përbën një rast unik dhe nuk do të përsëritet, kundërshtarët insistojnë se rasti ka hapur portat gjigante për secesionizëm global.
Edhe pse secila përçarje separatiste ka një kontekst të dallueshëm historik, demografik, politik dhe të sigurisë, Mendimi i GJND-së do t’i frymëzojë sërish përleshjet ndërmjet ithtarëve dhe kundërshtarëve të sovranitetit kombëtar për popullatat minoritare që banojnë territore të caktuara. Për më tepër, argumente të numërta ligjore janë duke u përmendur për dhe kundër ndarjes territoriale dhe administrative.
Kritikat për pavarësinë e Kosovës mbështeten në një argument të vetëm të ndërlikuar: “të drejtën e shumëpërfolur ndërkombëtare” dhe “standardet e pretenduara të dyfishta” të aplikuara nga fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sidoqoftë, nuk ekziston një kujdestar i caktuar i së drejtës ndërkombëtare. Trupat si GJND-ja thjesht ofrojnë mendime dhe jo urdhra detyruese, madje në mënyrë të ngjashme me formatet e tjera ndërkombëtare. Edhe pse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shpesh përcaktohet si një aplikues i së drejtës ndërkombëtare, në realitet ai ka dështuar së shërbyeri si një model i ligjësisë, i lënë më si një busull morale dhe etike për çdo shtet ekzistues apo aspirues.
Me t’i shkelur parimet e përcaktuara të saj, për 45 vjet resht OKB-ja pranoi në heshtje okupimin e detyrueshëm të gjysmës së Evropës nga forcat sovjetike dhe pranoi humbjen e pavarësisë së shtetit në pjesën lindore të kontinentit. Në kohërat bashkëkohore, askush nuk mund të fshihet prapa së drejtës së pretenduar ndërkombëtare dhe t’u lejojë shteteve që të vrasin apo abuzojnë popullatat e tyre minoritare. Ndonjëherë intervenimi ushtarak është i domosdoshëm dhe herë pas here ndarjet shtetërore janë thelbësore.
Akuzat për “standardet e dyfishta” ndërkombëtare janë naive dhe çorientuese. Marrëdhëniet ndërkombëtare bazohen në një përzierje të elementeve, përfshirë diplomacinë, reciprocitetin, joshjen, shtytjen, dominimin, kërcënimin dhe forcën. Nuk ekziston një standard i vetëm e as i dyfishtë, pasi secila instancë ka komponentë të ndryshëm. Po ashtu ia vlen të mbahet mend se shtetet nuk janë entitete statike. Përgjatë historisë, perandoritë dhe shtetet ekspansioniste janë rritur dhe shuar, strukturat koloniale janë hequr në pjesët më të mëdha të botës dhe shtetet e reja kanë lindur, qoftë paqësisht apo dhunshëm.
Pa marrë parasysh argumentet konfliktuoze dhe ngatërruese ligjore, kriteri kryesor mbi të cilën një ndarje dhe pavarësi duhet të bazohet është nëse një minoritet etnik i shtypur në baza territoriale ka qenë subjekt i dëbimeve masive apo tentim gjenocideve nga shteti ekzistues. Ky është një imperativ moral si edhe një nevojë praktike për mbrojtje. Tentim gjenocidi dhe dëbimi pa dyshim se ishin rasti i shqiptarëve të Kosovës në duart e qeverisë serbe dhe kjo gjë legjitimoi betejën e tyre për shtetësi. Në rast se një parim i tillë nënkupton se disa shtete do të ndahen dhe shtete të reja do të lindin, atëherë ky është thjesht një zhvillim social.
Edhe pse sot janë aktualisht rreth 200 shtete të njohura në botë, ky numër pa dyshim se do të rritet gjatë dekadave në vijim. Në të vërtetë, do të ishte e vlefshme që të kryhej një studim i gjerë global që përcakton se cilat janë shtetet që pritet të lindin, cilat do të shuhen dhe cilat do të zgjerohen. Dy elemente të ndarjes duhet të kihen parasysh: ndarja konsesuale, në të cilën qeveria në pushtet pajtohet që një territor të ndahet në mënyrë të plotë, dhe ndarja e kontestuar, në të cilën një popullatë e shtypur kompakte vendos të braktisë shtetin mikpritës për shkak të një kërcënimi për mbijetesën e saj. Dhe të dyja rastet janë skajshmërisht legjitime apo etike.
Duhet që të konsultohen të dhënat historike dhe dëshmitë bashkëkohore për të vendosur se cilat qeveri apo liderë etnikë janë fillimisht përgjegjës për vrasjet masive dhe dëbimet në territoret e përçara në çdo kontinent. Në rast se grupet militante minoritare kanë dëbuar apo vrarë në masë popullatat shumicë, siç Gjeorgjia pretendon të ketë ndodhur në Abkhazi apo siç Azerbajxhani insiston se ka qenë rasti me Nagorno-Karabakh, atëherë rajone të tilla kanë më pak justifikime për t’u ndarë. Anasjelltas, në rast se ato ia dalin të sigurojnë pavarësi me ndihmën e një sponsori të fuqishëm siç është Rusia, atëherë do të përballen me një njohje të kufizuar ndërkombëtare.
Justifikimi i bashkëjetesës së papajtueshme në strukturën e njëjtë shtetërore me një tentim gjenocid do të mund të bëhet në disa raste të caktuara, si në rajonin e Sudanit, Darfur. Më problematike janë instancat e konfliktit të vazhdueshëm të armatosur ndërmjet kryeqytetit dhe periferisë, ku popullata lokale nuk është subjekt i vrasjeve masive apo dëbimeve nga shteti. Pjesë të Indisë, Indonezisë, Kinës dhe më shumë se dhjetëra shteteve afrikane bien në këtë kategori, dhe grupet guerile mund të përpiqen të joshin qeveritë qendror në egërsi, me qëllim të justifikimit të ndarjes.
Një burim shtesë i ndarjes janë territoret që nuk janë dekolonizuar në mënyrë të plotë dhe ku lëvizjet e pavarësisë rriten dhe mund shumë shpejt të mbështeten nga shumica në entitetet kompakte administrative. Federata ruse paraqet rastin më intrigues të këtij procesi.
është e vështirë të parashihet se sa nga plot 190 kombet që aktualisht e banojnë “perandorinë e brendshme” të Rusisë në fakt do të kërkojnë pavarësi. Sidoqoftë, shumica e entiteteve federale kanë baza ligjore për sovranitet të plotë dhe ndarje, pasi që vetëm tri nga 89 njësitë federale të Rusisë (Karachai-Cherkessia, Altai dhe Kalmykia) përcaktojnë në kushtetutat e tyre se territoret e tyre janë pjesë të patjetërsueshme të Federatës ruse dhe vetëm Chukotka ka një referencë që flet për sovranitetin e Rusisë mbi terroristin e saj.
Me gjithë përpjekjet për të centralizuar shtetin gjatë dekadës së kaluar, Federata ruse bart përgjegjësinë për dezintegrimin rajonal dhe etnopolitik, për shkak të një përzierjeje të presioneve demografike, etnike, ekonomike dhe politike. Përveç kësaj, Moska ka krijuar një precedent të dukshëm për separatizëm në fqinjësinë e saj, duke i njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si shtete të pavarura. Kjo mund të justifikojë dhe të legjitimojë ndarjen territoriale të vet Rusisë. Në rast se Kosova paraqet një precedent shtesë për ndarjen e Rusisë, atëherë ky është një momentum i evolucionit njerëzor.
(Autori, drejtues i projektit për demokraci të reja evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington, është kolumnist i rregullt në “Koha Ditore”)