E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillimi i marredhenieve NATO-Rusi

Ne fillim te ketij viti nje grup i udhehequr nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright pjese e te cilit isha edhe une publikoi nje raport rreth konceptit te ri strategjik te quajtur NATO 2020. Raporti rekomandonte qe NATO tu hapte dyert shteteve anetare duke synuar ne te njejten kohe marredhenie me konstruktive me Rusine. Ne pergatitem deri ne detaje nje strategji dydrejtimeshe permes se ciles aleatet e NATO-s siguroheshin se interesat e tyre do te mbroheshin derisa Kremlinit i garantohej perfshirja ne perputhje me Aktin NATO-Rusi dhe Deklaraten e Romes me 2002-shin per marredheniet NATO-Rusi. 8232Qeverite e Aleances nuk mund te qetesohen vetem me faktin se angazhimi konstruktiv duhet te bazohet ne garancite ushtarake perbrenda NATO-s sic kane thene ekspertet e njohur Wolfgang Ischinger dhe Ulrich Weissner. Garancite ne fushen e sigurise duhet po ashtu te perfshijne masa te krijimit te besimit krahas kontrollit te armatimit konvencional e atij berthamor si dhe carmatosjes.8232Raporti i Albright-it e mbeshteste nje strategji te riangazhimit dhe garantimit. Rifillimi i marredhenieve me Rusine mund te kete sukses vetem po qe se eshte reciprok. Rusia per kete arsye duhet ti zbatoje dy parime themelore te cilat tashme i ka pranuar ne disa deklarata. 8232Se pari sic shkruan edhe ne Traktatin e Helsinkit cdo shtet sovran ka te drejte per tu takuar apo per te mos u takuar organizatave nderkombetare te jete apo te mos jete pjese e traktateve dypaleshe e shumepaleshe perfshire te drejten per te qene apo per te mos qene pjese e traktateve te Aleances ato po ashtu e kane te drejten per neutralitet. Se dyti barazia e shteteve perfshin respektimin e te gjitha te drejtave qe ngerthen sovraniteti. 8232NATO-ja ka nevoje per Rusine dhe Rusia ka nevoje per NATO-n derisa largimi i SHBA-se nga unilateralizmi e ka kthyer rendesine e institucioneve shumekombeshe te sigurise duke i dhene NATO-s mundesine per lidhjen e partneriteteve te reja me BE-ne dhe Rusine. Ne shkurt sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha gjate seminarit per Konceptin strategjik te Aleances ne Uashington se edhe pse Rusia perballet me sfida ne fushen e sigurise NATO-ja nuk eshte ne mesin e ketyre sfidave. Ne duam marredhenie bashkepunimi midis NATO-s e Rusise te cilat japin rezultate konkrete dhe afrojne keto dy pale. 8232Gjate vizites ne Moske ate muaj grupi yne i eksperteve te NATO-s u mundua ta promovonte ndryshimin e perceptimeve te ndersjella. Problemi kryesor ne raportet NATO-Rusi nuk eshte mungesa e institucioneve dokumenteve apo procedurave por mungesa e transparences si dhe e besimit. Analisti amerikan i sigurise e ngriti nje ceshtje me rendesi kur pyeti nese Rusia duhet ti bashkohet Aleances se NATO-s duke theksuar se marreveshjet e arritura pas lufterave te Napoleonit dhe Luftes se Dyte Boterore tregojne se aleancat midis ish-rivaleve mund te kene rendesi te madhe per konsolidimin e paqes midis fuqive te medha. 8232Me fjale tjera strategjia e NATO-s karshi Rusise duhet te perfshije frymen e perfshirjes. Megjithate nje strategji e tille kerkon qe Rusia te demonstroje ne menyre te qarte vullnetin e saj politik per te bashkepunuar me NATO-n. Rusia duhet te vendose. 8232Gjate shqyrtimit te asaj zgjidhjeje Rusia nuk duhet ta shfrytezoje retoriken e Luftes se Ftohte. Doktrina ushtarake te cilen e shpalosi gjate shkurtit te ketij viti perfshin si kercenimet e brendshme ashtu edhe ato te jashtme mirepo theksi kryesor qendron ne portretizimin e SHBA-se dhe NATO-s si rreziqe. 8232Nuk eshte e qarte nese autoret e doktrines njemend besojne se NATO-ja paraqet kercenim per Rusine pasi ky shtet ka qene ne armiqesi me fqinjet ne kufijte e Perendimit per me shume se 300 vjet. 8232Rusia dhe NATO-ja duhet ta pergatisin se bashku nje axhende te re sigurie dhe nje metodologji me bashkepunuese te bazuar ne grupet e perbashketa te punes dhe dokumentet e perbashketa. Menyra e vjeter e negocimit ndash permes propozimeve dhe kunderpropozimeve dhe perceptimi i pales tjeter si kundershtare ndash duhet te lihet anash. Ne na duhet nje qasje e stilit te Iniciatives se Sigurise Auroatlantike ku bashkekryesues jane Sam Nunn nga SHBA-ja Igor Ivanov nga Rusia dhe Ischinger nga Gjermania. 8232Kancelarja gjermane Angela Merkel kohe me pare u beri thirrje te gjitha paleve qe te perqendrohen ne hapa praktike. Kjo do te thote se ne duhet ta mendojme si ta zbatojme zotimin per transparence karshi te gjitha forcave ushtarake ne Europe perfshi forcat konvencionale ato nukleare si dhe instalacionet e mbrojtjes. Ka ardhur koha qe te shqyrtohen serish kufizimet mbi forcen konvencionale. 8232Ne po ashtu duhet te ridefinojme kercenimet e perbashketa duke perforcuar mekanizmat e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe per parandalimin menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve. Po ashtu axhenda e sigurise se perbashket per ndertimin e besimit dhe transparences duhet te bazohet ne pandashmerine e sigurise ne rajonin e Europes dhe ne ate transatlantik perfshi respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial jo vetem te shteteve te Aleances por te te gjitha shteteve qe i takojne komunitetit me te gjere transatlantik te sigurise. 8232Ndervaresia e te gjitha shteteve te medha ose te vogla te dobeta ose te fuqishme demokratike ose autoritare eshte bere parim i organizimit te sistemit nderkombetar te sigurise se sotme. Megjithate ndervaresia ne vete nuk siguron kontroll mbi zhvillimin e raporteve midis shteteve e aq me pak zhvillimeve midis tyre. 8232Detyrat me te cilat perballet NATO-ja perfshijne ridefinimin e esences se raporteve transatlantike ne menyre qe te zgjidhen disa prej ceshtjeve themelore. Cfare roli duhet te luaje Aleanca ne te ardhmen A duhet ta vazhdoje ne te njejten kohe si transformimin ashtu edhe zgjerimin Cfare raportesh duhet te kete NATO-ja me partneret e saj.8232Raporti i Albright-it mundohet qe tu jape pergjigje ketyre pyetjeve ne nje menyre te balancuar. 8232Rendesia e re qe kane marre institucionet shumekombeshe te sigurise eshte duke e krijuar nje klime te re dhe mundesi te reja per nje sistem sigurie qe mund ti permbushe nevojat e shekullit te njezetenje. Samitet e NATO-s dhe te OSBE-se ne Lisbone perkatesisht ne Astana ofrojne nje mundesi te rralle qe Aleanca Euroatlantike dhe Rusia te behen nje komunitet i perbashket bashkepunues dhe efektiv i sigurise.

Autori eshte ish-minister polak i Puneve te Jashtme. Ky veshtrim eshte shkruar per rrjetin e gazetarise boterore Project Sindycate pjese e te cilit eshte edhe Koha Ditore

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›