E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burra te lire nga grate ne Millennium

Te papjekur Adoleshente te perjetshem Burra qe shikojne pak si teper femrat Dy burra te martuar dhe te lumtur i futen nje aventure. Dergohen nga grate e tyre per pushime jashtemartersore. Por cili eshte rezultati

Filmi Piratet e Karaibeve 4 me zor i la vendin nje tjeter filmi ne kinema Millennium. Filmi i regjisorit Rob Marshall qe i filloi shfaqjet me 20 maj u la me gjate se nje jave koha qe rri nje film i ri ne kete kinema per kerkesat e shumta qe pati nga publiku shqiptar. Piratet... vijon te shfaqet edhe per pak dite ne Millennium me dy seanca projeksioni ne dite ne oren 13.00 dhe ne oren 18.00.


Nga dje shikuesi shqiptar i kinemase ka mundesi te ndjeke ne Millennium edhe filmin e ri Hall Pass i realizuar nga Bobby dhe Peter Farrelly me skenar po te tyrin ne bashkepunim me Pete Jones dhe Kevin Barnett. Vellezerit Farrelly te njohur ne zhanrin e komedise kete here prezantohen me nje komedi romantike qe ka per protagoniste aktoret Owen Wilson Jason Sudeikis Jenna Fischer dhe Christina Applegate.

Rick ne rol Owen Wilson dhe Fred Jason Sudeikis jane miq per koke dhe kane shume gjera te perbashketa perfshire faktin qe jane te martuar qe te dy prej shume vitesh. Kur ata fillojne te tregojne shenjat e shqetesimit dhe merzise ne shtepi grate e tyre Jenna Fischer dhe Christina Applegate vendosin te marrin nje vendim te rendesishem dhe te guximshem per te rigjalleruar martesat e tyre tu lejojne burrave te tyre nje Hall Pass nje jave liri te plote per te bere ate qe duan... pa dhene asnje shpjegim.


Qysh ne castin e pare ky realitet duket si nje enderr qe me ne fund behet realitet. Por nuk kalon shume kohe dhe kuptojne se pritshmerite e tyre per nje jete beqaresh jane krejtesisht jashte realitetit.

Te Hall Pass vihen ne prove karakteri i individeve dhe vellezerit Farrelly ia dalin te bejne nje loje provokuese me personazhet e tyre per te vene ne dukje dobesite dhe veset e natyres njerezore.

Protagonistet tane Rick e Fred marrin javen e tyre te lirise por ne te njejten kohe ata duken ekstremisht qesharake perballe disa situatave.


Nuk donim te binim te rrefimi banal i burrave te martuar e te frustruar qe deshirojne te arratisen per nje here te vetme nga jeta bashkeshortore -kane pohuar regjisoret- Rick e Fred nuk kane dy martesa te deshtuara por jane adoleshente te perjetshem- e bejne me te qarte mesazhin qe duan te japin me kete film vellezerit Farrelly te njohur per filmat e tyre komike Dumb and Dumber 1994 Theres Something About Mary 1998 Myself Irene 2000.

Skeda e filmit
Titulli Hall Pass
Gjinia komedi romance
Kohezgjatja 108 minuta
Regjia Peter e Bobby Farrelly
Skenari Pete Jones Peter Farrelly Bobby Farrelly Kevin Barnett
Luajne Owen Wilson Jason Sudeikis Jenna Fischer Alexandra Daddario Alyssa Milano Christina Applegate Richard Jenkins e Stephen Merchant

Oraret mimet 2D
10.30 300 leke
13.00 300 leke
15.30 500 leke
18.00 500 leke
20.30 500 leke
23.00 500 leke

Piratet e Karaibeve 4
Oraret mimet 3D
13.00 500 leke
18.00 700 leke


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›