Skena politike perballe sfidave
Albana Isufi
Do te sjellin apo jo ndryshimet e mundshme ne Qeveri dridhje politike? Analistet thone se per shkak te presionit nderkombetar, por edhe opinionit te brendshem, ndryshimet nuk do te jene vetem kozmetike
Riformatizimi i Qeverise, per te cilin u nis te flitej qe ne muajin nentor te vitit te kaluar, duket se ka gjasa te ndodhe ketyre diteve. Kjo eshte pohuar nga zyrtaret e Qeverise, te cilet mendojne se ndryshimet ne fjale nuk do te shkaktojne dridhje politike te asnjeri subjekt politik qe eshte ne koalicion. Por, analistet politike mendojne se kryeministri i Kosoves po perballet me presione jo vetem te brendshme, por edhe nderkombetare, ne menyre qe ndryshimet te mos jene vetem kozmetike. Shkelzen Maliqi konsideron se kryeministri Thaci do te gjeje nje rruge kompromisi. "Ndoshta do te jete nje lloj kompromisi. Nuk do te jene kozmetike, por as rrenjesore. Tash jemi ne fazen e spekulimeve dhe nuk dihet se cilet ministra do te nderrohen, sa thelle do te shkoje ky proces. Mbetet me shume si spekulim. Pres qe nje lloj ndryshimi do te jete, edhe pse rikonstruimi i Qeverise nuk eshte katastrofe apo dicka e jashtezakonshme", thote Maliqi.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka paralajmeruar se ndryshimet do te jene te tilla, qe nuk do te krijojne vakuum institucional. Per ndryshimet eventuale do te merret edhe pelqimi i partnerit te koalicionit - Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Dardan Gashi thote se me ndryshime kozmetike, askush nuk do te jete i kenaqur. "Po mbahet si nje sekret ne Qeveri se cilet ministra do te shkojne... Per opinionin, ndryshimet kozmetike nuk do te kryejne pune. Pra, nese behen ndryshime vetem ne nje ose dy resore, ku ndryshohen vetem emrat e individeve dhe asgje tjeter, nuk do te jene as per LDK-ne, meqe ka kerkuar gjate fushates ndryshime rrenjesore", thote Gashi i cituar nga Evropa e Lire.
Edhe pse kane deklaruar se nuk do te ndikojne ne riformatizimin e Qeverise, analistet, megjithate, vleresojne se diplomatet e huaj jane duke pare me vemendje veprimet e Qeverise. Dardan Gashi thote se nderkombetaret po e shohin riformatiizmin edhe si pjese te luftes se Qeverise kunder korrupsionit. Ne te njejten fryme shprehet edhe Shkelzen Maliqi. "Ata ia kane terhequr verejtjen kryeministrit, sidomos strukturave udheheqese, se presin qe disa ministra ose politikane, qe konsiderohen se kane pas vetes afera korruptive, nuk do te jene me ne Qeveri. Mbetet ne ndergjegjen e kryeministrit qe, koheve te fundit, disi ne opinion ka mjaft kritika dhe po e humb betejen me mediat, me opinionin. Pritet nga ai te marre disa masa, qe do te filloje luftimin e korrupsionit para se gjithash, duke identifikuar ministrat apo pergjegjesit ne kete Qeveri, te cilet dyshohen se ka fakte se e kane bere kete", deklaron Maliqi.
Nderkohe, edhe pse ne Qeveri thuhet se asnjeri subjekt politik nuk do te dridhet nga ndryshimet, analistet kujtojne se ato do te kene ndikim te dukshem te pakten ne LDK - parti kjo qe pesoi disfaten e fundit ne zgjedhjet lokale ne Gjilan. "Loja e dyfishte e LDK-se", sic u cilesua qendrimi i saj karshi koalicionit, thuhet se u ndeshkua nga elektorati. Por, sa, sipas Dardan Gashit, do te preket LDK-ja nga ndryshimet? "Ndryshimet ne Qeveri do te sjellin kokecarje edhe per Kryesine e LDK-se, per udheheqesine e LDK-se, sepse, kushtimisht, nuk eshte e lehte qe te perjashtohen ministra nga Qeveria dhe pastaj te behet perzgjedhje per emra te rinj. Si cdo parti politike, edhe LDK-ja ka grupe te interesit, grupe qe do te ndahen te pakenaqura me keto levizje", thote Gashi.
Sidoqofte, ne lidhje me riformatizimin e Qeverise, eshte permendur si opsion largimi dhe zevendesimi i dy ministrave te Partise Demokratike te Kosoves dhe po aq te Lidhjes Demokratike te Kosoves, si dhe shtimi i nje ministrie te re - asaj per ceshtje evropiane. Ne kuader te reformave, kryeministri Hashim Thaci besohet se do t'u kerkoje ministrave te dorezojne postin e deputetit, ne menyre qe te mund t'i perkushtohen me teper ekzekutivit.