A kemi ne miq të vërtetë apo mbështetës pa kushte?
A kemi ne miq të vërtetë apo mbështetës pa kushte? Kam frikë se jo. Ne jemi një vend i vogël, me mbështetje pro-amerikane, tani për tani, por jetojmë mes popujsh që pak ose aspak kanë dëshirën të bashkëjetojnë me ne normalisht.
Sa për të dhënë një shembull se çfarë është mbështetja e vërtetë për një popull të vogël nga një popull i madh, lexoni këtë lajm që e sjell për rubrikën tonë të lexuesve nga radio e famshme BBC:
“Turqia ka bërë të ditura plane për ndërtimin e një tubacioni nënujor prej 80 km për të dërguar ujë nga bregdeti i vet jugor në Qipron Veriore. Një ministër i qeverisë turke, Kursad Tuzmen, tha se projekti do finalizohej vitin tjetër dhe do të dojë tre vjet të përfundojë.
Qipro është karakterizuar nga thatësira të shumta, por qipriotët turq në veri nuk kanë përfituar nga uji që Greqia ka dërguar me anije për qipriotët e jugut. Tubacioni me ujë do të kalojë nga burimi pranë qytetit jugor të Anamurit, ku Turqia filloi punën për ndërtimin e një dige në vitin 1998”.