E Diel, 1 Nëntor 2026

E vërteta për lëvizjen e lirë në BE nuk gjendet të demagogjia

Përkundrejt demagogjisë së pamëshirshme të politanucëve tanë në Tiranë për liberalizim vizash, e vërteta është krejt ndryshe. Europa jo vetëm nuk po i liberalizon, por përkundrazi, po e shtrëngon punën e lëvizjes së lirë të vendeve jo anëtare të BE. Madje ka vende si Anglia, që nuk e kanë pranuar ende sistemin Shengen, që e kanë kufizuar në ekstrem situatën.

Qeveria Britanike ka konfirmuar se po konsiderojë prezantimin e kërkesave më të forta për viza për shtetasit kryesisht nga Amerika Latine dhe Afrika. Autoritetet britanike thanë se vendimi u mor pas vlerësimit që iu bë nivelit të rrezikut që mund t'i vijë Britanisë nga vizitorë të këtyre vendeve.

Shtetasit nga 11 vende duhet të aplikojnë për vizë gjashtëmujore para se të vijnë në Britani duke filluar nga viti tjetër. Presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, vendi i të cilit ishte në listë, e përshkroi propozimin si hap prapa në marrëdhëniet me Britaninë.

Kurse këta tanët me teorinë, e mender-lëpirjes, as që kanë ndonjëherë ndërmend të na bëjnë të ndihemi sadopak të mbrojtur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›