E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia shqiptare është një bahçe e partive në pushtet

Diplomacia shqiptare është një bahçe e partive në pushtet. Statusi civil është një shaka e radhës në Shqipëri. Vetë ligji është një paçavure e pakuptim. Edhe pse i miratuar nga socialistët, ky ligj nuk është ndryshuar nga demokratët.

Të dy palët duan të përfitojnë padrejtësisht në kurriz të diplomatëve profesionistë, të cilët janë shumë të paktë në shërbimin diplomatik shqiptar. Ata ndërrohen çdo 3-4 vite dhe një serial i ri "diplomatësh" që s'kanë asnjë lidhje me diplomacinë vijnë në krye të diplomacisë shqiptare jo vetëm nëpër ambasadat shqiptare, por edhe në Ministrinë e Jashtme.

Me këtë klasë të korruptuar politike nuk mund të arrihen suksese në diplomacinë shqiptare. Profesionalizmi është gjeja e fundit e kërkuar për të qenë diplomat shqiptar. Lidhjet korruptive, klanore dhe politike, janë kriteret e vërteta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›