Tek emigrantët kosovarë kemi dy rryma në rritjen e fëmijëve
Shumë pak punohet për identitetin e fëmijës në emigrim. Sepse pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë të paarsimuar. Nuk din njeriu i pa shkollë ta shpjegojë historinë e popullit shqiptar. Ata e shpjegojnë sipas dëshirës dhe janë nën ndikimin e partive politike.
Si ju teket ua shpjegojnë fëmijëve identitetin shqiptar. Pas luftës së fundit kanë ardhur njerëzit e arsimuar dhe fëmijët e tyre vazhdojnë edukimin fillor, të mesëm dhe universitar, kuptohet në gjuhën angleze. Por këta fëmijë kanë edukatë dhe kulturë shqiptare e dinë identitetin e tyre dhe fëmijët që lindën në këtë periudhë tentohet nëpër familje të komunikohet në gjuhën shqipe dhe punohet me ta për identitetin e tyre sepse njëri nga prindërit, së paku, është i shkolluar me arsimim të lartë apo universitet.
Pra kemi dy rrymë emigrantësh, të para tri apo katër dekadash dhe të një dekade. Këta të fundit e kanë ngritur vetëdijen në komunitet, kanë ndryshuar gjërat për të mirë me ardhjen e refugjatëve nga Kosova.