Politika? Jo thjesht e papërgjegjshme, por edhe dëmsjellëse!
Politika në Shqipëri është jo thjesht e papërgjegjshme, por edhe dëmsjellëse. Sjell aq shumë dëme në imazhin e Shqipërisë, sa nuk sjellin gjithë halabakët shqiptarë nëpër rrugët e Europës.
Për mendimin tim imazhi i keq që ka Shqipëria. nuk është nga halabakët e rrugëve sepse europianët e dinë fare mirë që halabakë kanë të gjitha vendet. Imazhi i keq, është pasojë e politikanëve që kemi. Mjafton të përmendim incidentin e fundit me FIFA-n. Pse, pak ju duket ajo gjë? Mendoni pak: Shqipëria është anëtare e FIFA-s që prej vitit 1932 dhe është një prej anëtareve themeluese të UEFA-s.
Dhe shikoni çfarë ndodh...
Shqipëria, në mes të muajit mars u pezullua prej FIFA-s nga kompeticionet ndërkombëtare futbollistike.
Arsyetimi ishte: "Për ndërhyrje të politikës në çështjet e Federatës Shqiptare të Futbollit".
Kombëtarja Shqiptare i humbi disa shanse për shkak të vendimit të FIFA-s. Gjatë këtyre viteve Shqipëria është pezulluar vetëm dy herë. Hera e fundit kur kjo ndodhi, ishte viti 1996 dhe për arsye të ngjashme. Masa e FIFA-s erdhi pas disa paralajmërimeve, përsa i takon përplasjes mes FSHF-së dhe Ministrisë përgjegjëse për Sportin, që mbulon edhe Turizmin, Kulturën dhe Rininë.