A kemi përsëri një kthim në Luftën e Ftohtë?
Më 10 Shkurt Presidenti i republikës Ruse Vladimir Putin, në fjalimin që mbajti në Konferencën e 43-të për Politikën e Sigurisë në Mynih, kritikoi përpjekjet e nje shteti për krijimin ‘në botë duhet të jetë një drejtues dhe një gjykatës’. Gjithashtu mbrojti mendimin se nga një përpjekje e tillë do lindnin pasoja jo vetëm për gjithë sistemin aktual por edhe për fuqitë zotëruese.
Putini e vazhdoi fjalimin e vet duke thënë : ‘Sot në marrëdhëniet diplomatike ne jemi ballë për ballë me një hiperfuqi që nuk është marrë nën kontroll, fuqinë ushtarake. Kjo është një forcë e tillë që po e rrokullis botën në një gropë përplasjesh të vazhdueshme’ Mirë atëherë, kush është përgjegjës për këto lloj marrëdhëniesh të shtetit? Putini vuri ne dukje komentimin e vet duke thënë: ‘Pa dyshim së pari Shtetet e Bashkuara në çdo rast i kanë kaluar caqet kombëtare. Kjo është me të vërtetë një gjendje tejet e rrezikshme, aq të rrezikshme janë këto pasoja sa që asnje nuk do ndihej e sigurtë prej tyre’
Ky qendrim i Putinit si duket i shokoi autoritetet Amerikane dhe ato Evropiane që janë në bashkëpunim në lidhje me kapacitetin dhe të drejtën e drejtimit të botës nga ana e Shteteve te Bashkuara. Të tjerët këtë fjalim e komentuan si një ‘Fillim i ri nje Lufte të Ftohtë’ të fuqive të mëdha mbi sundimin e botës. Media Amerikane dhe ajo Angleze reagoi e nxehur kundrejt deklaratave të Putinit dhe duke theksuar formimin e tij si një njeri që pëlqen luftën dhë zënkat e paralajmëruan atë për pasojat e agresivitetit të tij. Vetëm se ajo që të habit më tepër nuk është sfida që i bëri Putini politikës së jashtme të Amerikës por është fakti që pritja e tij për kaq kohë për të bërë një gjë të tillë.
Putini po bën që të ndihet rëndësia e tij.....
Kur e shohim gjendjen nga perspektiva Ruse, agresiviteti i bërë nga qeveria e Bushit duket se e ka mbushur kupën dhe ka rënë në një gjendje shumë të ulët. Këtu fusim dhe veprimet si propozimi për vendosjen e raketave mbrojtëse balistike në Evropën Lindore apo dhe ftesa që i është bërë për në NATO Ukrainës dhe Gyrxhistanit. Duke shtuar garën që ajo bën për pasur sa më shumë baza në Azi, këtu mund ti shtojme dhe përpjekjet që po bën Amerika për përjashtimin të Rusisë nga politikat dhe mekanizmat e vendimeve që ka ajo me të drëjtë legjitime ndaj shteteve Aziatike që janë të pasura me burime minerale.
Nga ana tjetër Rusia i sheh me vend pyetjet që bëhen në lidhje me zbatimin e demokracisë ndërkohë që Uashingtoni i mbyll sytë përballë veprimeve të aleatëve të saj si Pakistani dhe Arabia Saudite që janë shtete autoritare dhe otokratike. Për më tepër Shtëpia e Bardhë e sheh të arsyeshme që mos ti aprovojë përfundimet zgjedhjeve që bëhen në vende si Palestinë dhe Venezuelë. Kjo gjendje pjell nje nxehje më të madhe. Në fakt në veprimet e Amerikës nuk dallohet kush e di ndonjë gjë e re; por sidoqoftë ajo vazhdon të gacmojë plagën. Së fundi ankesat e Putinit fokusohen në këto pika kryesore: Shtete e Bashkuatra po veprojne njëkohësisht edhe si gjykatës edhe si juri; gjë e cila është një gjendje e rrezikshme dhe nuk mund të pranohet një qëndrim i tillë politik në botë.
Padyshim, si Xhorxh Bushi ashtu dhe Putini duhet të rishikojnë dhe njëherë trashëgiminë historike të tyre. Sipas rangut të vet, nuk mund të mos merret në konsideratë korrja e një suksesi në një kohë më të shkurtër se 10 vjet, si shkak i rritjes së çmimeve të naftës duke patur një rritje të madhe ekonomike e duke qenë një vend me mirëqënie. Çfarëdo qoftë historia personale e Putinit, të metat apo paaftësitë, mund të jemi të sigurtë që ai dëshiron të kujtohet si një udhëheqës që e vendosi në shina Rusinë si një vend i madh dhe përcaktues në rang botëror.
Ajo që duket është se çdo lloj gjëjëe që mund të dalë nga Moska nuk ka për t’ia rritur respektin Uashingtonit ndaj Rusisë apo Putinit. Bile fjalimi i tij mund të përbëjë një bagazh të mirë për Neo-Konsevatorë që mund ta përdorin për të zbehur vëmendjet të cilat janë fokusuar mbi fatkeqësitë në Irak. Ndoshta ,atë që mendojnë të gjithë; porse stepen për ta thënë, është ajo gjë që mund ta bëjë Putinin të ndihet mirë. Mbi të gjitha, Putini në fjalimin e tij vuri theksin në veçanti mbi dy pika. E para njëanësia e një fuqie të vetme si është Amerika për një kohë të gjatë do i sjelli shumë dëme botës dhe tjetra duke argumentuar se diplomacia shumëpalëshe do jetë më e dobishme do u japi mundësinë që të ngrenë zërin shumë vendeve që janë pëerjashtuar nga polkitikat ndërkombëtare.
Dihet se bota është një vend i ngatërruar dhe jo irregullt. Nuk pritet që të zgjidhen të gjitha problemet dhe as nuk është një gjendje që mund të zgjidhen gjithë këto probleme me një bashkëpunim shumëpalësh.. vetëm se rreziku i politikës që bëhët e vetme u testua në Irak, dhe duket se SHBA-ja ka ende për ti shtuar kësaj tabloje të zymtë duke formuar armiqësi me Iranin në gjirin e Basras. Nëse ndodh që të plasi një luftë mes Ýranit e të ndërpritet nxjerrja e petrolit atëherë kanë për të dalë nga ferri gjithë të këqiat dhe Shtëpia e Bardhë ka për të ardhur në një gjendje që do i lutet gjithë aleatëve të saj. Putini në fjalimin e tij mund të mos përdorte nje gjuhë më delikate apo të hollë dhe kërcënimet e veta mund ta kalonin në alarm audiencën e tij. Megjithatë Shtetet e Bashkuara duhet tu vënë veshin disa të vërtetave që ai i shprehu.
Autori është profesor në Universitetin e Kalifornisë.
Përgatiti në shqip: Roland Çinari