Vendimi i drejtësisë apo shfajësimi i Serbisë
Data e 26 shkurtit të vitit 2007, do të mbetet e shënuar si ditë e veçantë në historinë më të re botërore, në të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë vendosi që Serbinë ta shpalli të pafajshme për gjenocidin në Bosnjë. Në padinë e saj që BeH paraqiti në organin më të lartë ndërkombëtarë të akuzës para plot 14 vitesh, saktësisht në vitin 1993, akuzoi ish” RFJ”(Serbinë si trashëguese e saj), për agresionin dhe gjenocidin e kryer ndaj BeH si shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtar me të drejta të plota në OKB.
Data e vendimit për boshnjakët si dhe njerëzit e vullnetit të mirë në tërë globin, ishte shpresa se më në fund Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të sjell drejtësinë, e cila do të ishte bile një satisfikacion moral për traumat dhe pasojat e papara që i kanë përjetuar boshnjakët gjatë agresionit serb në BeH. Por në vend që të sjellë drejtësi, ajo i “nguli” thikë në shpinë drejtësisë botërore, dhe i zhgënjeu pa masë boshnjakët dhe tërë opinionin human, njerëzor, civilizues, botëror. Por boshnjakët mbesin me shpresë dhe besim të madh tek Zoti, se drejtësia e Zotit është mbi të gjitha, dhe se një ditë do të përgjigjen dhe ndëshkohen serbët për të gjitha krimet, vrasjet, dhunimet, përqendrimet, plagosjet, dëbimet dhe gjenocidin e kryer në BeH.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tradhëtoi Bosnjën, popullin boshnjak, drejtësinë botërore, etikën njerëzore dhe mbi të gjitha vërtetoi se të gjitha trumbetimet që bëhen në demokracinë perëndimore se gjykata dhe drejtësia duhet të jenë larg ndikimeve politike, ra definitivisht në ujë, dhe se forcat politike vendim marrëse botërore kanë ndikim vendimtar edhe në një organ më të lartë të drejtësisë në botë, siç është Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë. Kjo tani e tutje do të shërbejë në botë si një
shtytje më tepër, se agresioni dhe gjenocidi të jenë metoda legjitime në botë të cilin shtetet e forta ndërmarrin ndaj shteteve të dobëta, dhe si të tilla pas akteve të kryera mbesin pa u ndëshkuar.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, jo vetëm që Serbinë e shpalli të pafajshme për krimin dhe gjenocidin e kryer në Bosnjë, por edhe serbët e Bosnjës dhe strukturën politike të sajë, i akuzoi se kanë kryer krime mbi boshnjakët në Bosnjë, dhe se vetëm në Srebrenicë serbët e Bosnjës me strukturat politike dhe ushtarake të tyre kanë kryer gjenocid, kur vetëm për një javë kanë ekzekutuar në mënyrë më mizore rreth 10.000 boshnjakët, në saje të tradhtisë së faktorit vendimmarrës botëror dhe dorëzimit të
batalionit holandez, edhe pse Srebrenica ishte zonë mbrojtëse e shpallur nga Kombet e Bashkuara. Me këtë u vërtetua teza e përfolur më parë se boshnjakët si popull autokton musliman i Evropës janë qytetarë të rendit të dytë në Evropë. Pas gati 4 vite lufte, 200.000 të vrarëve, 250.000 të plagosurve, 50.000 femrave të dhunuara, mbi 1 milion boshnjak të dëbuar nga trojet e tyre, kampeve të përqendrimit (Omarska, Manjaqa e shumë të tjerëve), shkatërrimeve të papara të banesave, shtëpive, infrastrukturës,
industrisë, ekonomisë, trashëgimisë kulturore, historike, fetare, me mbi 1000 xhami të
rrënuara e të shkatërruara, në fund të shekullit XX në zemër të Evropës, nuk na qenka gjenocid,dhe se Serbia shpallet e pafajshme, vetëm për një klauzolë të vetme, se Serbia është përgjegjëse vetëm për shkeljen e Konventës mbi gjenocid, pasi që nuk e ka parandaluar gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga serbët e Bosnjës.
Ky vendim i tillë, më përkujtoi takimin e ndodhur me 13 maj 1998 në Sarajevë
në midis kryetarit të ndjerë boshnjak Alia Izetbegoviç dhe diplomatëve amerikan Richard Hoolbrukun dhe Robert Gelbardin, ku këta të fundit i kanë kërkuar presidentit boshnjak që ta pezullojë padinë e ngritur të BeH kundër ish”RFJ”(Serbisë) për agresionin dhe gjenocidin e kryer mbi në këtë vend. Por Alia Izetbegovi t e ka refuzuar kategorikish dhe kurrësesi nuk e ka pranuar, dhe gjersa ishte i gjallë, ata më kurrë një gjë të tillë nuk e kanë përsëritur.
Mallkimi i nënave, grave, fëmijëve jetimë nuk do të ndalet kurrën e kurrës dhe se gjithmonë mallkimi i tyre do të bie mbi të gjithë ata që kanë kryer krime dhe gjenocid, që kanë ndihmuar, që nuk kanë parandaluar, por edhe ata që i kanë shfajësuar të gjithë ata që janë përgjegjës dhe fajtor për agresionin dhe gjenocidin kryer në Srebrenicë e në BeH.
Në fund të kësaj qasjeje, do të citojë këtë rrëfim të tmerrshëm, pas së cilës edhe po të kishte pasur njeriu zemrën prej gurit, ajo do të copëtohej, rrëfim ky i Xhemile Zekiqit dëshmitare e gjallë e gjenocidit të kryer në Srebrenicë. “Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar e të grumbulluar në Potoqare të Srebrenicës, kur çfarë shoh, gruaja e re, është
shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë se çfarë kishte. Ajo më tha: Po lind. “Po bijë”- i thashë- Mbahu me një dorë për meje, e me tjetrën pas vjehrrës,... Ashtu u bë, u shtrëngua gruaja e re tek ne..., U ndie vaji i foshnjës djalë. E mora foshnjën dhe desah t’ia lidh kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë: Lëshoje këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimijat e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë tani,...çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur,...zorrët e njoma iu shpërndanë në të gjitha anët...”
Pas këtij rrëfimi të tmerrshëm, çdo shqiptar i Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi, duhet të kenë të qartë, se në këto momente historike, në të cilin vendoset për statusin politik të Kosovës të jenë vigjilent dhe të mos pranojnë me asnjë çmim, çfarëdo qoftë statusi të Kosovës i cili mund të bie ndesh me vullnetin politik të popullit të
Kosovës.