Shansi i humbur
Dy tre ditë pas 18 shkurtit, kur tensioni mbi rezultatet e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit të votave, ishte në zenith, qëllova në një kafe të qetë që duket se me meritë mban emrin e një prej kryeqyteteve të Europës. I kapluar nga intensiteti i fushatës dhe lodhja në kapërcyell të saj, pak më bëri përshtypje kur një burrë hyri në lokal me një kuti të qelqtë votimi.
Pas tij rendën ca të tjerë. Meqënëse kutia ishte bosh, vigjilenca ime për të denoncuar një manipulim të mundshëm, përtueshëm u vu në lëvizje. Kur një dyzinë burrash populluan një qoshe të mirë të ambjentit dhe nisën të vikasin, atëherë përqendrova gjithë vëmendjen. Garë për minibashki, mendova. Ishte e pamundur për të parë punën time si të thuash. Bisedat sa vinin e dëgjoheshin më të ashpra, derisa ulërimat u bënë e vetmja mënyrë komunikimi mes këtij komuniteti në atë cep lokali. Shpejt u mor vesh se zgjedhjet në këtë territor nuk ishin as administrative, as politike. Disa të apasionuar pas një sporti detar, jo shumë të përhapur në anët tona, po caktonin asamblenë drejtuese.
Duke parë se sa të zorshme e kishin këta burra të zgjidhnin një asamble, për një federatë që thujase nuk ekziston dhe afërmendsh jo me shumë interesa apo përfitime, u binda pse është e pamundur që të zhvillohen zgjedhje normale lokale, në Shqipëri. Asambleja e këtij sporti detar ka shumë më pak fonde se një komunë e largët dhe ka krizën e saj. Përfytyro për njësitë vendore, ku ai që zgjidhet bëhet i pari i vendit.
Zgjedhjet locale të 18 shkurtit ishin të drejta dhe demokratike. Eshtë reale që askund nuk u deformua vullneti i zgjedhësve. Nëse ata në shumicë vendosën të caktonin dikë në krye të bashkisë apo komunës, kështu ndodhi.Megjithatë, këto zgjedhje nuk ishin aspak të qeta. Qysh se nisi fushata e deri sot, gara për zgjedhjet administrative u kthye në një luftë. Betejë pas beteje për eleminimin e kundërshtarit përpara se verdikti të mbërrinte në kutitë e votimit.
Kjo ishte ajo cka thelbësisht u mungoi këtyre zgjedhjeve. Dhe një tension i këtillë pati dhe pasojat e veta. Skenat e rrahjes mes komisionerëve në dy raste që u dhanë nëpër ekrane, treguan se sa stres dhe dhunë kishte realisht në këto kohë. Ende shoqëria jonë nuk e konsideron dot datën e zgjedhjeve, si një nga ditët e vitit, kur vendoset për të dhënë një mandat drejtimi. Ajo që duhej të ishte e pazakontë, pra konkrenca e fortë e alternativave, mungon, ndërsa në vend të saj kemi një përplasje frontale gati militare.
Jo më kot, aktorët kryesorë në këto zgjedhje nuk ishin kandidatët dhe platformat e tyre, por komisionerët, ose gardianët e votës. Më i spikaturi personazh u bë një deputet i opozitës që shëtiste nëpër qendra votimi me togën e tij të shoqërimit. Dhe ky anormalitet nuk mbyllet me dy tre ditë. Kjo është një anomali pjellore, që ka tendencën të prodhojë kriza si rrathët koncentrikë.
Ndoshta kjo atmosferë ishte shansi i humbur i Shqipërisë, që u përmend edhe në raportin e parë vlerësuar të monitoruesve të OSBE-ODIHR-it.
Insfrastruktura, dhe mosprekja e votës u garantuan. Nuk pati shenja të manipulimit të organizuar. Megjithatë, zgjedhjet ishin shumë larg së qëni një festë, ashtu siç ndodh në Europë.
Dhe ky nuk është vetëm një problem i politikanëve. Duket se është një çështje gjenetike e shoqërisë sonë. Jo më kot është kaq e vështirë të zgjidhet edhe asambleja e atij sportit detar.
*Posaçërisht për Gazetën Start...