Shejtani vrau dhe dogji Perëndeshën e Drejtësisë
Kjo ditë do të mbetet e shënuar në historinë e gjinisë njerëzore si ditë kur kjo gjini, me vetëdije, me gadishmëri dhe me bindshmëri, ia ka shitur shpirtin e vet kolektiv forcave të liga para të cilave është përkulur paturpshëm dhe me përulje. Kjo ditë do të mbetet e shënuar në historinë e gjinisë njerëzore si ditë kur ajo, për të dhjetën herë me rradhë në historinë e vet, kolektivisht dhe me marrëveshje i ka mbyllur sytë para genocideve të kryera shekuj me rradhë mbi Boshnjakët, në Bosnjë, nga ana e serbëve dhe malazezëve.
Genocidi i parë i dokumentuar është kryer në Srebrenicë,që në vitin 1492 nga ana e serbëve të cilët e kaluan lumin Drina për të pushtuar minierën e argjendit. Prej atij viti e gjer në luftën e dytë botërore hajdutët serb, me ndihmën e fiseve malazeze, kanë kryer edhe 5 genocide mbi boshnjakët në Bosnjë. Gjatë luftës së dytë botërore, nën ombrellën e paligjshmërisë së egër botërore, bashkërisht kanë kryer tri genocide mbi boshnjakët në
Bosnjë.
Civilizimi modern përsëri me tradhëtinë e Bosnjës dhe Boshnjakëve ka lëshuar rastin e dhënë prej Zotit që të shpëtojë komponentin e tij moralo-etik i cili prej Zotit është i rrënjosur në të gjitha qeniet njerëzore, dhe të trazojë projektin e përbashkët të ardhmërisë e cila do të bazohet në parimet e drejtësisë dhe të ligjit në marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërkombëtare, në parimet të cilët shërbejnë të njëjtët, ose do të duhej të shërbenin, të gjithëve neve pa marr parasysh racën, nacionalitetin, fejnë apo gjuhën.
Perëndesha mitologjike e drejtësisë sot e ka humbur peshën e vet e cila vetvetiu është thyer nën peshën e matjes jomorale, joprincipale dhe jodrejtësore. Me të sotmen joligjshmëria publikisht është ligjëruar. Me të sotmen e keqja publikisht është pranuar si e mirë .Me të sotmen janë fshirë përpjekjet shekullore të gjinisë njerëzore që të ngrihet mbi forcat instinktive të së keqes, urrejtjes, talljes, shpirtligësisë dhe zemërkeqësisë. Me të sotmen, gjinia njerëzore e ka hedhur intelektin kolektiv dhe përgjegjësinë në bërllok dhe i ka dënuar të gjithë trashëgimtarët tanë dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme në dënim me luftë të përhershme për mbijetesë në joligjshmërinë totale. Ky aktgjykim është i gabuar dhe jo i drejtë në të gjitha aspektet e të drejtës dhe të ligjit,dhe i thyen të gjitha themelet dhe parimet në të cilat Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është bazuar. Ngjarjet politike gjatë gjithë kohës së procesit gjyqësor nuk kanë guxuar të kenë ndikim në vendimin e Gjykatës, por ata kanë ndikuar. Me të sotmen, gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë dënuar edhe Gjyqin edhe drejtësinë në humnerë.
Me vendimin e sotshëm elita qeveritare botërore i ka shpallur botës se Boshnjakët nuk kanë të drejta të njëjta siç i kanë fqinjët e tyre të krishterë. Sot, në instancën më të lartë gjyqësore në botë, në Den Hag, kryeqytetit të shtetit i cili është fajtor primar për genocidin e kryer në Srebrenicë, shejtani ka folur. Ai, duke folur nëpërmes gojës së zonjës Rosalyn Higgins, i ka shpallur botës, që perëndesha e drejtësisë është vrarë dhe
djegur.
Unë, si i krishterë që jam, pas kësaj mendoj se posedimi i armatimit nuklear dhe gadishmëria që në çdo kohë të përdoret vetëm për qëllimet mbrojtëse, është i vetmi garant i mbrojtjes së vazhdueshme dhe i ekzistimit të Boshnjakëve dhe myslimanëve në Ballkan.
Pështati në shqip për Gazetën Start Online: Faik Miftari
Marrë nga www.bosnjaci.net