E Diel, 1 Nëntor 2026

A mund ta shpetoje nje panair nga falimentimi qytetin e automobileve Detroit

Shtrengesa financiare e Detroitit nuk e habit zevendespresidenten e organizates humanitare Matrix Celia Thomas. Disa dekada me pare industria e automobileve zhvendosi prodhimin ne vende me te lira bashke me te me shume se 1 milion njerez e se fundi edhe parate qe mbajne ne jete nje qytet. Thomas sheh prej mese 20 vjetesh nje varferi ne rritje nderkohe qe Detroitit po i mbarojne burimet financiare. Me shume para do te ishin nje lehtesim afatshkurter. Por para se gjithas eshte e nevojshme nje ndihme afatgjate per te varferit.

Me shume se 250.000 vete rreth 40 per qind e popullsise se pergjithshme jetojne nen kufirin e varferise. Nje familje kateranetareshe fiton per shembull mesatarisht me pak se 1900 dollare ne muaj. Keta njerez nuk mund ti sjellin para qytetit as permes taskave e as permes konsumit. Perkundrazi ata mbeshteten ne ndihmen sociale per te mbijetuar. Detroiti prej vitesh shkon drejt rrenimit. Por sipas Thomas ka vetem nje alternative ne duhet te vazhdojme thote ajo. Te vazhdosh kete mengjes do te thote te shperndash ndihma ushqimore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varferi dhe papunesi

Lufte kunder varferise

Nje grua e cila ka pritur me shume se nje ore para palestres hyn e para ne sallen e madhe. Ajo shtyn nje karroce femijesh te cilen e ka kthyer ne nje karroce pazari. Ndihmesit vullnetare te organizates humanitare Matrix qendrojne prapa pirgjeve me arka domatesh specash mollesh kosi dhe qumeshti. Shpejt qindra njerez mbushin karrocat dhe trastat e pazarit me ato qe u nevojiten ne radhe te pare ushqime por edhe rroba te perdorura dhe libra.

Por edhe nese zevendespresidentja e Matrix dhe punonjesit e saj do te ndihmonin gjithe te varferit per te mbijetuar qytetin ata nuk mund ta shpetojne. Infrastruktura e Detroitit nuk mund te financohet nga nje numer kaq i vogel banoresh.

Detroiti vuan nga papunesia ne rritje

Ne periudhen mes viteve 1950 - 2010 popullsia e pergjithshme e Detroitit u tkurr me mbi 50 per qind kufijte e qytetit mbeten megjithate te pandryshuar. Gati dy milione njerez banonin me pare ne Detroit. Sot banojne vetem 713.777 njerez ne nje siperfaqe aq te madhe sa San Francisco Bostoni dhe Manhattani te marre se bashku. Ne arkat e qytetit nuk ka me para per sherbime si per shembull ndricimi i rrugeve apo pastrimi i mbeturinave.

Te bardhet te cilet fitojne me shume paten mundesi te zhvendosen ne zona me te mira. E ashtuquajtura arrati e bardhe pati si pasoje qe afroamerikanet perbzhviejne tani rreth 83 per qind te popullsise se pergjithshme te Detroitit.

Bildunterschrift Shpresat tek ekspozita e automobileve me 9.Janar

Emri i qytetit vuan prej kuotes ne rritje te papunesise terreneve te pandertuara dhe shtepive te braktisura. Tani lagjet e banuara ndodhen aq larg dyqaneve dhe vendeve te punes sa banoreve u duhet te bejne rruge te gjata per te arritur atje. Por tek autobuset nuk mund te mbeshtetesh me thote Celia Thomas nga organizata Matrix. Ata nuk kane me orare te rregullta. Ndersa per shkak te varferise shume prej nesh nuk jane ne gjendje te blejne nje makine.

Sistemet e transportit publik nuk funksionojne

Ne shume metropole amerikane ekziston nje sistem transporti publik i zhvilluar mire por jo ne Detroit. Me shume se 15.000 vete perdorin transportin rajonal te autobuseve ne periferi. Por eshte e veshtire te planifikosh paraprakisht kohen e udhetimit. Qe prej vitit 2006 qyteti kursen numri i autobuseve eshte reduktuar me nje te treten. Ne stacionin e autobuseve ne qender te qytetit pritja eshte shpesh e gjate. Politikanet e qytetit nuk jane ne gjendje te sjellin permiresime te shpejta as ne sistemin e transportit publik dhe as ne sherbimet e tjera.

Deficiti buxhetor eshte gati 2 milione dollare per te mos folur per borxhet afatgjata prej me shume se 12 miliarde dollaresh. Me e keqja jane diskutimet politike thote Tim Killeen anetar i parlamentit te distriktit Nuk ka asnje konsensus se ne cfare drejtimi duhet te zhvillohet ky qytet. Detroitit i duhen te ardhura. Disa sipermarrje jane vendosur nderkohe ne qytet. Po vijne serish njerez dhe me ta edhe me shume para.

Shprese per te ardhmen

Per pune te reja ne Detroit nevojiten punonjes te kualifikuar si per shembull inxhiniere. Te ardhurat nga taksat e tyre reduktojne borxhin e qytetit.

Ne deshperimin e qytetit amerikan te automobileve po ndizen disa shkendija shprese prodhuesit e automobileve nga e gjithe bota jane bere shkas per lajme te mira. Ne 9 janar fillon ne Detriot ekspozita e automobileve Motor Show ose zyrtarisht North American International Auto Show NAIAS.

Autor Kathleen Schuster / E. Xhani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›