fare pasojash ka per Gjermanine strategjia e re e ushtrise se SHBA-se

Edhe amerikaneve ne SHBA u duhet te kursejne. Ne sfondin e borxhit shteteror prej mbi 15 billione dollare kjo eshte e kuptueshme. Dy luftra jashtezakonisht te shtrenjta ne Irak dhe ne Afganistan kane bere qe buxheti i mbrojtjes ne SHBA dhjete vjetet e fundit te shpertheje. Ndaj forcat e armatosura nuk mund ti shpetojne masave te kursimit tha presidenti i SHBA-se Barack Obama gjate prezantimit te tij te pazakonte ne Pentagon 05.01.12. Obama me koken e tij paraqiti strategjine e re te mbrojtjes se SHBA-se. Nuk duhet kursyer arbitrarisht duke perfshire te gjithe sektoret por kursimet duhet te jene shenjee strategjise.
Pikerendesa e strategjise se re ushtarake te SHBA-se ne te ardhmen duhet te orintohet me fort ndaj hapesires aziatike te Paqesorit pasuar nga Lindja e Mesme. Europa kesisoj spostohet ne vendin e trete te listes se prioriteteve gjeostrategjike te SHBA-se. Rajoni aziatiko-paqesor dhe Lindja e Mesme kane rendesi ne rritje per te ardhmen e SHBA-se sa i perket ekonomise dhe sigurise kombetrare tha ministri i Mbrojtjes Leon Panetta. Atje do te zgjerohet prezenca. Megjithate edhe ne aleancat si NATO duhet te intensifikohen.
Prania e trupave ne Europe do te reduktohet edhe me shumeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i SHBA Barack Obama duke folur ne Pentagon per strategjine e re ushtarake te SHBA
Angazhimi ne Europe eshte e nevojshem qeti pershtatet rrethanave te reja tha Panetta kryesisht ne driten e nevojave te sigurise se kontinentit krahasuar me prioritetet strategjike diku tjeter. Me nderkohe rreth 52.000 ushtare nga SHBA-ja Gjermania eshte stacioni i dyte per nga madhesia i ushtrise amerikane.Por edhe sa kohe do te jete keshtu Amerikanet me siguri do te vazhdojne ta zvogelojne pranine e trupave te tyre ne Europe duke i mbyllur kesisoj bazat e stacionimit parashikon Otfried Nassauer drejtor i Qendres berlineze te Informacionit per Sigurine Transatlantike shkurt BITS. Disa rajone ne Gjermani mund te kene pasoja ekonomike nga largimi i trupave amerikane si rrjedhoje e orientimit te ri ushtarak te SHBA-se. Edhe Oliver Thrnert ekspert i sigurise prane fondacionit Shkenca dhe Politika llogarit me pakesim te trupave por nuk mendon se do te kete terheqje te plote sic thekson ai ne interviste per DW-WORLD.DE. Kryesisht baza ne Ramstein ka nje rendesi te vecante sa i perket strukturave te komandes komunikacionit dhe perkujdesit shendetesor per ushtaret amerikane.
Pasojat e strategjise se re per Gjermanine jane edhe me konkrete nese i hedh nje veshtrim telegrameve sekrete te Ministrise se Jashtme te SHBA-se te publikuara ne platformen Wikileaks. Telegramet mbajne daten 21 janar 2010. Permbajtja mjaft sekrete e tyre eshte Me se voni ne 2015-en duhet te terhiqen gjithsej 10.471 ushtare dhe nepunes te SHBA-se nga Gjermania.Te prekur jane 23 baza kryesisht landet Hesen dhe Baden-Vyrtemberg. Objektet e liruara duhet ti dorezohen ushtrise gjermane Bundesver. Por ne sfondin e reformes rrenjesore te Bundesverit nevojat do te jene me siguri te kufizuara. Si rrjedhoje e largimit te trupave ne Manhajm parashikohen humbje vjetore ne buxhet ne vleren e rreth gjashte milione eurove. Ne Hajdelberg qyteti ku ndodhet garnizoni me i vjeter i SHBA-se humbja vjetore parashikohet me rreth 75 milione euro.
Amerikanet kane ende arme berthamore ne GjermaniBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta
Se cfare duhet te ndodhe me 20 armet atomike te SHBA-se te dislokuara se fundi ne Fliegerhorst Bchel ne landin e Pfalcit kjo nuk eshte pershkruar ne dokumentin e strategjise se re. Sipas drejtorit te BITS Nassauer ndonese ne kete dokument eshte shkruar qe amerikanet nuk duhet te kontribuojne me kaq fort sa ne te kaluaren ne mbrojtjen klasike te Europes ata duan te vazhdojne tu pergjigjen detyrimeve te tyre kundrejt aleances permes pranise se trupave ne Europe. Por nese zvogelon pranine e trupave te saj SHBA mund te sinjalizojne ne aspektin politik me te fuqishem armet e tyre berthamore si kompensim thote Nassauer. Ne menyre qe te mos mendohet se amerikanet spo u pergjigjen me detyrimeve te tyre mund te krijohet nje argument i peshuar ndryshe per pranine e vazhdueshme te armeve berthamore. Por presidenti Obama luften per nje bote pa arme atomike e pati vendosur si prioritet te politikes se tij. Kete mund ta interpretosh edhe sikur jane duke u peshuar mendimet per carmatimin e metejshem berthamor.
Kerkohet me shume angazhim per Gjermanine Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Baza ushtarake amerikane ne Ramstein te Gjermanise
Nassauer mendon se ka edhe nje ndarje te re te detyrave per Gjermanine ne strategjine e re ushtarake amerikane Europa nuk eshte konsumatore e sigurise qe ofrojne amerikanet por ne bashkepunim me amerikanet ajo eshte furnitore e sigurise ne mbare boten thote eksperti i sigurise. Mund te mendohet qe amerikanet te ngrene pretendimin ndaj gjermaneve qe keta te marrin persiper nje pjese te barres se mbrojtjes ushtarake. Kjo sdo te thote gje tjeter vecse qe gjermanet me forcat e tyre te armatosura te jene aktiv ne ruajtjen e rendit boteror.
Ne nje konkluzion te ngjashem arrin edhe eksperti i sigurise Thrnert. Europa do te vazhdoje te mbetet nje partner i rendesishem per SHBA-ne por nese behet fjale per konflikte ante portas atehere Europa duhet tia dale vet mbane ne te ardhmen.
Autore Arne Lichtenberg / V. Filaj-Ballvora
Redaktoi M. Cika-Kelmendi