A mund të mbijetojë BE-ja krizën?

E ngritur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe nga fundi i Luftës së Ftohtë, BE-ja u krijua për të vendosur paqe dhe për të nxitur prosperitet në gjithë rajonin. Por kriza e borxhit e Evropës ka nxjerrë në sipërfaqe përçarjet e thella financiare dhe kulturore brenda unionit të 27 shteteve, të cilat ndoshta nuk do të tejkalohen kurrë.
Vendimi i pafat, për të bërë BE-në një shtëpi gjysmake-duke ndërlidhur shtetet anëtare me një valutë të përbashkët, por duke i lejuar njëkohësisht ato që të ruajnë kontrollin mbi buxhetet kombëtare dhe tatimet-e ka lënë në udhëkryq këtë grup të frakturuar.
Integrimet e mëtutjeshme politike dhe ekonomike, të cilat do të rezultonin me një thesar të përbashkët-në thelb, me një qeveri qendrore-mund të shpëtonin valutën e sëmurë euro, e cila ka mbushur 11 vjet dhe tani ka ardhur koha që të shfrytëzohet momenti.
Por ajo që urdhëron mendja, nuk është gjithmonë në përputhje me atë, që dëshiron zemra: grekët, gjermanët, e madje edhe ata që janë jashtë eurozonës, si Britania, mbrojnë me ashpërsi pavarësinë e tyre, gjuhët e tyre, e gjithashtu edhe të drejtën për të vendosur se si dëshirojnë të shpenzojnë të ardhurat e tyre nga tatimet.
Në momentin kur mundësia e dezintegrimit të BE-së-apo e ndarjes mes shteteve anëtare-po bëhet gjithnjë më e mundshme, kriza aktuale mund të ndodhë që ka ekspozuar kotësinë e përpjekjeve për të krijuar Shtetet e Bashkuara të Evropës.
Unioni aktual ka qenë një “përpjekje për të bashkuar shtetet, të cilat në të vërtetë nuk kanë qenë të gatshme për t’u bashkuar”, tha Stephen Lewis, ekonomist në Monument Securities, me seli në Londër.
“Euroja mund të vazhdojë të çalojë për një kohë dhe ata do të bëjnë përpjekje të imponojnë pakot për shtetet me deficit, por në fund me gjasë do të kemi një shpërthim social, si pasojë e ndjenjës së mungesës së shpresës”, shtoi ai.
Publikisht, disa udhëheqës në union janë duke bërë çmos në fuqinë e tyre, për t’iu shmangur këtij skenari të “fundit të BE-së”, duke folur për përfitimet që vijnë nga blloku stabil politik dhe ekonomik, i cili përfaqëson një gjysmë miliardë banorë-7 për qind të numrit të konsumatorëve në botë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerëelle, nënvizoi këtë javë se “bashkimi i Evropës, suksesi i Evropës, mbetet themel i politikës së jashtme të Gjermanisë”.
“Jemi evropianë të bindur-madje do të thosha se jemi patriotë evropianë”, tha ai.
Në shumë aspekte, Evropa nuk dallon aq shumë nga SHBA-ja, siç mund të duket në shikim të parë: SHBA-ja nuk është assesi një shtet unitar. Për shembull, është më pak koherente se BE-ja, në çështjet siç është dënimi me vdekje dhe gjithashtu ka dallime të mëdha ndërmjet buxheteve shtetërore.
Jack Lang, për një kohë të gjatë ministër në qeverinë franceze dhe avokat i bashkëpunimit francezo-gjerman, është në mesin e atyre, që angazhohet për afrimin e Evropës, me Francën dhe Gjermaninë si shembull. Ai dëshiron që dy vendet të ndajnë ministrat qeveritar, Universitetet, kompanitë dhe projektet e mbrojtjes.
“Duhet të lëvizim më shpejtë, të jemi futuristë”, thotë ai.
Por BE-ja gjithashtu është një organizatë, të cilës ju deshën 15 vjet për të përcaktuar derfinimin e çokollatës dhe e cila është zhytur në grindje për çdo gjë, duke filluar nga mishi, e deri te azilkërkuesit.
Kriza, e cila aktualisht ka kapluar unionin, është prodhim i krijimit të tij të kujdesshëm. Traktati i Mastrichtit nga viti 1993 krijoi unionin monetar. Por kërkesat e ndryshme për sovranitet kombëtar-koncept ky i vjetër po aq sa edhe politika ndërkombëtare-traktati nuk urdhëroi kontroll për atë se si shtetet anëtare do të tubojnë dhe të shpenzojnë të ardhurat e tyre nga tatimet.
Në vend të kësaj, shtetet anëtare arritën pajtimin për Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes, me të cilin buxheti i deficitit kufizohet në tre për qind të bruto prodhimit të brendshëm. Greqia, e cila ndezi fitilin e krizës, ka tejkaluar dukshëm limitin gjatë “viteve të mira” dhe asaj ju bashkuan edhe shtetet tjera pas fillimit të rënies.
Unioni fiskal, në të cilin për buxhetet dhe tatimet vendoset nga qendra, do të parandalonte zhytjen e shteteve anëtare në deficite të mëdha dhe do të mundësonte shpërndarjen e parave brenda unionit aty ku nevojiten më së shumti.
Shkencëtari Gerard Blanchet ishte vetëm 11 vjet, kur forcat amerikane çliruan nga nazistët qytetin e tij të lindjes në Alzas dhe ai ende ruan kujtimet e lumtura për fundin e luftës. Ai është adhurues i flaktë i Evropës paqësore, i Evropës që bashkëpunon-por jo edhe i interesuar për një Evropë me një thesar dhe buxhet të vetëm.
“I adhuroj amerikanët, e adhuroj Amerikën. Por Evropa nuk është Amerikë. Sa gjuhë duhet të dini, për të shkuar nga California deri në Maine? Ne megjithatë dallojmë kur bëhet fjalë për definimin e gjërave, se sa shpenzojmë për kujdesin shëndetësor, për shkollat, për kulturën”, theksoi Blanchet.
Shumica fajësojnë këto dallime-duke filluar nga ato kulturore, deri te ato financiare-për nxitjen e rrëmujës aktuale.
“Tani, shtetet që kanë menaxhuar mirë ekonomitë e tyre ndoshta duhet të paguajnë për shtetet, që kanë keq-menaxhuar ekonomitë e tyre dhe kjo është një ndjenjë aspak e mirë”, thotë infermierja nga Stokholmi, Kirsten Larsen.
Përçarja e ashpër veri-jug hap një rrugë të tretë potenciale, për krijimin e një unioni monetar dhe shpërbërjen e plotë të BE-së: ndarjen e unionit në dysh.
Rajoni i ri monetar, argumentojnë disa, i përqendruar rreth Gjermanisë, do të ishte më i qëndrueshëm si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë kulturor. Por kjo zgjidhje do të ishte shkatërrimtare për shtetet, të cilat do të përfshiheshin në zonën e re jugore.
Një opsion tjetër është që Greqia të bëhej shteti i parë i BE-së, i cili do të largohej nga unioni, duke i mundësuar kështu bllokut që të vendos shtëpinë e vet sërish në rregull. (AP)