A mund te punoje mjeku ne kete vend?
"No Country for old man"*
E premte, 11 prill, u nisa në spital, por më parë ndalova të takoj titullarin e një institucioni për një çështje private.
Duke ngjitur shkallët imponuese të ministrisë m‘u shfaq ndjenja e përsëritur se midis kulturës e profesionit dhe pushtetit në këtë dilemë gjithmonë kam zgjedhur të parën në kontekstin historik të shoqërisë që jetojmë. Në spital fillova jo si zakonisht me raportin e mjekëve të rojës, pasi dëgjova dy evenimente: profesor Vladimir Gjata, bashkëpunëtor i hershëm në mikrokirurgji, ishte në gjendje kome dhe së dyti një patriark i mjekësisë, koleg e mik, ishte shtruar me sëmundje të zemrës në reanimacionin e kardiologjisë. "Profesioni i vështirë", mendova në brendësinë time, nga rreziqet e së cilit vetëm një herë e kam ndjerë veten se dikush po më mbronte si kirurg. Në vitin 1990, kur punoja në Francë, pa pasur ndonjë ankesë, më sugjeruan të vendosja Holter (regjistrim 24 orë i ritmit të zemrës), që së bashku me gjendjen e yndyrnave në gjak ishin të rekomanduara nga spital i "Lariboisiere" për të gjithë kirurgët që konsideroheshin në profesion në risk të lartë nga sëmundjet e zemrës. Nga eksperienca tashmë e kam të vështirë që t‘i jap rekomandime ndonjë miku për t‘i orientuar fëmijët sot që të studiojnë mjekësi. Që të bëhesh mjek i mirë, të duhen 15-20 vite punë serioze pareshtur e sakrificë, në kohën më të bukur të jetës. Sistemi ynë edukues po e bën gjithnjë e më të vështirë formimin në mjekësi, përfshirë dhe maturën shtetërore. Margarite Jursenar, në kujtimet e perandorit Adrian, shkruan: "Profesioni i mjekut do të më kishte pëlqyer, pasi bota e tij nuk është shumë ndryshe në esencë nga ajo që mund të provosh ta kopjosh për të ushtruar rolin e perandorit".
Me këtë lajtmotiv në mendje i kapërdiva në zemër dy evenimentet e para, pasi duhet të operoja. Ndërkohë që po mendoja sa të rriskuar jemi natyrshëm në këtë profesion, u shokova ndaj një evenimenti tjetër, ndaj profesorit e kolegut kardiokirurg të agresuar gjatë ushtrimit të funksionit. Në ç‘shoqëri jetojmë?! Kjo është pyetja që çdo mjeku i bën vetes. Profesion i nderuar siç thashë më sipër, i lashtë, në Greqinë e shekullit IV (para erës sonë), Plantoni te Banketi vë në gojën e Alqibiadit, kur i drejtohet Eriksimakut (mjek), shprehjen: "Çfarëdo që ti të urdhërosh, duhet të të binden, pasi një mjek vetëm vlen një masë njerëzish. Urdhëro pra". Kjo aforizëm e Platonit, se një mjek i vetëm vlen një masë njerëzish, e ka origjinën në shprehjen e Idomenos tek "Iliada", kur duhej të shpëtonte me çdo kusht nga fusha e betejës Makaonin, mjek, djalë të Eskulapit (perëndia e mjekësisë). Homeri në shekullin VIII (para erës së re) kultivonte vlerat për atë shoqëri. Por si ndjehemi sot?
Të përfolur nga mediat e manipuluara, nga diabolizmi i politikës, që vazhdimisht kërkon ta tokëzojë korrupsionin te bluzat e bardha, kur është fare e qartë se "bakshishi" orientalizëm i shoqërisë sonë në gjithë QSUT-në me mace, me minj, nuk është as sa përqindja e një tenderi të një ministri shëndetësisë. Kur punojmë në kushte mjaft të vështira, me mungesa materialesh që komprometojnë rëndë shërbimin ndaj të sëmurëve, e ku mjekët nuk janë përgjegjës, por është keqadministrimi i kamufluar, është fabrikimi i konsensusve mediatike dhe panagjirizmi se mjekësia po shkon mirë, shto këtu dhe sahanlëpirës kombëtarë e ndërkombëtarë që duan të shesin protokolle e standarde mjekësore evropiane me 80 euro për banorë. Mungesa e guximit, që të thuash se me "quasi-injorant" dhe me 3 për qind të buxhetit e me kafehane nuk mbahet baraka, është bërë e modës. Jam i qartë se mediat kanë kontributin e tyre në edukimin mjekësor të Etikës e Deontologjisë, por shpesh jo në drejtimin e duhur. Kam përshtypje se dhe organizmat shtetërore të censurimit nuk funksionojnë, ose më mirë shikojnë më tepër anën politike, sesa analizën e fenomeneve të shoqërisë. Duke përfunduar, kolegut tim, i cili u agresua, sot i uroj shërim sa më të shpejtë, i qëndrojmë solidar të gjithë, ndërkohë që duket se kur hodha monedhën e shansit sipas vëllezërve Coen me "Oscar"-in e sivjetshëm, më duket se këtë të premte mua më qëlloi kokë.