Pedrosa dominon provat në Estoril
Daniel Pedrosa ka konfirmuar formën e shkëlqyer dhe dominon ditën e parë të provave në Çmimin e Madh të Portugalisë. Spanjolli i Hondas ka regjistruar kohën më të shpejtë në Estoril (1‘38‘‘507), kur mungonin vetëm 60 sekonda nga mbyllja e provave. Vetëm 40 të mijtat pas tij është pozicionuar Valentino Rosi me Jamaha. Në seksionin e parë, të zhvilluar në mëngjes, "Doktori" ishte protagonist i një rënie spektakolare, por pa pasoja. Vazhdojnë problemet për Stoner, që nuk shkon më shumë se vendi i shtatë.