PAS ÇDO HUMNERE VJEN NJE TJETER
Mesa duket, nuk dihet sa do të vazhdojnë akuzat për bluzat e bardha, shpifjet, sharjet e ofendimet, kërcënimet, plagosjet, deri aty sa ato janë bërë klasa më e poshtëruar, më e ofenduar, fundi i shoqërisë dhe pjesa më e pavlerësuar e saj.
Sa janë të vërteta këto? Cila është pesha e kësaj pjese mjaft të nderuar të shoqërisë shqiptare? Pse është lënë në fundin e piramidës? Cilët janë përgjegjësit?
Marr shkas nga dita e fundit e kësaj jave. E një jave të lodhshme dhe mjaft të mundimshme, ku kërkohej të merrej jeta e njërit prej kolegëve tanë më të nderuar, njërit prej pedagogëve më në zë të Fakultetit të Mjekësisë, kardiokirurgut të talentuar dhe një nga eminencat e kardiokirurgjisë shqiptare, njëkohësisht ish zv/dekan i Fakultetit të Mjekësisë, prof. Ali Refatllari.
Lufton 8 orë, për të shpëtuar një jetë, së bashku me stafin e tij të talentuar, por për ironi të fatit kërkohet jeta e tij.
Këto ndodhin vetëm në Shqipëri. Këto ndodhin vetëm me mjekët shqiptarë. Vetëm në Shqipëri mjekët kanë probleme ekonomike, janë të pambrojtur, janë të fyer, janë pa personalitet. Pse ndodh kjo? Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, kur politika, parlamentarët, drejtuesit më të lartë të shëndetësisë shprehen çdo moment me shprehjet: Mjekët janë të korruptuar. Kur në emisionet më në zë të televizionit lider të politikës, profesorë me zë në mjekësinë shqiptare, që janë mësuar gjithmonë të jenë drejtorë dhe drejtojnë klinika private e shtetërore, kur analistë me mjekër të shëmtuar dhe me fraza boshe thonë: Mjekët janë kriminelë.
Askush nuk ma mbush dot mendjen që mund të flitet mirë, kur në ngjarjen e madhe, në kasaphanën e Gërdecit, mjekët ishin në ballë të situatës dhe ndërkohë nuk u shpreh qoftë edhe mirënjohja më minimale nga kupola e mjekësisë shqiptare.
Pra, do të ndodhë vetëm kështu, kur për mjekët e Qendrës së Traumës nuk u tha asgjë, jo më shpërblimi financiar.
Do të ndodhë vetëm kështu, kur për mjekët e QSUT-së prof. E.Çeliku, dr. Ylli Ziçishti, dr. Xheladin Draçini, dr. Arvin Dibra etj., gati të gjithë në shërbim të të lënduarve të Gërdecit, nuk u tha dhe nuk u dha asgjë.
Po kështu ndodh edhe me mjekët e djegie-plastikës, me në krye prof. Gjergji Belba, dr. Xhepën, dr. Nardin, të cilët nuk vunë gjumë në sy për 24 orë, vetëm heshtje. Rrallë edhe ndonjë masë ndëshkuese.
Kthehemi edhe një herë te profesori i nderuar Ali Refatllari, i cili tani vuan edhe pjesën e traumës edhe atë të tronditjes mendore, sedrës së një profesori me emër, të njeriut punëtor e të palodhur, tani i drobitur.
Ka pasur edhe raste të tjera, por heshtja vazhdon. Pa reagime, vetëm protesta sporadike.
Jo zotërinj të nderuar! Jo akademikë të QSUT-së! Jo të nderuar politikanë, nuk kalohet kaq lehtë dhunimi i mjekut, plagosja e profesorit. Është e padurueshme. Protestat duhet të jenë aq të forta, deri në bojkotin e plotë të punës, me ditë të tëra (duke përjashtuar urgjencat).
T‘i kërkohet drejtorisë, ministrisë, qeverisë, Parlamentit, që të vihet në vendin që i takon identiteti i bluzave të bardha.
U kërkoj akademikëve të QSUT-së të ngrenë zërin e tyre, t‘u largohen kioskave dhe fenomenit kioskë, të largohen nga makutëria e fitimit, që shkon deri atje sa edhe ditën që plagoset kolegu ynë dhe profesori i nderuar, nuk ndërpresin punën. I kërkoj ministrisë, parlamentarëve dhe Parlamentit, të ngrenë zërin dhe të çojnë mjekun në poltronën që i takon. Kjo mendoj se është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më e madhe se ajo e Gërdecit, bile nga më të mëdhatë pas viteve të demokracisë.
Jam i bindur që këto mendime i ka çdo mjek në mendjen e tij, por dikush trembet, dikush fshihet, dikush shtiret, dikush nuk do të prishë imazhin e militantit. Të gjitha këto bien mbi ne, mbi mjekësinë shqiptare, mbi dinjitetin e çdo mjeku.
Nga ana tjetër, u lutem dhe u kërkoj mjekëve të QSUT-së, të respektojnë dhe të duan njëri-tjetrin, të mbrojnë dhe të sakrifikojnë për njëri-tjetrin, të japin dhe të marrin nga njëri-tjetri, të konsultohemi dhe të këshillohemi me njëri-tjetrin. I lutem Urdhrit të Mjekut, i cili nuk është krijuar për të mbrojtur të drejtat e pacientit, por në radhë të parë të mjekut.
Ja paradoksi shqiptar: Traumatizohet me pasojë vdekje qytetari, nga një makinë e rastit. Shoferi bëhet miku i shtëpisë, mjeku dënohet ashpër për të ashtuquajturën "mosdhënie ndihme". Kjo është e pakonceptueshme, ironike, denigruese, por edhe poshtëruese.
Edhe një herë marr shkas nga ngjarja kaq e shëmtuar dhe me këtë rast u kërkoj autoriteteve të QSUT-së të protestohet (pa neglizhuar emergjencat) për disa orë, duke filluar nga sot.
Ju lutem qytetarëve të jenë më të përmbajtur. Të respektojnë bluzat e bardha, të cilat u shërbejnë në çdo kohë dhe në çdo situatë. Me këtë rast, lutem për profesorin.
Shëndet të shpejtë e të plotë!