Avioni eshte i yni
Miku im i vjetër më thirri nga ballkoni dhe më ftoi të ngjitesha lart për një kafe. Eshtë një nga miqtë e mi të vjetër, me të cilin kohë më kohë tentojmë të analizojmë ç‘ndodh, gjë që tashmë është një sport popullor për shumëkënd në Shqipëri. Eshtë po ai mik, i cili këmbëngul me një cinizëm të butë se, të përpiqesh të shpjegosh gjithë ç‘ndodh në Shqipëri, sipas doktrinave dhe sistemeve folozofikë është njëlloj sikur të tentosh t‘i veshësh qenit brekë.
Pasi bëmë ritualin e përhershëm, d.m.th, pasi analizuam jo pa humor pritjen enveriane të Berishës në kthimin nga Bukureshti; pasi konkluduam se endjet e Ramës nëpër Shqipëri janë një recidivë njëshekullore e të ashtuquajturës lëvizje narodnike në prag të revolucionit të Tetorit; pasi shkëmbyem informacione të pavërtetueshme e të dyshimta për Nanon, Metën, Gjinushin, miku im më tregoi barcoletën e mëposhtme:
Po udhëtonin dy shqiptarë në një avion. Njëri na qënkej i mësuar, e tjetri e kishte për herë të parë që ngrihej në qiell. Pas nja dhjetë minutash udhëtimi, avioni pësoi një tronditje, për shkak të vakuumit të ajrit. Shqiptari i dytë tronditet, lëshon një klithmë dhe shikon me frikë nga shoku.
- Cc‘ishte kjo? Po biem më duket!
I pari zihet ngushë, më së shumti për shkak të prezencës së të huajve dhe i thotë me zë të ulët që ta përmbante veten, pasi gjëra të tilla ndodhin në udhëtimin me avion.
Pas disa minutash tronditja përsëritet. Sërish i dyti klith dhe i pari e qetëson po njëlloj. Dhe kur herën e tretë, i pamësuari klith edhe më fort, tashmë me frikën përfundimisht zotëruese, i mësuari ia kthen, kësaj here me zë të lartë dhe i nervozuar:
- Po mjaft ore se na le pa mend. Po le të bjerë ore, sikur është avioni yt!
***
Pak a shumë në këtë trend arsyetimi sillet edhe politikëbërja shqiptare. Pavarësisht deklarimeve, nuk është e vështirë të hetosh se nënshtresëzimi mbizotërues i mentalitetit të kësaj politike është: ja, le të presim sa të "thyejë qafën" Berisha, se pastaj vjen radha jonë. Domethënë, le ta shkatërrojë ai ushtrinë, shërbimin e punës, sistemin fiskal, shërbimet e ndryshme, përfshirë dhe ata të sigurisë; le të shkatërrojë ai administratën dhe pastaj, mbi gërmadhat e "avionit" me të cilin udhëton, ngremë ne "aeroportin" e pushtetit tonë. E njëjta gjë ishte edhe më evidente në opozitën e gjatë dhe revolucionare të Berishës. Le të binte "avioni" i Nanos (kupto për alternativë ai i Majkos, Metës), sepse pas këtij rrëmeti e rrënimi, më të lehtë e kemi ardhjen ne.
E në këtë tokë të infektuar mentalitetesh primitive, ngre shtat dhe rritet e ashtuquajtura alternativë qeverisëse. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet heshtja e vazhdueshme e opozitës, ndërsa ato pak institucione që ishin krijuar gjatë shtatëmbëshjetë vjetëve shkatërroheshin pa asnjë kriter. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet heshtja e kësaj opozite, ndërsa ministritë shndërroheshin në zyra partish me kontribute tepër të dyshimta në zhvillimet politike në Shqipëri. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet fakti që shumica e "sherreve" politikë shqiptarë nuk kanë në themel të tyre interesa të gjera publike, por të lidershipit dhe ngushtësisht të të ashtuquajturve liderë të tyre. Vini re, p.sh. pretendimet për ndryshimet për Kodin Zgjedhor dhe më tej akoma për ndryshimet kushtetuese: në bazë të tyre është interesi se cili nga ne që jemi aktualisht në politikë do të jetë (apo jo) në karrigen fitimprurëse të deputetit, sikundër e dëgjuam edhe dje të na e thoshin nga tribunat e partive lektorët, të cilët po ashtu kanë po këtë shqetësim thellësisht vetanak.
Mendoni sikur opozita aktuale të kërcente sipër tavolinave, të braktiste punimet e Parlamentit dhe të kërcënonte me mosfunksionim të institucioneve duke pasur parasysh domosdoshmërinë e qëndrueshmërisë së administratës, duke pasur parasysh papunësinë apo kërcimin e çmendur të çmimeve që, sipas shumë të dyshimtit INSTAT na qënkeshin rritur 37 për qind këto kohët e fundit. Pale, sikur ish-ministrat dhe ish-funksionarët e shumtë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të kishin paralajmëruar se me "politikat" (ç‘)qeverisëse "Gërdeci" nuk do të vononte të ndodhte. Të gjithë e kujtojmë atë kohë kur opozita e djeshme fërkonte duart dhe ngazëllehej kur mbyteshin klandestinë, kur nuk paguheshin paratë e energjisë elektrike, kur i dilej politikisht në mbrojtje gjithkujt që arrestohej nga policia.
Le të marrim vetëm një element tepër shqetësues të administrimit të vendit: atë që zakonisht e quajmë shmangie apo tkurrje të informalitetit. Në të gjithë raportet e ndërkombëtarëve e, posaçërisht në xhepat e të gjithëve ne që pretendojmë të jemi të rregullt me ligjet dhe detyrimet, informaliteti dhe mospërfshirja e të gjithëve në skemat e kontributeve (jo vetëm fiskale) përbën shkakun kryesor të anormaliteteve kryesore që vërehen në funksionimin e shtetit të së drejtës. Mirëpo lind pyetja: cila ka qenë ajo forcë politike, që edhe pse në opozitë, ka pasur një opsion të vetin dhe komplementar me shtetin në lidhje me këtë fenomen, i cili vetëm se zgjerohet dhe po e bën vendin përfundimisht të paqeverisshëm? Asnjëra. Të gjithë që janë në opozitë luajnë kartën e populistit: "Bëni veprime jo në përputhje me ligjin, sepse kur të vijmë ne do t‘ju legalizojmë gjithçka, madje me çmime më të lira!". E, poshtë këtij qëndrimi populist gjallon pikërisht mentaliteti i sipërpërmendur: le të "thyejë qafën" në sajë të mosrealizimeve Berisha, të vijmë ne në pushtet, pa në dreq Shqipëria. Domethënë le të shkatërrojë ai administratën, shërbimin diplomatik, sistemin fiskal që të vijmë sa më parë në pushtet.
P.sh. do të kishim një pamje krejt tjetër të sjelljes politike, nëse shefi i opozitës, meqë është edhe shef i shoqatës së pushtetit vendor, të ndërmerrte një nismë që mbështeste funksionimin e institucioneve të shtetit, të themi në mbledhjen e pagesave të energjisë elektrike. Madje, mund të ndërmerrte inciativa konkurruese, pra edhe me përfitim polik, në ato njësi që qeveris opozita. Atëherë po, do të thoshim se kemi vërtet një "politikë të re". Mirëpo kjo nuk ndodh e nuk duket se ka shpresë të ndodhë sa kohë që opozita nuk ndërton një opcion të ri politik, bashkëpunues dhe konkurrues që ka në themel interesat e qytetarëve dhe jo ato të karrigeve të deputetëve dhe të fuqisë e autoritetit të drejtuesve, sikundër vihet re edhe në debatin e fundit në lidhje me të ashtuquajturën reformë zgjedhore.
Sepse avioni në të cilin jemi të gjithë udhëtarë nuk mund të rrëzohet vetëm për Berishën.