Dhe legjenda e Rozafatit vazhdon...
Fjalimet u mbajtën. Urimet u bënë. Dollitë u ngritën. Mitingjet u zhvilluan. Edhe koncertet me ‘fast food‘ dhe birrë falas për gjithë pjesëmarrësit, po ashtu. Në Rinas dolën djem e vajza, të veshura me kostume kombëtare e të shoqëruar me saze. Që nga vdekja e Skënderbeut deri sot nuk kemi pasur një ngjarje më të madhe. Po pse që nga vdekja?! Pse jo që nga lindja, apo, të paktën, që nga kthimi i Skënderbeut në Krujë? Thua dhe shpallja e pavarësisë (1912) të ketë qenë një ngjarje më e vogël?! Kemi hyrë në histori. Fishekzjarret mbulojnë kryeqytetin dhe fëmijët fshehin kokat pas perdeve, sepse në mendje u vjen përfytyrimi për flakët e shkatërrimit të 15 marsit. Eshtë folur edhe për tullat dhe tjegullat, por ende jo për traumën psikologjike e shpirtërore që kanë përjetuar njerëzit e nuk do t‘u ndahet për shumë kohë në të ardhmen.
Festa ka mbaruar tashmë. Shtrëngimet e duarve dhe buzëqeshjet e pakursyera të udhëheqësve u fiksuan në kamera dhe dokumentarë. Kemi hyrë në histori. Prekëm edhe njeherë të ardhmen. The show must go on!
E dinë të gjithë se hyrja e Shqipërisë në NATO është një sukses. Jo aq sa për të nënçmuar pa mëshirë gjithçka ndërmjet epokës së Skënderbeut dhe kësaj kohe të mbilavdishme që po jetojmë. Eshtë një shenjë se ky vend vlerësohet si aleat nga pakti më i madh politik-ushtarak i Perëndimit, ama aleatë jemi shpallur zyrtarisht si vend qysh në Konferencën e Paqes më 1946. Aleat dhe vend fitimtar. Eshtë shenjë se Shqipëria nuk e ka humbur vlerën gjeo-strategjike, siç patën shkruajtur shumë analistë menjëherë pas ndryshimeve politike më 1990. Duket se territori shqiptar vlen ende si nyje strategjike. Eshtë shenjë se me çështjen shqiptare mund të ndërhyhet për të mbajtur rend dhe paqe në Ballkan. Edhe për të bërë ndryshime. Sepse është e vetmja çështje e gjallë, dinamike, ende e paarkivuar. Eshtë shenjë se, në mos e ka arritur stabilitetin politik dhe qëndrueshmërinë ekonomike, me ndihmën e aleancës të dyja do të arrihen dhe nuk do të ketë, së paku, vite tmerrues, si 1997-a.
Jo se shqiptarët kanë ndërruar mendje, as ata që udhëheqin, as ata që udhëhiqen, por sepse s‘të lë kush më. Eshtë gjithashtu shenjë se - s‘kemi pse të mos e themi - shqiptarët janë ushtarë të mirë, besnikë, të gatshëm për t‘u rreshtuar për ndërhyrje, ashtu sikurse dhe të parët e tyre, luftëtarët stratiotë, që iu gjendën në krah Bizantit, mbretit të Napolit, mbretit të Aragonës, republikës së Shën Markut, deri edhe mbretërve francezë e britanikë. Janë arsye të mjaftueshme për të gëzuar e festuar, natyrisht jo për t‘i këputur krahun tjetrit duke e ftuar në përqafim. Por tani festa mbaroi. The show can‘t go on any more.
Si pas një dehjeje të përgjithshme dhe një euforie të vetënxitur, pas fishekzjarreve dhe shampanjës vjen çasti i pikëpyetjes: çfarë bëmë? Sepse, sikundër thuhet, "e dyta është mendja e kalorësit". Po, Shqipëria dhe Kroacia u ftuan të anëtarësohen në NATO. Sipas të gjitha gjasave nuk do të duhet shumë kohë për anëtarësimin e plotë të tyre.
Mirëpo në Bukuresht nuk shkoi gjithçka triumfalisht. Diçka u ndreq dhe diçka u prish. S‘ka rëndësi fare për ne, për Shqipërinë, për Ballkanin, për vetë aleancën euro-atlantike, që nisma "Adriatik-3", domethënë nisma e pranimit të njëkohshëm të tre vendeve të Adriatikut verior dështoi?! E di përgjigjen tuaj të parë që ju vjen në mendje: Greku, Bakojanis, ortodoksia dyfytyrëshe, panhelenizmi, ja kush është djalli! Ndiqeni satanain me kamzhik. Athina prishi nismën A-3! Sepse greku, pangreku, panortodoksia, ka synime ekspansioni, nuk e do Maqedoninë, nuk i do emrin, por nuk e do as si shtet. Dhe vuri veton. Bakojanis tha është çështje e fqinjësisë jo të mirë dhe as e përmendi fare punën e emrit.
Nisma A-3 dështoi. Më shumë se pesë vjet punë diplomatike dypalëshe dhe shumëpalëshe shkoi në djall. Mëngjese lutjesh në Durrës e në Ohër të kryetarëve të shteteve të nismës Adriatik-3, me praninë e ambasadorëve të vendeve më të fuqishme të botës. Përfaqësuesit e nismës A-3 thirren në Bruksel, në Ëashington, në Madrid. Sa energji politike dhe diplomatike u harxhua për këtë nismë. Të gjitha dështuan. Sepse Adriatik-3 u kthye befasisht, brenda një jave, në Adriatik-2.
"Ne ishim tri motra. Njëra prej nesh u muros në urën e Artës. Dy të tjerat shpëtuan". Vijon kështu balada e eposit të kreshnikëve shqiptarë.
"Tre vllazën ndërtojnë kalanë e Rozafës. Një nga tri kunatat, më e vogla, mban mbi brishtësinë e kurmit të saj peshën e përbindshme të kalasë". Kjo është një tjëtër simotër e saj, legjenda e Rozafatit.
Ne ishim tri shtete, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia; të tre në lidhje të forta me njëri-tjetrin, të tre të përbetuar për të hyrë bashkërisht në NATO. Të tre me aq shumë deklarata miqësie dhe aleance, me sjellje të devotshme ndaj njëri-tjetrit, me mbështetje të ndërsjelltë në mjedise ndërkombëtare, që ja, të tre po i plotësojmë kushtet për të trokitur në portat e aleancës së shpresës. Por dita erdhi, Adriatik-3 për një çast pushoi së qeni, dy e morën ftesën dhe e treta, Maqedonia, më e vogla, më e reja, më e brishta, më e paqendrueshmja, mbeti jashtë. Do të duhej të vrojtoheshin me imtësi dhimbjet e brendshme të Presidentit Crvenkovski dhe të Kryeministrit Gruevski në Zagreb, gjatë darkës së përbashkët të Presidentit Bush me krerët e tri vendeve të Adriatikut-3 tashmë të paqenë për të kuptuar atë që ndodhi. Dy delegacione festonin dhe njëri ngushëllohej.
U tha "jo" edhe për faktin që u prish numri simpatik tre (trinia në besim, trekëndëshi si figura më e qëndrueshme në gjeometri). NATO mund të bëjë pa Maqedoninë, Shqipëria dhe Kroacia mund t‘i gëzohen fitores së tyre, madje edhe Maqedonia mund të presë. Por gjyqi i historisë, ai që quhet gjyq i mendjes kritike, do të shtrojë pashmangshmërisht pyetjen: Ǒbënë dy të tjerët e "Adriatik-3" kur e treta, Maqedonia, mbeti jashtë? Thjesht thanë: lavdi hyjit që nuk qemë ne! Askush nuk kundërshtoi as edhe me një fjalë as edhe me një gjest, as dhe me një mirësi gjuhësore, sa për t‘u dhënë vlerë retrospektive mëngjeseve të përbashkëta të lutjeve, takimeve gjysëmturistike në kënde të ndryshme të Ballkanit! Jo, asgjë!
Epo asgjë s‘mund të bënin, do të thoshte pa ngurrim ajo "mendja e parë", që nuk është e kalorësit. Këtë çështje e vendosën anëtarët e NATO-s, e vendosi Athina, ne shyqyr që u ftuam për vete, ç‘mund të bënim për të tretin, të flijuarin?!
Ajo që nuk do ta harroj në fakt ishte një detaj që nuk më kaloi pa u vënë re. Samiti i Bukureshtit nisi me vonesë. Scheffer madje kërkoi ndjesë. Pyeta dhe më thanë se kishte dy arsye së paku: aleatët do të bënin presionin e fundmë mbi Athinën, që të tërhiqej dhe Adriatik-3 të mos dështonte. Por kishte dhe një zhvillim tjetër. Në dëshpërimin e ndarjes, delegacioni i Maqedonisë kërkoi që vendet e Adriatik-3, ashtu si e kishin nisur bashkërisht rrugën drejt Aleancës, duhej të takoheshin dhe të dilnin me një deklaratë të përbashkët. Le të ishte kjo deklaratë edhe nekrologjia e Adriatik-3, apo ngushëllimi i Shkupit, ama nuk mund të bënin këto vende sikur s‘kishin qenë kurrë në një nismë të përbashkët, kurrë në një ambicje konvergjente, kurrë në solidaritet mes tyre. Nuk mund të bënin sikur secili kishte ardhur në hesap të vet. Sepse Adriatik-3 nuk qe një shpikje, qe një veprim. Kish humbur nderi i Adriatik-3!
E dimë të gjithë se nuk ishin vendet e kësaj nisme që mund të ndryshonin qendrimin e Athinës, as të bindnin Aleancën të shkelte parimin e fqinjësisë së mirë, as t‘i mbushnin mendjen Shkupit për të ndërruar emrin. Por vendet e Adriatik-3, ose më saktë dy vendet fitimtare të kësaj nisme, mund ta shpëtonin fytyrën e vet, duke u shprehur para opinioneve ndërkombëtare ashtu si ishin shprehur në Durrës, në Krujë, në Strugë, në Ohër, në Dubrovnik: Ne do të dëshironim që Adriatik-3 të përmbarohej ashtu si u nis. Ne do të dëshironim që edhe Maqedonia të ishte në të njëjtin rend e hap me ne në këtë udhë të gjatë të integrimit. Ne do të besonim se finalizimi i Adriatik-3 me pranimin e përbashkët, ashtu si qe koncepti fillestar, do ta shëndoshte gjendjen në Ballkanin qendror, do t‘i shërbente forcimit të fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit të ndërsjelltë.
Kaq! Nuk është aspak e lehtë ta përjetosh çastin historik me ndërgjegje historike. Nuk është aspak e lehtë që në kulmin e festës të kujtohesh edhe për ruajtjen e fytyrës. Sepse dështimi i Adriatik-3 pjesërisht është edhe dështim i dy të fituarve, i dy të ftuarve, të cilët sot gëzojnë e fërkojnë duart, dhe thonë "larg nesh", pa u kujtuar se sa afër njëri-tjetrit ishin disa çaste më parë.
Të ruash fytyrën dhe nderin pikërisht atëherë kur çasti është i lavdishëm, në mos aq i lavdishëm sa për të shkulur pesë shekuj histori njëherësh, të paktën po aq i lavdishëm sa dalja e Shqipërisë prej Traktatit të Varshavës më 1968, është çështje vetëdijeje shtetërore. Delegacioneve të dy vendeve të ftuara të ish-Adriatik-3 kjo vetëdije historike shtetërore u mungoi. Por nuk u mungoi, për hir të së vërtetës, delegacioneve të tjera që kishin fuqi vote dhe bënë të gjitha përpjekjet, deri në çastin e fundmë, që Adriatik-3 të mbyllej ashtu si ishte nisur.