E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mund të shkulen vërtet bunkerët e Enverit?

Ened Janina / Denis Dedej

Në momentin që Shqipëria ka humbur për herë të tretë mundësinë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nisjen e procedurave për heqjen e të gjithë bunkerëve nga Shqipëria të ndërtuara gjatë viteve 1975-1985. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i çbunkerizmit të vendit. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit të qartë të bazës ligjore do tu ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit,- thanë burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave pas mbledhjes së djeshme të qeverisë. Sipas tyre, kostot për heqjen e bunkerëve i hiqen qeverisë dhe më konkretisht Ministrisë së Mbrojtjes, dhe i kalojnë pushtetit vendor, pra bashkive dhe komunave në territorin e së cilave ndodhen bunkerët. Ministria e Mbrojtjes ka hequr dorë nga bunkerët që në vitin 2006, por tashmë qeveria kërkon që faturën e heqjes përfundimtare të tyre ta marrin vendorët.

Historia e bunkerëve made in Albania

Në fillim të vitit 1971 u zhvillua në Tiranë Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili shqyrtoi tezat e Artit Ushtarak dhe projektet për Fortifikimin e vijave të mbrojtjes. Arti Ushtarak Popullor parashikonte që e gjithë Shqipëria të stërvitej dhe armatosej për ti bërë ballë armikut. Ideja e fortifikimit të vendit mbështetej fortë nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili u vendos vetë në vijën e parë së bashku me një grup specialistësh të talentuar siç ishin Mero Backa, Alfred Moisiu (Presidenti), Josiv Zegali etj.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton. Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1995 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50kg, 250kg deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses. Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

Fortifikimi masiv që nisi në vitin 1975 vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha. Dhjetëra specialistë xhenierë shqiptarë u nisën në Europë, kryesisht në Suedi, Francë dhe Itali, ku arritën të lidhin kontrata për blerjen e makinerive të prodhimit të çelikut dhe të betonit special. Në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore u krijua edhe posti i zv.ministrit për fortifikimet. Sistemi i bunkerëve është bërë në mënyrë rrethore në mënyrë që të mbrohen nga njëri-tjetri përmes dy vijave mbrojtjeje. E.J

Ushtarakët: Si bunkerizuam Shqipërinë për 10 vjet

Vetë njerëzit që kanë marrë pjesë në nismën e çmendur të asaj kohe për të ndërtuar një bunker për çdo ushtar, rrëfejnë detajet e ndërtimit të këtyre objekteve dhe kostoja. Të kontaktuar nga gazeta Shekulli disa prej personave që kanë qenë prezent dhe kanë marrë pjesë në ndërtimin e bunkerëve rrëfejnë se përpos faktit që është e pamundur që bunkerët të shemben, nuk ekzistojnë më rrugët për të shkuar tek çdo objekt pasi disa prej tyre ndodhen në zona tepër të thella.

Prej vitit 1975 deri në 1985 në Shqipëri ka pasur një aksion ushtarak për ndërtimin e bunkerëve të ndryshme. Qëllimi i asaj kohe ishte që çdo ushtar të kishte qendrën e tij të zjarrit. Për rrjedhojë, ushtarakët që kanë punuar në atë kohë tregojnë se deri në përfundim të ndërtimit të bunkerëve në Shqipëri numërohen rreth 700 mijë bunkerë. Në momentin e ndërtimit, qëllimi i ushtrisë në atë kohë ishte që të ndërroni këto objekte dhe të mbesnin përgjithmonë aty, pasi çdo ushtar duhet të kishte një qendër zjarri. Mundësia për ti hequr ato është thuajse e pamundur, pasi ekspertët tregojnë se janë bërë prova duke u qëlluar me artileri drejtpërdrejtë dhe kanë rezistuar. E vetmja mënyrë për ti hequr është shpërngulja. Por, ushtarakët tregojnë se në 28 mijë metra katrorë të vendit tonë janë ndërtuar në çdo cep bunkerët dhe zhvendosja e tyre nuk mund të bëhet. Ata tregojnë se në atë kohë u organizuan të gjitha ndërmarrjet dhe punonjësit për të fortifikuar vendin.

Sipas tyre, jo vetëm ushtarakët por edhe ndërmarrje të tjera jashtë saj morën pjesë në këtë procedurë. Personat që morën pjesë në këtë proces sqarojnë se ndërmarrjet i prodhonin, ndërsa ushtarakët merreshin me hapjen e rrugës, transport, si edhe saldimin e objekteve. Ekspertët bëjnë të ditur se për ndërtimin e bunkerëve është përdorur material shumë i veçantë, i cili nuk prodhohet më ditët e sotme. Bëhet fjalë për çimento dhe hekur special. Sipas specialistëve, çimento e përdorej kishte specifikën e saj 600 kilogram për centimetër katror ndërsa hekuri 1200 kilogramë për centimetër katror. Për ti bërë më të kuptueshme këto shifra ato tregojnë se momentalisht çimento më e madhe që përdoret për ndërtimet është 150-200 kilogramë për centimetër katrorë. Për bunkerizimin e Shqipërisë qeveria e asaj kohe ka harxhuar miliarda dollarë, shuma të cilat janë shumë herë më të mëdha po ti llogarisim me vlerën e stome.

Ushtarakët tregojnë për Shekull-in se kostoja për ndërtimin e një bunkeri me një frëngji (një qendër zjarri), kushtonte 150 mijë lekë (me kursin e atëhershëm). Ndërsa çmimi i këtij objekti me dy qendra zjarri shkonte 300 mijë lekë. Por, kishte edhe qendra zjarri për topa, të cilat nga pas janë të hapura, për të shkarkuar mbetjet, kostoja e të cilave ishte 200 mijë lekë. Krahas këtyre qendrave të zjarrit kishte dhe bunkerë të cilat ndërtoheshin në formën e tuneleve, brenda në mal, ku hapeshin rrugë në thellësi dhe ndërtoheshin qendra e zjarri dhe dhoma armatimi. Kostoja e tyre, sipas ekspertëve, ishte miliona lekë me çmimin e atëhershëm. Për shkak të fortësisë dhe përhapjes së gjerë, ushtarakët e cilësojnë si të pazbatueshëm vendimin e qeverisë për heqjen e bunkerëve nga i gjithë vendi.

Moisiu: Si bunkerizuam Shqipërinë me urdhër të Mehmet Shehu

Një ndër ekspertët e gjallë të bunkerizimit të vendit është ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, në atë kohë zv. Ministër i Mbrojtjes për çështjen e bunkerëve. Në një intervistë dhënë në vitin 2002 për gazetarin Blendi Fevziu, Moisiu ka shpjeguar me detaje se çfarë ndodhi në ato vite. Më poshtë pjesë nga intervista.

Ju keni qenë një nga ekzekutuesit e procesit të bunkerizimit të vendit. Kush ishte ideatori i bunkerizimit dhe a menduat ndonjëherë që kjo kishte një kosto shumë të lartë dhe ndoshta e panevojshme për vendin?

Mehmet Shehu që ishte edhe Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes në atë kohë. Fortifikimi ka kaluar në disa faza. Fortifikimi ka filluar menjëherë në 47-48. Pastaj strategjia u zhvillua, duke pasur për bazë zhvillimin e situatave ndërkombëtare. Në 47-48, pasi u prishëm me Jugosllavët, filloi fortifikimi, por shumë i dobët. Më vonë kur dolëm nga Traktati i Varshavës, filloi përsëri dhe arriti kulmin në vitin 74-75, pas shpartallimit të ashtuquajturit grup armiqësor i Beqir Ballukut. Në 76 filloi fortifikimi në masë. Çështë e drejta mendonin se kjo ishte një gjë e dobishme për tu mbrojtur, por

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›