PS kundër taksës së sheshtë, Bode: Jeni Cicikovë

Ridvan Bode, ministri i Financave
TIRANE- Debate ne Kuvend per projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Deputetet e PS-se jane shprehur kunder takses se sheshte, duke e konsideruar ate si takse varferie, nderkohe qe ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar se opozita po sillet si Cicikovi, pasi e ka merakun me efektet e takses, qe solli qendrueshmeri te vendit ndaj krizes.
Bode, PS-se: Doni republike bananesh
Ministri i Financave, Ritvan Bode ka akuzuar opozitën për armiqësi jo kundër taksës, por efekteve të saj. Në reagimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Bode ka deklaruar se BB e ka vlerësuar rastin e e Shqipërisë një histori suksesi.
Ne ulëm dy herë e gjysmë taksën e korporatave, e bëmë 10%, ulëm dy herë taksën e punës, nga 29.8% në 15%, ulëm dy herë taksën mbi dividentin dhe ndërmorëm polemikë të zgjerimit të subjekteve- tha Bode.
Sipas tij, në Shqipëri paguhet kontributi 15% nga biznesi dhe 11% nga i punësuari, ndërkohë që ansjë vend përjashtuar Kosovës nuk e ka një sistem të tillë.
Ai theksoi se ishin taksat e ulëta që rritën konkurrencën dhe eliminuan evazionin, duke bërë që të kushtojë më lirë të jesh i deklaruar, e pas kësaj ka rënë korrupsioni, është rritur numri i subjekteve të regjistruar dhe është rritur xhiroja në administratën fiskale.
Ky ishte favori që ne i bëmë ekonomisë shqiptare, integruam në treg pjesë të tëra që ishin të përjashtuara për shkak të sistemin vrasës që ju kishit vendosur më parë. Kjo politikë i mundësoi qeverisë që për 4 vjet të rritë më se 2 herë pagat e arsimit dhe shëndetësisë, 80% pensionet në qytet dhe të dyfishojë ata në fshat, ju qani hallin e arsimtarit dhe infermierit, që paguajnë më shumë taksë, kur rroga krahasuar me periudhën tuaj u është rritur me 170 mijë lekë- tha ai.
Sipas Bodes, opozitës i djeg se ky sistem mundësoi rifillimin e modernizimit të vendit, coi investimet publikë në shifra që opozita as i imagjinon dot.
Por mos i ngatërroni, ju kundërshtarë keni qeverinë, jo taksat, për kundërshtarët do zhyteni atu ku nuk do dilni më. Armiqësinë nuk e keni me taksën e sheshtë, por me efektet që solli taksa e sheshtë, kjo na mbajti jashtë krizës, nuk jemi vend i fuqishëm, por i qëndruam krizës se politika fiskale zgjeroi investimet e brendshme- tha ai.
Opozita kunder
Ne fjalen e tij deputeti Arben Ahmetaj ka akzuar qeverine, duke theksuar se kjo taksë është një padrejtësi shoqërore pasi i merr çdo qytetari 5 milionë lekë të vjetra në 10 vjet ndërkohë që favorizon ata persona të cilët kanë të ardhura të larta.
Ai ka kembengulur ne idene e takses progresive propozuar nga forca qe perfaqeson si e vetmja aletarnative per te zbutur situaten dhe vendosjen e nje sistemi te drejte.
Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani ndërsa 4 infermierë paguajnë në 10 vjet 20 milionë lekë më shumë tha Ahmetaj.
Kunder projektligjit eshte shprehur nga foltorja e Kuvendit edhe deputetja Mimi Kodheli. Shqipëria e ka 38.5% ngarkesën tatimore, duke bërë që vendi jonë të mbetet pas krahasuar me rajonin. Taksa e sheshtë e përgjysmoi rritjen ekonomike- tha ajo.