E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapet me 900 gr kokainë, arrestohet

Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Burime për Shekullin bëjnë të ditur se Edmond Kondakçiu është kapur me 900 gramë kokainë, dy granata difensive dhe një sasi fishekësh.

Në momentin e prangosjes, policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe dy granatat.

Ndërkohë, policia po heton në lidhje me bashkëpunëtorë të tjerë të të arrestuarit. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›