Stamboll, shpërthim pranë selisë së partisë së Erdoganit
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të selisë së partisë në pushtet të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan në Stamboll.
Sipas CNN turk, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 5 policë dhe 5 kalimtarë. Dëshmitarët në vendngjarje e kanë krahasuar forcën e shpërthimit me atë të një tërmeti.
Sipas shefit të policisë në Stamboll, bomba e telekomanduar ishte vendosur në një motoçikletë. / G. N.