E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mund të vriten engjëjt?

ilir metaj vloreNga Ilir Metaj

-Më thuaj një njeri të pashpirt

-Një vrasës

-Akoma më të pashpirt

-Sali Berisha.

Ti hutohesh një grimë, pastaj menjëherë bie dakord. Dhe të vjen keq për veten që nuk mund ta kundërshtosh. Do të doje shumë të mos ishte ashtu. Është kryeministri i vendit tënd

Dhimbja e shkaktuar nga vdekja e padrejte nuk është më e madhja. Sepse dhimbja qe shkaktohet nga tallja e vrasësit me viktimën  është akoma më e madhe. Kur i dhembi më shume Priamit vdekja e Hektorit?

Ka disa ditë që PD ka filluar fushatën elektorale kundër aleancës PS-LSI me nje spot makabër me fotot e 4 të vrarëve të 21 janarit. Cila mendje e sëmurë mund të shkoje deri aty? Cili vrasës serial do të guxonte këtë përdhosje post-mortum? Katër fytyra që skanë gjetur ende paqen e përtejme, katër palë sy që vazhdojnë të gjykojnë të gjithë ne të gjallët këtej bote, po na bëjnë në fakt shërbimin e mbramë. Po na tregojnë se e keqja nuk ka fund, nuk ndalet kurrë sa të ketë frymën. Dikur u morën jetën për të trembur lirinë. Nuk mjaftoi! Tani u përdorin vdekjen për të trembur të ardhmen.

Por në fakt i vetmi i trembur i madh është Ai. I trembur për ato që ka bërë dhe ato që nuk ka bërë. I trembur për të ardhmen që nuk e ndaloi dot të vijë. I trembur për çdo 21 janar të viteve që do vijnë.

Tani as nuk mundohet fshihet më. Tani edhe makijazhi i markës Podesta nuk mund tia fshehë dot sytë e skuqur nga urrejtja, djersët e ftohta të frikës, rrudhat e shtuara nga sikletet, zbehjen nga pasiguria, makthet e të vdekurve. Tanimë ai është lakuriq para pasqyrës. Jo tamam lakuriq, sigurisht ka veshur antiplumbin. Atë nuk e heq më as kur fle. E tremb pamja që shikon. E tremb përgjigja e pyetjes që i vërtitet pa pushim ndërmend: Si guxojnë këta liliputë të më kundërvihen mua?! (Kush tha që unë nuk jam nën përkujdesjen speciale të Zotit?!- Adolf Hitler)

Ndërkombëtarët? Tashmë e kanë braktisur të gjithë, një nga një. Shqiptarët? Kanë kohë që e kanë braktisur. Ndihet i prekur në sedër, hakmarrës. Prandaj nuk mendohet dy herë qoftë edhe të përdorë fotot e viktimave të tij.

Në fillim u mundua tju hedhë baltë përsipër, gjarpërinj të telekomanduar… çadra-pistoleta… gishta-thika… kapele me rreze-lazër… pështymë me acid borik… britma me ultratinguj vdekjeprurës… shikime hipnotizuese… këpucë që vinin erë e keqe… gurë bërthamorë… syze me rreze lazër… thonj- sharrë

Por balta zë vetëm mbi baltë. I vrau, por nuk i bëri dot pis. Ndaj po përpiqet ti bëjë flamur e ndoshta dikush do ti shkojë pas. Po, do ti shkojë, por për tia rrëmbyer nga dora e për tia kthyer të zotit.

Tani Ai po i vret për herë të dytë. Përsëri me gjakftohtësi, si dikur. Profesionist.

Por tepër vonë. A mund të vriten engjëjt?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›