E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mundemi ne?

Nga Enerti Begaj

Leter e hapur z.Rama nga nje student shqiptar ne mërgim

I nderuar kryetar i opozites.

Shume i nderuari Edi Rama.

Jam nje student shqiptar ne Itali, pothuajse drejt fundit te studimeve ne degen inxhinieri ndertimi-arkitekture. Njerezit e medhenj ne historine e cdo vendi kane kaluar shume peripeci, pse jo edhe humbje te dhimbshme veshtire te kapercyeshme. Une kam shume shprese tek ju si nje njeri me vlera te larta njerezore dhe mbi te gjitha nje njeri “TRIM”. E di, nuk eshte e lehte sot ne Shqiperi te luftosh kunder tre njerezve me te rrezikshem te momentit  ne Shqiperi: Treshja braziliane Nano-Berisha-Meta. Une nuk e di se me sa koshience e keni nisur ju luften tuaj ndaj ketyre tre njerëzve, por ne te dyja rastet, si me koshience, si pa koshience ju i nderuar bir “TRIM” i nenes se pergjakur nder shekuj,i  Shqiperise tone qe ka prodhuar perhere djem TRIMA e keni shkundur nga themeli shoqerine shqiptare. Kur Sali Berisha mori perseri pushtetin ne vitin 2005 edhe ata pak shqiptare qe kishin pak shprese tek vendi dhe “DJEMTE” e tyre e humben ate. Kur ne vitin 2009 u vertetua boterisht se triada mafioze per interesa jetike u bashkuan dhe zgjedhjet i vodhen barbarisht duke u  bashkuar me djallin e fatkeqesive me te medha te Shqiperise ne keto 20 vjet, shume nga ne shqiptaret e ndershem e humbem edhe ate 1% shprese qe mund te na kishte mbetur. Gabuam i dashuri vellai jone. Harruam se Shqiperia ka akoma ty ne krye te opozites. Une prej shume kohesh ndihem ne faj qe nuk kam mundesi te kontribuoj sado pak ne rrugen tende qe ke nisur per shpetimin e popullit shqipetar. Historia te ka vendosur perpara nje detyre shume te veshtire. Njelloj si i serviri shqiptareve me ne krye Ismail Qemalin ne vitin 1912 fatin e kombit tone. Edhe ne ate mot te larget te vitit 1912 çasti ishte vendimtar: “O tani,o kurre”. Por me duhet te mbaroj edhe ato pak provime qe me kane mbetur, por gjithsesi ndihem keq qe ste ndihmoj dot me kontributin tim sado te vogel ne rrugen tone tashme te perbashket, por aspak te pamundur per shpetimin e atdheut. Une as qe do prezantohesha ne ndonje baze te Partise Socialiste. Do punoja me idete dhe idealet e mia per te shpjeguar popullit shqiptar se ne çfare rreziku ndodhet dhe se sa e madhe eshte endrra qe ti po na servir, si po bej ne menyre te pavarur dhe individuale me aq sa mundem ketu ne Itali. Aq sa te mundesha, do isha i kenaqur qe te mund ti shpjegoja qofte edhe nje shqiptari te vetem endrren tende per te ardhmen tone. Ne shtepine time per shembull une e kam futur kete fryme dhe dua te te them se gjyshja ime 85 vjecare ne daten 8 maj nen shoqerimin tim, sepse nuk mund te arrinte dot ne qendren e votimit e vetme, votoi per endrren tone te perbashket. Une ja shpjegova se ti nuk je e vetmja rruge per mua, nipin e saj, sepse ajo mendon (jo pa te drejte se jeta e saj ka perfunduar tashme). Slogani e vetmja rruge nuk e paraqet saktesisht rrugen tuaj. Ju nuk jeni e vetmja rruge, ju djali “TRIM” jeni e vetmja shprese. Por gjyshja ime me pohoi dicka tjeter. Do votoj per ju, u shpreh, jo per vete, tamam si ai plaku qe ne moshen 90 vjecare mbolli nje ulli dhe e pyeten me te qeshura disa te rinj jo fort te mençur Perse e mbjell o plak kete ulli, a do arrish dot t’ja shikosh frytet. Jo, u pergjigj i qete plaku, une sdo arrij dot mbase kurre te ha nga ky ulli, por po e mbjell si vepruan te paret e mi. Po i kthej borxhin dhe detyren shoqerise. Ti po me kujton mua personalisht, por te jesh i sigurt edhe shume shqiptareve te tjere se: Shqiperine nuk e kemi te trasheguar nga prinderit, e kemi marre borxh nga femijet tane. Ndoshta ju i nderuar z.Edi Rama nuk do beheni kurre kryeminister, por ne faqet e bardha te historise ju keni hyre tashme ne moshe kaq te re. Keni hyre ne histori si njeriu e politikani qe pa frike e me guxim po beson tek drejtesia, prosperiteti, shpresa e vdekur e nje populli. Ju i keni rikthyer dinjitetin shqiptareve. Shqiptaret sot e ndiejne edhe me shume, bile disa por si edhe une qe tani po e shikojme te ardhmen e ndritur qe pret atdheun tone me njerez si ju. Ju po luftoni mafien, mashtrimin, kalbjen morale te politikes, por duhet thene edhe te nje pjese te shoqerise shqiptare. Jo si nje e keqe qe nuk mund te permbyset kurre, por pikerisht si nje peme e kalbur, thjeshtesisht e c’rrenjueshme nga shoqeria. Ju po i ngjallni perseri endrren nje populli te rene thelle ne terrin e pushtetit te krimit dhe te injorances. Shqiperise se zymte me re te zeza kercenuese po i tregoni se pertej atyre reve, me vendosmeri dhe palekundshmeri eshte dielli. Duket si nje koncept shume i thjeshte, por ne realitet aspak i tille, sepse nje popull i cili qe ne kohe te koheve, qe nga perandoria osmane, veço ketu vetem shpalljen e pavaresise, e ka pare vetem njehere driten e diellit, e asnjehere ate te prosperitetit. Vetem ne vitin 1912. Edhe atehere per shume pak kohe. Po i rikthen shpresen nje populli qe nuk e ka perjetuar kurre demokracine ne vendin e tij te dashur. Po i kujtoni atij se slogani i fushates elektorale i presidentit amerikan Obama “YES WE CAN” na pershtatet me shume ne shqiptareve se sa amerikaneve. Po i tregoni popullit tone aq shume te vuajtur se: Po, ne mund te bejme te pamunduren. A mund te vendosim ne ne Shqiperi demokracine? Po, ne mundemi (Yes we can). A mundemi ne te vendosim ne Shqiperi drejtesi? Po, ne mundemi (Yes we can). A mundemi ne ne Shqiperi te vendosim triumfin e te drejtit ndaj te padrejtit? Po, ne mundemi. A mundemi ne te jetojme ne paqe dhe ne harmoni sociale ne nje vend te derrmuar nga fatkeqesite njerezore dhe ekonomike? Po, ne mundemi. A mundemi ne te shporrim autokratet dhe gjakpiresit nga politika? Po, ne mundemi. A mundemi ne ti kthejme dinjitetin nje vajze te perdhenuar barbarisht nga nje kafshe, e qe gjykata nuk e denon kete moster sepse eshte djale ministri apo pasanik me leke shume duke e mbyllur perjetesisht ne qeli te erret kete kafshe qe ka qejf erresiren dhe jo driten? “YES WE CAN”. A mundemi ne, te gjithe te bashkuar te konfiskojme pasurite mafiozeve dhe tokat e grabitura, tua kthejme pronareve legjitime? “YES WE CAN”. A mundemi ne, te bejme te mundur qe emigrantet te shikojne te ardhmen e femijeve te tyre dhe sigurine e jetes per ta ne Shqiperi? “YES WE CAN”. A mundemi ne, te tregojme vendeve fqinje se jemi nje popull fisnik, inteligjent e plot virtyte, me te lashtet ne Ballkan? “YES WE CAN”. A mundemi ne, qe qofte me pak te ardhura, por plot me dinjitet dhe harmoni te ndalojme emigrimin e metejshem te te rinjve Shqipetare? YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe “KURRE ME”, asnje shqipetar, qofte edhe njehere te vetme, ne indinjim e siper, te mallkoje token qe i polli? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe “KURRE ME”, asnje shqiptar te mos mallkoje nenen pse e lindi? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe cdo padrejtesi qe i behet cdo shqiptari ne cdo cep te botes te ulerasim per drejtesi te gjithe njezeri? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe vendi jone te jete me i bukur e me i gjelber? “YES WE CAN”. A mund te bejme ne te mundur, qe te mendohet mire cilido qofte para se te vendosi te presi qofte edhe nje peme te vetme ne parkun e Lures? “YES WE CAN”. A mund te bejme ne te mundur, qe “KURRE ME” nje kusheri i pare di vetem italisht, kurse kusherira e tij flet vetem anglisht? “YES WE CAN”. A mundemi ne te bejme te mundur qe te mos ndodhi me qe gjyshi nuk merret dot vesh me nipin, por do perkthyes sepse nipi di vetem anglisht sepse eshte lindur dhe rritur ne Amerike e nuk e njef fare gjyshin e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›