E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/SHBA-ja përpunon strategjinë “internet të pakapshëm për disidentët e rinj”

15-06-2011 / Gazeta 55

Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Dhe bashkë me të kanë ikur edhe ditët kur ishte e rëndësishme bllokimi i komunikacioneve të Rusisë. Sot Shtetet e Bashkuara kanë një shqetësim të ndryshëm, amplifikimin e sa më shumë zërave disidente në Pranverën Arabe. Kjo është arsyeja pse në Shtëpinë e Bardhë është duke u zhvilluar dhe po zbatohen dy programe për internetin dhe telefoninë e “pakapshme" për t’ua dhënë atyre që kundërshtojnë regjimet diktatoriale. Për të eksportuar demokracinë, me pak fjalë, nuk duhet vetëm të dërgojnë instruktorë në fushë-betejat e revoltave, por duhet edhe të ndihmojnë kundërshtarët, qysh në fazën e përgatitjes: me ndihmën e internetit. Deri tani, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni kanë shpenzuar rreth 50 milion $ për të krijuar një rrjet alternativ të telefonisë mobile në Afganistan, duke përdorur vetëm frekuencat e ulëta të forcave ushtarake. Ky operacion erdhi për të anuluar aftësinë e talebanëve për të shuar telekomunikacionet zyrtare afgane. Qeveria e SHBA-ve është duke aplikuar të njëjtat zgjidhje në vende si Irani, Siria dhe Libia. Projekti tjetër ka zhvillimin e internetit në “valixhe”, një lloj kit-i online, që merret me vete, e dobishme për të mundësuar komunikimin pa tel nga Interneti botëror. Pastaj duke e kaluar koha kur dërgoheshin mesazhe me anë të “Zërit të Amerikës”. Sot ajo siguron një rol aktiv, siç ka ndodhur në Kinë, ku Uashingtoni ka mbështetur zhvillimin e softuerit që ruan anonimitetin e përdoruesit. Duke parë përpara, hapi i fundit është i përbërë nga këto projekte të internetit “fantazmë” të pakapshëm, për të cilën është vënë së bashku një aleancë e përbërë nga diplomatë, inxhinierë ushtarakë, programues dhe disidentë të rinj nga një duzinë vendesh, një lloj rrjeti më shumë fizik dhe më pak virtuale. Duke filluar nga mendjet e projektit.
Sipas asaj që raporton  gazeta amerikane “New York Times”, ueb-i  në valixhe erdhi nga katër kontraktues jo të zakonshëm të Departamentit të Shtetit në Uashington. Ata janë të pashembullt.  Josh King, një autodidakt programimi. Thomas Gedeonit: një haker. Dan Meredith, një i pasionuar i çiklizmit. Dhe trajneri, mister Meinrath, dekani i grupit  që është vetëm 37 vjeç. Nga ajo pak lajm që ka rrjedhur, nga një pikëpamje teknike, valixhja do të bazohet në një version “mesh network” domethënë të rrjetit në rrjetë, që do të transformojë pajisjet e tilla si telefonat celularë apo kompjuter personal në një lloj të rrjetit pa tel të padukshëm, pa një qendër të centralizuar. Me fjalë të tjera, një imazhi, një zë ose një e-mail mund të "udhëtojë" drejtpërdrejtë midis pajisjeve pa tel dhe të anashkalojë rrjetin zyrtar. Hardware (apo pjesa fizike) duhet të jetë e përbërë nga antena të vogla  rrjet-kapëse “wireless”, një kompjuter laptop për të operuar me sistemin, një USB flash-drives dhe CD. Për sa i përket rrjetit celular input-i  ka ardhur nga Afganistani. Nga 2001 e këtej, talebanët kanë qenë shpesh në gjendje të ndalojnë rrjetit zyrtar-kryesor në zonat rurale, ndoshta për të kryer operacione të fshehta. Gjithashtu në projektin “Palisades”, ky është emri zyrtar, detajet janë të pakta, por ish-oficerë ushtarakë dhe civilë kanë thënë se është i bazuar pjesërisht në "qeliza" telefonike të vendosura në rrjet nga bazat amerikane në këtë zonë. Në praktikë, sistemi do të jetë një lloj i sistemi si “129 e policisë” në dispozicion për të gjithë, edhe pa një rrjet “normal”. Mbështetësi i kursit të ri ka qenë vetë kreu i Departamentit të Shtetit, Hillary Clinton: “Rreth botës - tha ish-zonja e parë - ne shohim çdo ditë e më shumë njerëz që përdorin internet, teknologji të telefonisë mobile dhe të tjera, për t’i dhënë forcë më shumë zërit të tyre dhe protestat e tyre kundër padrejtësisë, dhe për të realizuar shpresat e tyre të lirisë dhe demokracisë. Ne po përballemi me një mundësi historike për Shtetet e Bashkuara për të ndryshuar konceptin e saj të ndihmës. Amerika është e përqendruar për të ndihmuar në këtë formë të dialogut ndërmjet vetë njerëzve, bashkësitë e tyre dhe qeveritë e tyre me pjesën tjetër të botës”. Aktualisht është shumë e vështirë të parashikohet efektet reale të këtyre projekteve ambicioze. Pas shumë vitesh  të tekno-euforisë tash është realizmi  që ka në dorë e gjykimin një ideje të mirë duke e parë atë të aplikuar. Çdo aleat i ri në këto lloje luftimesh rrjetit është një gjë e çmuar, një simbol i lirisë, mund të jetë pikë kthese.
Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›