Dy porosi të qarta nga Faktet e Shpejta...
Autori i Lajmit: Frode Mauring
Të nderuar përfaqësues të mediave, mirë se erdhët në promovimin e Fakteve të Shpejta të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm 20/21. Kjo është anketa e parë e këtij raporti që bëhet pas shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës. Ka ndryshime të konsiderueshme në rezultatet e kësaj ankete. Janë dy porosi të qarta që dalin nga këto rezultate: Njëri është lajm i mirë, tjetri jo edhe aq i mirë.
Lajmi i mirë:
Shumica e kosovarëve kanë kthyer vëmendjen e tyre drejtë sfidave zhvillimore të Kosovës.
Lajmi jo edhe aq i mirë:
Serbët e Kosovës besojnë edhe më pak në institucionet e sigurisë.
Së pari për lajmin e mirë:
Këtë herë më shumë se 70 për qind të kosovarëve të anketuar shohin çështjet ekonomike apo sociale si problemin e tyre të parë. Kjo do të thotë se krahasuar me herën e kaluar 20 për qind më shumë të anketuar kanë identifikuar këto çështje si primare. Nga këta, gati 10 për qind e shohin ngritjen e çmimeve si problemin kryesor, me të cilin përballet Kosova. Përveç kësaj gati 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës të anketuar shohin çështjet e ndryshme sociale, ekonomike dhe të qeverisjes si kërcënimin kryesor të stabilitetit në Kosovë. 70 për qind konsiderojnë papunësinë apo varfërinë si kërcënimin kryesor të stabilitetit, përderisa 20 përqind konsiderojnë mungesën e sundimit të ligjit dhe keqmenaxhimin si kërcënim kryesor të stabilitetit. Këto numra tregojnë se sa kosovarë kanë ndryshuar agjendën e vet. Çështjet politike nuk janë ato që brengosin njeriun e zakonshëm – çka i brengosë ata është jeta e përditshme. Ky është një lajm i mirë pasi energjitë e qytetarëve dhe të qeverisë do të drejtohet në zhvillim. Megjithatë, jeta e përditshme nuk mund të përmirësohet nga një akt apo proces i vetëm, standardi i jetës nuk është i lidhur me një çështje të vetme. Nuk është i lidhur vetëm me konferencën e donatorëve, anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Bankën Botërore apo në Fondin Monetar Ndërkombëtar apo ndonjë veprim të vetëm. Standardi i jetës, punësimi dhe varfëria, janë detyra të secilit kosovar; dhe, përsëris, nuk ekziston asnjë faktor apo ngjarje e vetme që do të mund të zgjidhte çështjet ekonomike që ngarkojnë Kosovën. Këto sfida janë të tërë Kosovës. Shumë nga këto janë prezentë në tërë rajonin. Ka një nevojë të madhe për energjinë e secilit kosovar që të kontribuojë për të ardhmen e Kosovës. Secili njeri që dëshiron ta shohë Kosovën si vend më të mirë duhet të: respektojë ligjet, të punojë shumë dhe me nderë, dhe po, edhe të paguajë energjinë elektrike. Sistemi gjyqësor i Kosovës duhet të punojë më shumë dhe të sigurojë se rregullat respektohen në mënyrë që njerëzit e ndershëm të Kosovës të mos paguajnë çmimin për të tjerët. Kjo është një sfidë e madhe, pasi gjyqet e Kosovës nuk qëndrojnë shumë mirë në publik. Vetëm 20 për qind të kosovarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e gjyqeve të Kosovës. Kosova e re ku ligji duhet të jetë sundimtar nuk mund të ndërtohet nga një grup i njerëzve; Kosova ka nevojë për energjitë e të gjithë qytetarëve të saj pa marrë parasysh etninë e tyre. Kjo më sjellë te pika ime e dytë lajmi jo edhe aq i mirë. Përqindja e serbëve të Kosovës të cilët besojnë në institucionet e sigurisë, me përjashtim të policisë së UNMIK-ut, ka rënë. Përqindja e serbëve të Kosovës të cilët janë të gatshëm të punojnë me shqiptarët e Kosovës ka rënë. Këto numra mund të jenë të ndikuara nga shpallja e pavarësisë; Megjithatë, ato tregojnë për sfida të tjera. Kosovës i duhet toleranca aq sa i duhet edhe guximi. Popullata shumicë duhet të ngrisë nivelin e tolerancës; dhe popullata pakicë duhet të ngrisë guximin. Guximin për t u kthyer në Kosovë, guximin për të besuar, për të marrë pjesë, Guximin për tu bërë pjesëtarë të shoqërisë së Kosovës. Ka nevojë që të flitet më shumë se kurdoherë me minoritetet që të ndërtohet besimi dhe guximi për një bashkëjetesë në një Kosovë të të ardhmes.
Zonja e zotërinj,
Përfundimisht, situata ekonomike dhe sociale duhet të ketë prioritet. Përfundimisht, qeveria e Kosovës duhet të japë pjesën e saj më të mirë dhe në bashkëpunim me qytetarin të ballafaqohet me këto sfida, ekonomike dhe ndëretnike. Pa zhvillim nuk mund të ketë stabilitet; nuk mund të ketë marrëdhënie të mira ndëretnike; nuk mund të ketë qeverisje të mirë. Kosovës i duhen investime dhe sundim i ligjit. UNDP-ja, agjencitë zhvillimore dhe donatorët janë këtu në Kosovë, që të përkrahin Kosovarët në përpjekjet e tyre. Megjithatë, rezultati i këtyre përpjekjeve do të varet nga populli i Kosovës, Qeveria e Kosovës, shoqëria civile dhe sektori privat.
(Fjalimi i përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Frode Mauring, në promovimin e Fakteve të Shpejta të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm 20/21. Titulli është i redaksisë)
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008