A na mjafton shqipja që të mirëkuptohemi?
Përditë e më tepër po bindem se nuk mjafton kuvendimi në shqip që të kuptohemi; në se diktatura e pat bërë hermetik, pluralizmi .... po e bën përditë e më tepër të kolokrepsur dhe të vështirë mirëkuptimin mes një shqiptari me shqiptarin “tjetër”, edhe pse të dy janë shqiptarë të të njëjtit shtet, të të njëjtit gjak…A guxojmë të themi atë që mendojmë? A jemi të gatshëm të mbrojmë idetë dhe interesat tona si komunitet? Përse është kaq i pamundur konsensusi, marrëveshja, mirëkuptimi mes nesh? Përse e kemi më të kollajtë fjalën e keqe se fjalën e mirë dhe përse jemi aq të gatshëm të biem në konflikt, në sherr, në grindje, në shpifsharje? Mos ndoshta arsyeja themelore e mungesës së kulturës së komunikimit fshihet te ajo që zbuloi ditët e fundit doktori i zemrës, kryeministri Berisha, që ne e paskemi gjakun të përzier me gjakun turk, gjë që do të thotë se gjysma e gjakut na shtyka drejt Anadollit e tjetra në Evropë? Trazirë e shpifur duhet të jetë kjo, në se është e vërtetë!
Ne që flasim shqipen e lashtë indoevropiane e që, pavarësisht nga feja, krahina dhe ideja, e duam BE-në e SHBA-të e pas tyre edhe atdheun, (n’daç thuaji edhe mëmëdhe!), të lirë e demokratik, me mish e me shpirt, me prona e pa prona, me parti e pa parti, me vende të para e plot suksese të padëgjuara, paçka se më të fundit në procesin e integrimit, nuk e kemi pas ditur sa i vështirë qenka integrimi jo vetëm në Evropë, por edhe me njëri-tjetrin. Dallimet dialektore e zakonore veri-jug nuk janë gjë para vështirësisë për të ngritur ura a pasarela të qëndrueshme komunikimi pozitë-opozitë, shqiptar-shqiptar, qytetar-katundar, nëse të dy i përkasin partive të ndryshme. Sa më tepër molloisim, ligjërojmë, grindemi, debatojmë, sherrosemi e kuvendojmë në shqip për demokracinë, aq më të prirur jemi të mos merremi vesh, të mos kuptohemi, të mos ecim së bashku, të mos paqtohemi e të sherrosemi kot së koti me sho-shokun…
E pra, një qytetar normal ka të drejtë të pyesë: Si është i mundur ky absurditet? Si nuk ju ndih së paku gjuha amtare të mbrothësoheni, të komunikoni, të bashkoheni rreth një qëllimi të përbashkët kombëtar, apo edhe komunitar? Jo vetëm debatet televizive, po sidomos ai që aq shpesh quhet “tempull i shenjtë i demokracisë”, - Kuvendi -, d.m.th parlamentarizmi, e ilustrojnë për bukuri sa më sipër. Për të mos përmendur edhe “rrugën”, e cila në çdo çast e për hiçmosgjë të rrezikon e të kërcënon me ndonjë rikoshet jo vetëm me fjalë, por edhe fizikisht. Natyrisht që nuk është fajtore gjuha shqipe, -ky mjet si çdo mjet-, për mungesën e komunikimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë! Afërmendsh, nuk ka faj makina kur përplaset me bordurat apo kur bie në humnerë…Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme të mësojmë anglisht, frëngjisht, turqisht, hebraisht, greqisht, serbisht, etj, n’daç edhe kinezçe, që të braktisim gjuhën e urrejtjes e të mësohemi me pluralizmin, me demokracinë, me tolerancën, me konsensusin, që të paqtohemi me mendimin ndryshe, me tjetrin ndryshe, me vizionin ndryshe. Gabim që u keqkuptua Berisha kur kërkoi që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën kineze në shkollë, pasi ai fort mirë e ditka, si arkitekt i konfliktit permanent, që ne nuk merremi vesh me njëri-tjetrin as në shqip, prandaj ç’ndryshim do të kish shqipja nga kinezçja?!
Kjo do të thotë që jemi ne ata që e bëjmë shqipen gjuhë të konfliktit për hir të keqkuptimit që i bëjmë pluralizmit; se na është dobësuar edhe më mosbesimi ndaj institucioneve dhe përfaqësuesve shtetërorë; se për hir të pasigurisë dhe varfërisë së tejzgjatur, pse jo edhe të mungesës së kulturës dhe injorancës së trashëguar, si gjallesa ende të pashoqërizuara, përfaqësuesit tanë vazhdojnë ta përsosin konfliktualitetin si të ishte një virtyt vetëmbrojtës. “O sa mir’ të jesh shqiptar!” në gojën e mercenarëve që mbjellin urrejtje, përçarje, konflikt e mosbesim tingëllon si kushtrim për përjashtim dhe dasi, në mos edhe për sherr, por jo si një ndjenjë kombëtare, prej së cilës do të burojë harmonia, mirëkuptimi, bashkëjetesa me besim të ndërsjellë. Fjalori i gjuhës shqipe ka pësuar erozion më shumë se brigjet e lumenjve dhe tokat e ndërtimeve pa lejë. Fjalët aq shumë të përdorura nga krerët tanë partiakë: Ligj, Kushtetutë, nder, besë, djersë, punë, dinjitet, premtim, sinqeritet, shtet i së drejtës, madje edhe demokraci e drejtësi…etj, për shumicën e shqiptarëve transmetojnë kuptim të kundërt! Etiketimet ortodoks, musliman, vllah, jugor, verior, kosovar, komunist, antikomunist, i përndjekur, neobllokmen, etj…, shërbejnë më së tepërmi për të stimuluar përçarjen, se unitetin.
***
Në para-shoqëritë primitive, barinjtë mbijetojnë në vetmi, flasin me veten e ecin me kujdes nëpër pyll; janë të detyruar të jenë syçelë ndaj ndonjë pusie të beftë: pusisë së egërsirës, armikut, hasmit, gjaksit, hajdutit, vrasësit…d.m.th ndaj tjetrit. Edhe kur këndojnë, këndojnë në monofoni, me zë të lartë…Kjo ndoshta është arsyeja përse ne jemi të destinuar të kthejmë kokën pas, të arsyetojmë individualisht, në monolog, të ligjërojmë majëkrahit me monofoni, të mos besojmë kollaj te tjetri, te fqinji, të sigurojmë vetëm kasollen dhe oxhakun e familjes, kurse jashtë le të bëhet nami…Sa përballemi me një të panjohur, bëjmë bujarin, të fortin e të sigurtin me fjalë e me pozë, gjë që duket sikur na bën më të lartë, më të nderuar, rrjedhimisht edhe më të ndryshëm nga qytetarët e botës moderne. Edhe kur jemi në kafene, ne shqiptarët flasim më zë të lartë. Vetëm se ndryshe flasim brenda familjes, ndryshe në rrugë, ndryshe në Shqipëri e ndryshe sillemi jashtë shtetit...
Më tipiku i kësaj dukurie “baritore” është kryeministri Berisha. Vini re si flet dhe si ecën ai: sikur kapërcen mbi shkrepa e sikur u flet atyre që janë jo pas ekranit, por prapa malit…Nuk ka një tjetër si ai që të mos lodhet së bëri monolog me të vetët, në grupin e vet parlamentar e qeveritar. Ama kur i del përpara “armiku”, bërtet, shan, fyen dhe ulurin për të trembur rivalët, ndaj të cilëve, me sa duket, si ai bariu i vetmuar në pyll, nuk i teret dyshimi paranojak se mund t’i kenë zënë pusi diku, pas një ferre, pas një qafe mali a një medieje të pavarur...Ndërsa kur i qëllon të flasë me të huajt, zëri i zbutet, trupi i ngurtësohet, fytyra i merr hijen e një paqësori të bindur, të urtë e të mirëkuptuar, aq sa nuk e beson dot që është i njëjti njeri: ndryshe në shqip e ndryshe në anglisht, ndryshe me ne, qytetarët, ndryshe me ndërkombëtarët! Afërmendsh, nuk e besoj dot që fajin për këtë tjetërsim e ka gjuha shqipe. Ashtu si nuk është rastësi që tabelat e shumicës së dyqaneve e lokaleve nuk janë në shqip, ashtu edhe jo pak shkrues artikujsh dhe ligjërimesh bëjnë si bëjnë e do të kallin patjetër fjalë të huaja, kryesisht në anglisht, për të dëshmuar që autorëve në fjalë nuk u mjafton shqipja, e që kinse janë evropiano-amerikanë të kulluar e të kulturuar, d.m.th nuk i përkasin nivelit të ulët…si ndozot ne, të zakontëve, shqipfolësve të mjerë e të pagdhendur të Ballkanit Perëndimor!…Kjo dukuri provincialësh, të cilët, sa bien në kontakt me ekranin e delegacionet zyrtare, teksa komunikojnë anglisht, duket sheshit që nuk janë ata që ne i njohim në përditësi: agresivë, vulgarë, shpif-sharrës, inatçorë, intolerantë, sherrndezës…Me siguri ky duhet të jetë një tipar tejet specifik në teorinë e komunikimit: të dyzuarit, të dyfytyrësuarit nëpërmjet gjuhës. Askurrkund tjetër, në asnjë mjedis jashtë shqiptar, besoj të mos pikaset kaq shqeto kjo “aftësi” kameleonike, made in Albania.
***
Ashtu si veprojmë kur nuk pështyjmë përtokë e nuk hedhim paketën e cigareve në rrugët e Evropës, si bëjmë rëndom në Shqipëri, krerët tanë, në kontakte me delegacionet e BE/ SHBA-ve nuk përdorin gjuhën e urrejtjes, atë gjuhë shqip-shaj-fyej-poshtëro, e cila tashmë është bërë mbizotëruese në politikë, në ekrane, në shoqëri, në rrugë, në familje e sidomos në komunikimet virtuale, në faqet e internetit, ku militantët anonimë, të yshtur nga prijësit përkatës partiakë shfryjnë, pështyjnë, vjellin, shpifin, bëjnë kërdinë, më ndyrë se WC-të publike…Liria e shprehjes dhe e lëvizjes ende nuk na ka mësuar të kuptojmë që një mjedis i mbjellë me plehra, me infeksion e ndotje, me konflikt dhe sherr të vazhdueshëm…qoftë edhe jashtë shtëpisë (për tjetrin) nuk shmanget dot duke mbyllur dritaret, veshët, mendjen apo hundët. Ne po lindim e po rritim fëmijë në pisllëkun e gjuhës së urrejtjes, të gjuhës së konfliktit e sherrit të pasosur. Për këtë arsye, herët a vonë, konflikti do të bëhet zot i familjes, sado e hermetizuar, me derë të blinduar të jetë pajisur ajo…
Por këtë të vërtetë nuk e kuptojnë dot, e ndoshta as që duan ta kuptojnë më së pari përfaqësuesit tanë, ata që janë të detyruar të mbjellin shembuj dhe modele “pastërtie”, etike, mirëkuptimi; sepse ata ia kanë parë hajrin kësaj gjuhe urrejtjeje, e cila i ka bërë lehtësisht të pasur, të shquar, të pushtetshëm, të imunizuar, të lavdishëm, të paprekshëm. Nëse Berisha nuk do të ishte aq i talentuar në përdorimin e gjuhës së urrejtjes e po të mos ishte kaq instiktiv në vetëmbrojtje, si ai bariu i stërvitur i malit, ndaj pusive, vështirë se mund të mbijetonte kaq gjatë në politikë!
E pra, po ta vëresh këtë dukuri “gjuhësore” së jashtmi mund të bindesh se asnjëherë shqiptarët me njëri-tjetrin (ndoshta duhet shtuar: edhe me vetveten), nuk kanë qenë kaq të grindur, kaq të përçarë, kaq të mllefosur, kaq të pakomunikueshëm. E huazuar nga koha e Luftës së Dytë Botërore, shprehja “plumb ballit”, që asokohe hidhej si parullë mobilizuese kundër tradhtarëve të atdheut, në pluralizëm po përdoret ndaj rivalëve në garë, ndaj kundërshtarëve politikë. Pas kësaj thirrme vrasëse, fjalët: lavire, horr, hajdut, i korruptuar, kriptokomunist, fashist, spiun i Sigurimit, klan i Zemunit, anëtar i karteleve të drogës, etj., ngjajnë si përkëdhelje. Gjuha shqipe tashmë është shndërruar në një mjet kërcënonjës, shfarosës, helmonjës, eliminonjës, konfliktsjellës, përjashtues, baltosës, duke mos shërbyer për komunikim, për paqe e harmoni, për marrëveshje, mbrothësim e mirëkuptim, qëllime këto parësore të Zotit që i ka shpikur. Ky është dëmi më i madh që i është bërë gjuhës, rrjedhimisht edhe qytetarit, kombit e shoqërisë, por më së shumti ardhmërisë sonë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)