Zeqi Agolli: Në vitin '42 prezantova Enver Hoxhën me Ramiz Alinë
Vijon intervista e ish-diplomatit të njohur dhe ish- sekretarit të parë të Enver Hoxhës. Zeqi Agolli në këtë numër të dytë të intervistës së veçantë të tij për publikun e gjerë ndalet te detaje tepër interesante, që kanë të bëjnë ndoshta me momente tepër decizive të historisë sonë të luftës, por edhe të periudhës komuniste. Konkretisht ai tregon për momentet kur në shtëpinë e tij zhvillohej mbledhja më e rëndësishme e krerëve komunistë të vitit '42, të cilët për herë të parë ndëshkonin zyrtarisht një të quajtur fraksion. Dhe ky ndëshkim i takonte krerëve të grupit të të rinjve të krijuar në Vlorë, Sadik Premtes dhe Anastas Lulës. Por Zeqi Agolli tregon edhe një detaj tepër interesant, që ka të bëjë me momentin që ai ka prezantuar Enver Hoxhën, që e kishte strehuar në shtëpinë e tij, me shokun e tij më të ngushtë, Ramiz Alinë. Gjithçka rreth këtyre detajeve dhe të tjera të tillë lexuesi i gjerë i Gazetës do t'i lexojë nga rrëfimi i vetë Zeqi Agollit, i cili të 90 vitet i ka mbushur vetëm pak ditë më parë, pikërisht në datën 23 mars të këtij viti.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Agolli. Thatë nga numri i kaluar i kësaj interviste, se në shtëpinë tuaj u vendos të bëhej mbledhja e jashtëzakonshme në të cilën siç duket, tashmë është goditur Anastas Lula dhe Sadik Premte, të cilët në ato katër net të zhvillimit të atij takimi misterioz janë cilësuar "Fraksionistë". Ndërkohë, sqaruat se në shtëpi pas mbërritjes së Doktor Esat Dishinicës dhe të nesërmen Enver Hoxhës, erdhën të gjithë eksponentët e Partisë Komuniste, duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në 15 persona. Meqenëse po kalojmë në numrin tjetër, për rikujtesë të lexuesit doja të përsërisnit disi bisedat dhe njohjet e para që ju bëtë me Enver Hoxhën në momentin që erdhi në shtëpinë tuaj, të cilën më mbrapa e ka kthyer në bazë kryesore ku rrinte kryesisht vetë.
Mbasi hyri brenda në shtëpi dhe u takua me Doktor Dishnicën, Enver Hoxha që u prezantua me emrin "Tarasi", më thërriti pranë dhe më pyeti për familjen, origjinën e farefisin. Me cilin grup komunist kisha bërë pjesë para themelimit të Partisë dhe me cilin kisha patur lidhje.
Pas kësaj, kontrolloi shtëpinë dhe pa se në rast rrethimi nuk kishte rrugëdalje tjetër veçse ta çanim atë me luftë, prandaj porositi që të sillnin sa më shumë armë të lehta dhe municione, si dhe bomba dore.
Në dhomë kishit armë siç ju porositi Enveri, apo jo?
Në dhomë ishte grumbulluar një arsenal i tërë armësh. Kishte revole të të gjitha llojeve, si dhe bomba italiane dhe angleze. Në atë kohë në krye të qeverisë fashiste ishte Mustafa Kruja, i cili ishte betuar të shuante dhe të zhdukte komunistët dhe lëvizjen komuniste.
Po pozicioni i shtëpisë si ishte?
Nga ana strategjike pozicioni i shtëpisë ishte i papërshtatshëm, sepse rreth e qark saj në distancë 10 dhe 100 e 200 metra ishin shtëpitë e spiunëve më të rrezikshëm të asaj kohe si Seit Matja, Njazi Hatibi, Gëzim Latifi, Man Kukaleshi dhe një farë kapter Selimi. Por mbi të gjitha, në rrugën që shkonte paralel me tonën, rreth 300-400 metra, kishte shtëpinë Mustafa Kruja, që ruhej e kontrollohej nga dhjetëra spiunë, policë e milicë.
Pra, në këto kushte filloi konferenca që më vonë do të përmendej fuqishëm?
Pikërisht në këto rrethana, më 28 qershor 1942 filluan punimet e saj. Tashmë ajo dihet që u mblodh për të shqyrtuar veprimtarinë e Anastas Lulos e Sadik Premtes e cila siç e përmendët edhe ju në pyetjen e parë të kësaj interviste, u cilësua "Fraksion Antiparti". Unë e Pirro Kondi, që bënim roje, sidomos kur hynim në korridor dëgjonim zëra që ngriheshin fort, sidomos atë të Misto Mames.
Sa ditë vazhdoi mbledhja?
Mbledhja ka vazhduar pa ndërprerë plot katër ditë e katër net, me pushime të vogla dhe me 2-3 orë gjumë në 24 orë. Ditën vazhdonte lart në katin e dytë të shtëpisë ndërsa natën bëhej poshtë në katin e parë të saj, ku për t'u maskuar nga rruga vendoseshin batanije në dritare. Në çdo pushim Ija u bënte kafe.
Çfarë bënin Anastasi dhe Sadiku në pushim të mbledhjeve, kur mbi ta binte gjithë ajo ofensivë?
Ata rrinin të tërhequr dhe nuk bashkoheshin me njeri. Rrinin kokëvarur dhe tepër të heshtur dhe të mërzitur. Më binin shumë në sy me atë lloj qëndrimi që nuk të linin pikë dyshimi të kuptoje se ata e kishin një hall shumë të madh, por të jem i sinqertë, megjithëse gjithçka që ata mërziteshin ndodhte brenda atyre mureve unë nuk dija se përse rrinin ashtu.
Kur mbaroi mbledhja, Enveri më nisi menjëherë në Kosovë për të çuar rezolutën e konferencës së jashtëzakonshme.
Shtëpia jonë pas kësaj u bë bazë për Enver Hoxhën, i cili siç edhe të thashë në intervistën e numrit të parë, ka ndenjur plot nëntë muaj. Të kuptohemi se nuk flitet që ai të ketë ndenjur nëntë muaj në ilegalitet në shtëpinë tonë, por atë shtëpi e kishte si bazë kryesore dhe të sigurtë, ndërkohë që largohej për punë organizative partie me ditë dhe herë pas here strehohej në bazën që kishte përcaktuar për vete, pra shtëpinë tonë. Nuk e di nëse më kuptoni, pasi nuk duhet të krijoni përshtypjen se ai u ngujua në shtëpi dhe nuk dilte apo se rrinte vetëm aty. Por nëntë muaj ne ishim në kontakt të rregullt me të, pasi hynte natën dhe ditën dhe portën e kishte të hapur, pasi kishte dhomën e tij aty. Që atëherë nuk u ndamë më, madje edhe pas çlirimit kemi pasur kontakte me vizita dhe letra. Kjo marrëdhënie e afërt vazhdoi deri sa ai ndërroi jetë.
Pra, vazhdoi të vinte në shtëpinë tuaj Enver Hoxha edhe pas çlirimit kur ishte në krye të shtetit?
Ka ardhur disa herë në shtëpinë time kur kemi pasur raste të veçanta familjare, ashtu siç na ka dërguar edhe letra, ndërkohë që në disa raste na ka ftuar edhe ai në shtëpinë e tij për dreka.
Kishte rënë në sy të njerëzve të tjerë apo të komshinjve që vinin dhe dilnin të huaj në shtëpinë tuaj?
Kishte disa që e dinin, por ishin individë shumë të veçantë miq të familjes. Ndërsa Enveri na porositi që të bënim jetën normale. Të mos ndryshonim regjimin e funksionimit të përditshëm që të mos kuptohej asgjë. Fjala ishte se shtëpia ishte baza e njëshit të luftës, pra e drejtuesit kryesor të saj. Pra, duhej të ruhej me fanatizëm dhe marifet të madh.
Sa kohë thatë se ndenji Enver Hoxha në shtëpinë tuaj?
Ndenji më shumë se nëntë muaj. Saktësisht ka ndenjur që nga qershori i vitit 1942 deri në mars të vitit 1943. Ndërkohë që ne nuk i kufizonim aspak të hynin e të dilnin komshinjtë, por ata hynin e dilnin siç kishin bërë më parë, dhe sigurisht nuk dinin gjë se ne shtëpinë e kishim kthyer në bazë të luftës. Ky veprim duke mos ndryshuar asnjë grimë normalitetin e veprimeve, siguronin më shumë maskimin, pasi nuk linte vend për dyshime. Shoqet e nënës sime si ç'do ditë para se të vinte Enveri vinin shkëmbenin gjësend apo bënin pak muhabet me të.
Ku rrinte Enveri në kohën që kishit "mysafirë" njerëzit e lagjes?
Ai zakonisht rrinte në kat të dytë, ndërkohë që kishte mundësi që nga dritarja të shikonte qartë se kush hynte dhe kush dilte nga oborri. Jo vetëm kaq, por ai dëgjonte shumë saktë edhe bisedat që bëheshin mes tyre.
Po kur vinin miq për darkë?
Në përgjithësi në shtëpinë tonë vinin shumë rrallë miq për darkë, por gjithsesi pati ndonjë rast edhe kur ishte Enveri.
Si i bëhej maskimit?
(Qesh) Do të të tregoj një rast kur në një mbrëmje të vonë na troket dera e oborrit të cilën e mbanim gjithnjë të mbyllur. Enveri si gjithnjë në të tilla raste u ngjit menjëherë lart, ndërsa Ija shkoi për të hapur portën. Në portë u shfaq burri i vajzës së xhaxhait tim i quajtur Selim Jegeni, i cili ishte nënprefekt në Shijak. Ai erdhi për të fjetur te ne. Kur hyri në oborr nëna nxitoi për të hyrë brenda për t'i treguar Enverit se kush ishte personi që kishte bujtur për darkë. Fjala ishte se meqenëse ishte për darkë s'kish si të mos e merrte vesh që në shtëpi ishte dhe një mysafir tjetër. Ija i propozon Enverit ta paraqiste si djalin e një miku të babait tonë që quhej Ali Beu dhe që ishte nga Starova e Pogradecit. Në të vërtetë Selimi e njihte Ali Beun por jo fëmijët e tij, kështu që çdo gjë shkoi për bukuri. Bënë muhabet atë natë të dy deri vonë. Të nesërmen në mëngjes, kur Selimi u ngrit dhe doli në oborr për të larë duart, Ija i shkoi për ta ndihmuar duke i hedhur ujë apo për t'i dhënë ndonjë peshqir për t'u fshirë. Në këtë kohë ai i kthehet Ijes duke i thënë: -Moj Ije, ç'djalë të zgjuar paska ky Ali Beu. Marshallah. T'i rrojë, se vetë Aliu s'është gjë e madhe.
- Epo ky është me shkollë more Selim, ndërsa Ali Beu nuk ka dalë ndonjëherë nga fshati, ti e di, -iu përgjigj shpejt e shpejt Ija.
Kështu kaloi ajo natë. Të nesërmen, kur Selimi doli nga shtëpia, Enverit të cilit gjithashtu i kishte bërë përshtypje i drejtohet Ijes: -A e thërret dot Selimin të vijë prapë, por ama tani nuk do të jem më djali i Ali Beut, por një njeri i lëvizjes.
Kështu bëmë. Unë shkova e thërrita sërish për të na bujtur për darkë. Sapo erdhi Selimi nëna i shpjegoi se kishte bujtur sërish ai miku , mbrëmshëm, por, -sqaroi ajo, -po të them se nuk është djali i Ali Beut, por një shok i luftës.
Çfarë tha Selimi pas kësaj?
Selimi mbeti i çuditur për një farë kohe pastaj ia ktheu duke vazhduar i habitur:
- Thashë unë që ku doli gjithë ky djalë nga ai farë Ali Beu.
Enveri e shfrytëzoi gjithë këtë njohje me Selimin që me anë të tij të organizonte, ashtu siç bëri, një sërë takimesh me nacionalistë të ndryshëm dhe pasi iku nga shtëpia jonë Enveri e lidhi me Gogo Nushin.
T'i thashë të gjitha këto për të të sqaruar se në shtëpinë tonë në kohën që ishte Enveri ndodhte që vinin njerëz herë pas here. Aty në oborrin e shtëpisë sime Enveri ka njohur edhe Ramiz Alinë, i cili si për çudi të fatit më mbrapa, pra pas vdekjes, do të ishte pikërisht njeriu që do ta zëvendësonte në detyrën më të lartë të shtetit.
Zoti Zeqi. Le të ndalemi disi te ky detaj goxha interesant për lexuesin.
Nga sa më keni shpjeguar gjatë kësaj interviste, por edhe nga sa po kuptoj, Ramiz Alinë e paske pasur shok të ngushtë madje shok klase në gjimnaz, kështu që ai paska ardhur te ju kur ka qenë i strehuar Enver Hoxha. Është i vërtetë një detaj i tillë? A është e vërtetë që Enver Hoxha e ka njohur në shtëpinë tënde për herë të parë Ramiz Alinë? Si dhe në ç'mënyrë e njohu atë?
Është e vërtetë që ai ishte në një klasë me mua, ashtu siç ishte e vërtetë që së bashku me Manush Alimanin dhe Siri Kodrën, të cilin e kisha ndërkohë dhe kushëri, ishin shokët e mi më të afërt dhe rrinim rregullisht në oborrin e shtëpisë time të cilin e kishim të katërt për zemër. Ashtu siç thoni ju është, që Enver Hoxha për herë të parë i ka kushtuar vëmendje Ramiz Alisë në shtëpinë time dhe informacionet i ka marrë nga unë dhe nga askush tjetër.
Pra, i bie që prezantimin ta keni bërë ju, apo jo?
Në një farë mënyrë jeni i saktë.
Në ç'mënyrë dhe rrethanë?
Ashtu sikurse të shpjegova, Enveri na porositi që sa të ishte ai në shtëpinë tonë familja jonë të ndiqte të gjitha ritet e përditshme sikurse kishte ndjekur më parë pa ndryshuar asgjë, për të mos rënë në sy se diçka kishte ndodhur në atë shtëpi, pra mos të kuptohej se dikush mund të fshihej. Ishin ditët kur edhe mua më këshilloi që të mos tregohesha aktiv në demonstrata apo takime shokësh që të bija në sy të spiunëve dhe shtëpia jonë të vihej në shënjestër. Por, ashtu siç vinin rregullisht shoqet dhe komshijet e nënës sime Ijes, për të cilat të fola disi në fillim të kësaj interviste, në oborrin tonë nuk mungonin as shokët e mi më të ngushtë, Ramiz Alia, Siri Kodra, Manush Alimani e ndonjë tjetër. Ata si çdo herë tjetër vinin shpesh në shtëpinë time, ku rrinim në oborr të cilin e kishim shumë për zemër. Aty diskutonim gjithfarëlloj çështjesh dhe temash, por kryesisht merreshim me problemet e mësimeve të nesërme në shkollë. Por çuditërisht në temat e bisedave tona kishin jo pak prioritet edhe ato patriotike, të cilat kishin të bënin me pushtimin e vendit.
Ku rrinte për të mos u pikasur Enveri, kur vinin shokët në shtëpinë tuaj?
Po jua thashë, që sa herë vinte kush ai dilte në kat të dytë. Aty kishte dhe dhomën e tij. Që nga dritarja ishte në gjendje të vëzhgonte shumë mirë çdo gjë.
Si lindi njohja me Ramizin?
Ata, Ramizi, Siriu dhe Manushi ishin shokët e mi më të ngushtë. I kisha shokë klase. Dhe që të gjithë u bashkuan fuqishëm me lëvizjen. U futëm të katërt në organizatën e rinisë antifashiste. Dhe siç e dini, Manushi u arrestua dhe u masakrua në tortura, Siri Kodra u vra në ballë të betejave të luftës, ndërkohë që edhe Ramiz Alia u arrestua por më vonë u lirua për mungesë provash.
Por më mirë le të kthehemi në momentin që po të tregoja, kur po rrinim në oborr. Enveri, që nga kati i dytë i banesës na shikonte me vëmendje nga dritarja, që ndërkohë mua më porosiste të mos nxitesha për t'i përzënë për shkakun e tij por të vijoja bisedat me miqtë siç kishim planet tona, siç kisha bërë përherë. Pra, që të kuptohemi, flasim për kohën para se ai të njihej dhe prezantohej me Ramiz Alinë, ku ata do të bashkoheshin fuqishëm me lëvizjen.
Jam kurioz zoti Agolli, nëse i bëri përshtypje Ramizi në ato momente teksa lozte për qejfin e vet?
Në të vërtetë atij i bënin përshtypje të gjithë shokët e mi, sepse ma tha që dija t;i zgjidhja shokët. Se ata ishin 'zjarr'. Por për Ramizin që ta nisa bisedën, mbaj mend se ndodhi një koincidencë disi e çuditshme, si të mund ta shpjegoj më qartë.
Pasditen e parë që ai e vrojtoi teksa bisedonte me mua në oborr, pikërisht në momentin kur si kishte ndenjur një kohë të gjatë ikën nga shtëpia, më thotë:
- Atë djalin e imët e kam parë dhe një ditë te shtëpia e Selfajve, që pozonte për bustin e të vëllait të vdekur të Syrjait.
Kush ishin Selfajt?
Te shtëpia e Syrja Selfos, që Enveri e ka përmendur shpesh në tregimet e tij të periudhës së luftës, në të cilën ai shkonte shpesh pasi e konsideronte një bazë të sigurtë të luftës, pra të tij. Syrja Selfo ishte tregtar i madh, që shiste qelqurina me vlerë në rrugën e Dibrës, ndërsa shtëpinë e ka pasur përballë hotel "Dajtit".
Enveri siç ta përmenda e kishte bazë atë shtëpi dhe shkonte shpesh. Një ditë ai pa Ramizin që po pozonte në oborr për një bust për vëllain e vdekur të Syrjait, i cili e donte për varrin e të vëllait.
Si pozonte Ramizin në bust për ta vënë te varri i të vëllait?
Ramizi ngjante jashtëzakonisht shumë me të vëllain e Selfos, që i kishte vdekur kohë më parë. Kështu që skulptori nuk mund të punonte dot pa pasur një shëmbëlltyrë. Janë marifetet e skulptorëve, ti i kupton, apo jo? Pra, siç e shikon, Enveri për herë të parë Ramiz Alinë e kishte parë atje. Por, s'i kishte kushtuar asnjë rëndësi. Pastaj ndodhi ajo koincidenca e çuditshme që ta përmenda pak më lart, kur Ramizi vinte në shtëpinë time ndërsa aty ishte strehuar Enver Hoxha. Këtu i bie që Enveri ta shikonte për herë të dytë nga dritarja, ndërsa neve po luanim. Ishte kjo ndeshje e dytë me të njëjtin person, por jo vetëm kaq, por e pa gjatë pothuajse gjithë pasditen duke dëgjuar gjithë bisedat tonë rinore, që ai u interesua goxha mbi identitetin e Ramiz Alisë.
Vinte shpesh Ramizi te ju?
Vinte shumë. Ishim shokë shumë të ngushtë dhe këtë shoqëri e kemi ruajtur deri sa ai ndërroi jetë. Madje gjithnjë i kemi thërritur njëri-tjetrit në konfidencë. Unë i thoja "Ramo Bej", ai më thoshte "Zako Bej". Kështu thërriteshim njëri me tjetrin deri në fund.
Po ju, shkonit nga shtëpia e Ramizit?
Nuk shkoja. Vetëm kur e thërrisja për të dalë. Ramizi ka jetuar në një gjendje ekonomike jashtëzakonisht të vështirë. Mbaj mend që jetonin me rrogën shumë të vogël të vëllait të tij Reshatit, që ishte kryetari i familjes. Por vëllai i tij kishte një familje të tërë mbi kurriz. Ishte gruaja me fëmijët e tij, nëna dhe vëllai i tij Ramizi. Ishin shumë keq. Kështu që duke qenë afër shtëpitë tona, e kishim gjetur mënyrën ku të qëndronim në kohën e lirë pas mësimit, që ishte pikërisht oborri i shtëpisë time, se aty çuditërisht ndjeheshim të gjithë mirë.
Ku jetonte Ramizi?
Ramizi jetonte në një shtëpi me qira që binte saktësisht te rruga e Bamit. Ose si të të shpjegoj me emërtimet e sotme, që i bie tamam te kryqëzimi midis rrugës së Bamit dhe rrugës "Hoxha Tasim". Mbaj mend që ka qenë një shtëpi dykatëshe ku familja e vëllait të Ramizit, pjesëtar i të cilës ishte dhe vetë ai, kishte një pjesë të vogël. Por unë siç ta thashë nuk shkoja kurrë, se ishin shumë të varfër, por nga ana tjetër pranoj se nuk rrija dot dhe nuk më shtyhej dita po qe se nuk e takoja shokun tim të ngushtë Ramizin.
Pra, pas ardhjes së tij në shtëpinë tuaj Enveri e pa për herë të dytë si e kishte parë pa vëmendje një herë rastësisht, apo jo?
Pikërisht këto ecejake siç t'i thashë edhe më lart për në shtëpinë time, shokët e mi të ngushtë dhe të klasës njëkohësisht që ishin Siri Kodra, Manush Alimani dhe Ramiz Alia i bënim edhe kur në katin e dytë ishte Enveri. Në këtë rast Enveri e pikasi dhe pyeti hollësisht për të, ndërkohë që në rastin e parë as i kishte kushtuar vëmendje fare.
Atëherë të pyeti Enveri për Ramizin?
Po. Sa kishin ikur shokët, unë u ngjita në katin e dytë ku ishte ai për të bërë muhabet apo për të dalë në oborr.
Ai, siç edhe ta përmenda më pyeti:
- Kush ishte ai djali i hollë, se e kam parë edhe një ditë te Selfajt, ku pozonte për bustin e varrit të të vëllait të Syrjait?
- Quhet Ramiz Alia, - i thashë unë. - Është me origjinë nga Shkodra dhe shok dhe djalë i shkëlqyer. Është me shumë halle sa dhe me bukë nuk ngopen dot në shtëpi.
- Ku e ka shtëpinë? - vijoi ai.
- Shtëpi zeza, - ia ktheva unë, - shtëpi i thënçin, se kanë një pjesë të vogël me qira. Por Ramizi ka njerëz të shkëlqyer. Nëna e tij është shumë fisnike. Edhe ky është prush kur bie fjala për pushtuesit italianë. Unë ashtu si ata të tjerët, që quhen Siri dhe Manush, e kam shok shumë të ngushtë. Në mësime është absolut. Është tip inteligjent, i zgjuar dhe shumë i gojës.
Ata nuk e mësuan në ato momente se aty ishte Enver Hoxha?
Në ato ditë unë i kam treguar vetëm Siri Kodrës, të cilin e kam pasur kushëri por mbi të gjitha ishte tip shumë besnik. Ai dinte një gjë që, kishe ç'kishe apo i thoje çfarë i thoje ai ishte kyç. Pastaj Siri Kodrën unë e kisha dhe kushëri, pasi nëna ime me babain e tij ishin kushërinj të parë. Ishin të tezes.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)