E Shtunë, 31 Tetor 2026

A nuk shihni se ç'bëjnë greket dhe maqedonasit për një emër?

Tash vërehet një vrapim i turpshem politik, shume kozmopolit, për të shkaterruar vetëdijen shtetformuese shqiptare. I tillë qe edhe rasti me emrin e Universitetit, i të nderuarit, themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit. Një vendim absurd.

Por do të doja të bëja një paralelizëm. Mendoni sikur të bëhej ndërrimi i emrit të ndonjë shkolle e cila të kishte konotacion grek p.sh. Do të bëhej hataja, Athina do të ngrite këtë çështje në te gjitha instancat ndërkombëtare.

A nuk është ky kompleksi i inferioritetit, i ndërtuar tash së voni, që i ka mbërthyer mendjet shqiptare? Çdo gjë që eshte vendore dhe kombëtare nuk bëka?

Nuk them që është çmenduri kolektive, por lokale po se po. A nuk shihni se ç'bëjnë greket dhe maqedonasit lidhur me emrin e shtetit? Sllavo-maqedonasit fituan shtetin fal veprës se Titos, ai ua fali këtë, ata nuk dinin gjë as për flamurin, të tëra i mësuan nga shqiptarët, dhe ata filluan të ndërtojnë historinë e tyre, që nga 1945, duke mos bërë asnjë lëshim.

Kisha Ortodokse Maqedonase u shkëput nga tutela serbe, veteshpallën autoqefalitetin, në këtë kishin përkrahjen e parezervë të instituciuoneve shtetërore. Ndersa shqiptarët qesin në pazar emrin e themeluesit të shtetit modern shqiptar. Nuk e di si të them, por ndjehem shumë i fyer në raste të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›