E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kronikat e zeza, jo veç detaje, duhen edhe shkaqet sociale

Nuk e di nëse është etike, e ligjshme apo e moralshme, që mediat në përgjithësi dhe pa përjashtim, i japin shumë rëndësi dhe madje hapin edicionet e lajmeve, faqet e para të gazetave etj., me kronikat e zeza.

Të nderuar gazetarë, përveç hollësive nga kronikat e zeza, mirë do ishte që me punën tuaj kaq të përkushtuar sa dukeni, të investigoni shkaqet se nga vijnë këto kronika të zeza, pra ju duhet të merreni shumë dhe të bëni akoma dhe më shumë kronika sociale dhe ekonomike, sidomos në mediat vizive, sepse këto janë më të ndjekura nga masa e gjerë, pasi ulen në darkë dhe përgjithësisht shohin lajmet, por pa menduar të përballen se do të përballen vetëm me të zezën. Por, një punë më të madhe duhet të bëjnë dhe analistët, të cilët duke ndjekur shtypin e përditshëm, shihen qartë se ata “analizojnë” vetëm problemet që kanë lidhje me politikën. Edhe këta, këtu kanë komercionalizmin e tyre.

Por, dua të ndalem pak tek kronika e përdhunimit dhe e prononcimit të babit të 13-vjeçares, që në rastin konkret gazetarët përfitojnë kur gjejnë raste të tilla që ndoshta njerëz të mundur edhe nga fukarallëku, dalin pa hezitim në ekran pa menduar pak më gjatë, pasi jo gjithkund mund të filmojnë gazetarët. Prandaj nuk është arritje kjo. Nuk është arritje të ecësh mbi urtësinë e të tjerëve, ndoshta edhe mbi naivitetin e dikujt. Sepse çdo njeri ka një personalitet, pavarësisht nëse din ose jo ta mbrojë atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›