E Diel, 1 Nëntor 2026

A po fiton politika e Bin Ladenit, në Egjipt dhe Jemen?

30-04-2012 / Nga David Ignatius (Uashington Post)

Që nga viti i vdekjes së Osama bin Laden, perëndimoret janë mbështetur tek një mendim ngushëllues, i cili lë të kuptohet që Osama dështoi. Përsa i përket al-Kaeda-ës dhe dështimit të taktikave te saj, kjo është mëse e vërtetë.  Por, përsa i përket synimit të Bin Ladenit, për të distancuar botën islame sa më larg ndikimit perëndimor, ai ka arritur të bëjë më shumë se ç’na pëlqen të mendojmë. Egjipti është një rast i tillë: ky ka qenë një vit revolucioni demokratik kryesisht të padhunshëm. Por kjo ka sjellë në pushtet disa salafistë dhe grupe të vëllazërisë myslimane, të cilët ndajnë “rrënjë” të përbashkëta teologjike me bin Laden. Dhe qëllimi i al-Kaedës, për të larguar presidentin “femohues” dhe  pro-amerikan Hosni Mubarak nga pushteti, është arritur. Bin Laden, një vit para së të vdiste, po përpiqej të pastronte imazhin e përgjakshme të lëvizjes së tij, në sytë e vëllezërve të tij myslimane. Kjo dëshirë për të  inkorporuar  al-Kaedën në rrjedhën myslimane është më se e dukshme në dokumentet që kam shqyrtuar, të cilat u gjetën në kompleksin e bin Ladenit, natën kur  ai u vra. Duke marrë parasysh se e mërkura përkon edhe me përvjetorin e vdekjes se Bin Ladenit, unë kam qenë duke rishikuar shënimet e mia, të cilat dalin nga këto mesazhe. Unë kam gjetur disa pasazhe të  pabotuara  që tregojnë se si trashëgimia e Bin Ladenit është një përzierje ironike: Lëvizja e tij është shkatërruar në masë të madhe, por pasioni i tij për një qeverisje të pastër dhe më shumë islamike në botën arabe është pjesërisht një sukses. Po ta marrim nga kjo anë, Perëndimi nuk duhet te brohorasë akoma për fitore.. Konsideroni këtë apel për unitet mysliman si një mesazh të gjatë për zëvendësin e tij kryesor, Atiyah Abd al-Rahman: “Në këto përpjekje për të arritur bashkimin, duhet të ketë një mesazh të veçantë  kundrejt vëllezërve tonë (në Irak) që thekson rëndësinë e  bashkimit dhe kolektivitetit dhe se ata duhet te konsiderojnë fenë si bazë themelore, që ajo duhet të marrë përparësi mbi emra, tituj ose mbi çdo ekzistencë, nëse ata nuk duan të  pengojnë realizimin e kësaj detyre të madhe. “Siç e kam raportuar muajin e kaluar, bin Laden ishte i shqetësuar se vrasja e  myslimanëve e kishte njollosur imazhin e al-Kaedës, saqë ai propozoi “rinovimin” e grupit me një tjetër emër .Ajo çka shqetësoi bin Laden, shkruante ai, ishte se "al-Qaeda u përshkrua si një bazë ushtarake me luftëtarë ,te cilëve i mungonte  një mision i gjerë për të bashkuar kombin." Al-Kaida nuk mundi të kryeje tranzicionin  e planifikuar , pra transformimin nga xhihad të dhunshëm  në xhihad jo të dhunshëm të politikës islamiste. Kjo nuk ishte në  ADN-në  e tyre. Bin Laden vazhdoi të planifikojë operacionet vetëvrasëse kundër Amerikës dhe udhëheqësve te saj politike  dhe ai i  kërkoi  Atiyah-it  për të gjetur “një vëlla të veçantë dhe të dalluar nga sjelljet e tij të mira, të integritetit, kurajës  dhe  aftësisë  për te mbajtur sekrete, i cili do  mund të vepronte në SHBA”.
Në thelb, ai donte të  vazhdonte vrasjen e amerikanëve por të ndalonte vrasjen e myslimanëve. Ky motiv për reformë të brendshme, e cila do të ndalonte gjakderdhjen myslimane, u bë e qartë në qortimin e dhjetorit te vitit 2010 nga Atiyah dhe një tjetër deputet, Ebu Jahja al-Libi kundrejt lëvizjes së Talibanëve pakistaneze të njohur si TTP: “Ne theksojmë faktin se reforma e vërtetë është detyrë e të gjithëve, por për të pasur  sukses, ne duhet të korrigjojmë veprimet tona dhe të shmangim këto gabime të tjera te rënda”. Ajo që jemi duke pare tani në Egjipt është diçka që mund të quhet Binladenizmi zgjedhor. Merrni si shembull grupin Gamaa Islamiya, që është nen drejtimin e liderit të tij  shpirtëror, Sheikh Omar Abdel Rahman, i cili në vitin 1993, bëri përpjekjen e parë e  të pasuksesshme për të shkatërruar Qendrën Botërore të Tregtisë. Sot, organizata ka formuar një parti politike Salafiste, me një emër te ri pra, Partia për Zhvillim. Kjo organizatë, e cila si edhe al-Kaeda, i ka rrënjët e saj në teoricienin islamit Seid Kutb, ka 13 vende në parlamentin e ri egjiptian. Siria do të jetë një test, i cili do te vërtetojë nëse kjo lëvizje islamike post-bin Laden do të mund të vazhdojnë të refuzojë dhunën apo të radikalizohet me magnetin xhihadist, i cili është Presidenti sirian Bashar al-Assad. Pasardhësi i bin Laden, Ayman al-Zaëahiri, ka tentuar të përdorë betejën anti-Asad për të rehabilituar al-Kaeda-istët edhe pse kjo është një tjetër  betejë që mishëron dhunën midis myslimaneve që ju neverit kaq shumë bin Laden-it. Zaëahiri nuk doli dhe aq fitimprurës nga lëshimi i videos se tij oportuniste", o Luanët e Sirisë", gjate muajit shkurt. Por me kalimin e kohës, al-Kaeda është duke u bërë një pjesë e fuqishëm e opozitës siriane. Edhe ne Jemen beteja është ende e ndezur, vendi ku Bin Laden-i  besonte se do ti ofronte  shansin e tij më të mirë për fitore. Shtetet e Bashkuara sapo vendosen të rrisnin  ritmet për luftë te telekomanduar atje, ku edhe mendohet se al-Kaida përbën një kërcënim në vazhdimësi. Tani, nje vit me vone, ka ardhur koha për të menduar rreth dështimeve te Bin Ladenit, por edhe për mënyrat qe përkrahësit e tij  Islamistë   po u drejtohen lëvizjeve politike, më të suksesshme se ç’mund t’i kishte ëndërruar edhe vete Bin Ladeni.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›