E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi/Ja 5 çrregullimet mendore të diktatorëve

30-04-2012 / “Corriere della Sera”

Psikiatria e sotme e ka të vështirë t’i përcaktojë despotët: “ata besojnë se janë heronj, por shkelin me këmbë të drejtat e të tjerëve. Si mund të jenë kaq të imunizuar nga autokritika pa humbu disa referenca nga realitetit?”, këtë na e thotë studiuesi i njohur i kësaj lënde, Fred Coolidge i Universitetit Colorado Springs. Kërkimet e tij shkencore takohen në 5 çrregullime të personalitetit. Ata “Janë narcizistë, sadistë, pa empati (jo socialë), paranojakë (të ndjeshëm ndaj perceptimeve kërcënuese) dhe skizofrenë (të ftohtë emocionalisht)”. Por jo të gjithë janë të ngjashëm. Kur në 1939 psikiatri i njohur Karl Jung takoi Hitlerin dhe Musolinin në Berlin, solli mbresa të kundërta për të dy aleatët. Gjermani nuk qeshte kurrë, gjithmonë ishte me humor të keq. Dukej pa seks dhe jo njerëzor, i shtyrë vetëm nga një qëllim: instaurimin e Rajhut të Tretë. Jungu i ndillte frikë. Kurse Musolini ndryshe nga Hitleri ishte “një njeri origjinal”, që kishte “energji dhe ngrohtësi”.
Pas 70 vitesh çfarë kemi kuptuar? Me shumë mundësi shërbimet sekrete perëndimore kanë në sirtar profilet e të gjithë liderëve të zonave më të nxehta të botës, por bëhet fjalë për dokumente të klasifikuara. Ndërsa studimet e botuara janë shumë të pakta, numërohen me gishtat e dorës. Bashkë me Dan Segal, Coolidge ka punuar mbi Hitlerin, Sadam Husein dhe Kim Jong Il, duke konfrontuar personalitetet e të tre despotëve në studimin: “Behavioral Sciences of Terrorism and Political Aggression”. Në pamje duket se trajton personazhe të ndryshme. Koreanoveriori, që u vdiq para pak kohësh, ka qenë gjithmonë i fshehur për ca sekreteve, aq sa dalja e djalit të tij pasardhës në pushtet Kim Jong Un në televizion u duk pak si e çuditshme, pas dështimit të lëshimit të raketës balistike. Ndërsa diktatori irakian nuk ishte një njeri që fshihej, thuhet që ai ka drejtuar linjën rrëfyese të shkrimtarin qe ka shkruar romanin alegorik: “Zabibah dhe Mbreti”, ku protagonist duket se është protagonist një që i ngjan Sadamit. Një tiran i ftohtë dhe një tiran i ngrohtë?  Në një farë mënyre po, por diferencat sipërfaqësore mund të na gënjejnë. Despoti i Bagdadit dhe lideri i dashur i Pyongyang ishin aq të ngjashëm sa ska: tipari i përbashkët ishte sadizmi. Ndërsa tek Hitleri jo, në të më i dukshëm ishte dimensioni paranojakë. Ndërsa e përbashkëta e të treve ishte tendenca skizofrenetike dhe mendimeve rravguese.
Po diktatorët e sotëm? Coolidge në tregon që po punon mbi diktatorin më jetëgjatë të Afrikës, Robert Mugabe, pas kërkesës së një student nga Zibabve. “ Jamrritur në Majemi dhe kam vizituar Kubën, e di sa kubanezë urrejnë Fidel Kastron, i ndjekur nga venezueliani Hugo Cavez”. Pyetjen që kërkojnë përgjigje janë të shumta: a ekzistojnë diferenca të qenësishme midis diktatorëve të majtë dhe të djathtë? Veçoritë gjeografike? Çfarë kanë të përbashkët një revolucionar i shekullit të XX-të dhe një “caudillo pop” i shekullit të XXI-të? Për të tentuar përgjigjen duhen me patjetër bashkëpunëtorë shkencorë të besueshëm , të afërt me diktatorët. të disponueshëm për të punuar në anonimitet duke ndjekur klasifikimet e Manualit të diagnostikës dhe të statikës së çrregullimeve mendore. Për shkencën tirania është një objekt studimi i vështirë. Kronika është e pasur me zbulime të reja.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›