A po kthehet PS në një ish-PD?!
Martin Leka
Partitë politike, në çdo vend demokratik, sidomos dhe në mënyrë të veçantë partitë përfaqësuese, janë edhe institucione demokratike. Si të tilla, ato duhen parë e trajtuar jo thjesht si shoqata apo grupime vullnetare, por edhe si institucione rregullash. Edhe historikisht, kur këtij grupimi ende nuk i kishte lindur as emri, ka patur rregulla dhe kode, të cilat kanë patur në thelb të tyre ...veprimtarinë e grupit, edhe pse pa një “ligj” të shkruar. Në Shqipërinë komuniste, më pas socialiste, ku veprimtarinë e udhëhiqte një parti e vetme dhe qeveria ishte një institucion gati formal, kishte për çudi disa rregulla, të cilat zbatoheshin rigorozisht (nuk po i futemi trajtimit të këtyre rregullave për një arsye të thjeshtë, për vetë faktin se sistemi totalitar ishte një sistem, një cikël i mbyllur, ku gjithçka ngrihej dhe zhvillohej nën kultin e Partisë së vetme e udhëheqësit të vetëm). Por, ama, edhe pse formalisht, rregulla kishte.
Në Shqipërinë pluraliste, demokratike, ndodhi hapja dhe si çdo vend tjetër me regjim apo sistem si yni, partitë, tashmë jo një, por shumë, u krijuan dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre mbi bazë të të tjera rregullave dhe ligjeve të krijuara e zhvilluara prej tyre, sigurisht mbi bazën e përvojave ndërkombëtare të vendeve me demokraci të zhvilluar. Pavarësisht “marifeteve” që mund të jenë luajtur nëpër këto rregulla, ku në përgjithësi kanë të bëjnë pikërisht me drejtimin “okult” të tyre, mund të theksohet se me kalimin e kohës, këto rregulla janë ngritur në nivele, e bashkë me to është rritur edhe ndjeshmëria dhe përgjegjshmëria e lidershipeve të këtyre partive.
Duke lënë mënjanë partitë e vogla, pak ose asfare përfaqësuese, ose përfaqësuese “me të shtyrë” apo “satelite” të partive të mëdha, jetën politike institucionale përfaqësuese për gati dy dekada postkomunizëm, në Shqipëri e kanë luajtur dy parti të mëdha: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Partia Demokratike është dominuar nga një lidership e lider i fortë, siç ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. Në periudhat e fillimit, u pa herët se sa ambient fluid e të papërshtatshëm kishte në këtë parti mendimi ndryshe, apo për më keq, mendimi kundër. Edhe figura të spikatura themeluese të saj, “humbën” në mjegullën e madhe të rregullave pa rregulla që ekzistonin në këtë parti. Rasti i largimit nga kjo parti të disa prej themeluesve, që krahas me Berishën ishin “ikona” të saj si i ndjeri Pashko, Ceka, Imami, Ruli, Zogaj, Demeti e më pas Pollo, Shehu etj., tregoi se në këto institucione, siç janë partitë, nuk ka shumë rëndësi “klasi” apo “kauza”, por pragmatizmi dhe ushtrimi i dorës së fortë të pushtetit brenda saj për të fituar një produkt tjetër më të rëndësishëm, pushtetin jashtë saj. Pushtetin që fiton kredite politike e publike, pushtetin që fiton kredite monetare dhe pushtetin që fiton kredite autoritare. Jemi të gjithë dëshmitarë se si ndaj disa anëtarëve të strukturave të larta të kësaj partie, dikur është ushtruar dhunë psikologjike e gjer fizike, duke krijuar një klimë tensioni nga ku të krijohej përshtypja se rregullat e funksionimit të partisë ishin si një e shkruar në rërën e detit, ku më pas pritej një rrebesh i rëndë shiu… (U tha njëherë se z.Dosti e rrahën në banjon e sallës së Pallatit të Kongreseve gjatë seancës së pushimit, gjatë një mbledhjeje forumi të tensionuar të PD-së kur ky doli kundër vijës së lidershipit). Më pas, edhe pse situata e lidershipi nuk ka ndryshuar, rregullat kanë ndryshuar gjer në atë pikë, sa pothuaj të gjithë “plangprishësit” janë rikthyer në “bazë”. Një tjetër “prognozë” ka paraqitur partia tjetër e madhe, Partia Socialiste. Sa për rrjedhojë të këtyre rregullave, sa edhe për performancën liberale të lidershipit të saj, shpesh është theksuar se PS-ja në këtë pikëpamje ka qenë shumë më e hapur e demokratike se PD-ja. Madje është theksuar se ka patur edhe liri e liberalizëm ekstrem po të kemi parasysh ndonjë nga të ashtuquajturat mbledhje të KPD-së, ku gjithsekush ishte i lirë të përdorte çdo lloj fjalori, gjer tek ai më i papërshtatshëm. Sot, Partia Socialiste paraqet një tjetër panoramë. Rregullat duken se nuk funksionojnë më. I ashtuquajturi “solidaritet”, për shumë e shumë arsye që nuk po i analizojmë këtu, duket tashmë një term i humbur dhe i harruar. Tashmë kur është e qartë se kjo parti do të riqëndrojë në opozitë edhe për legjislaturën në vazhdim, asnjë emocion apo qëndrim emocional për shkak të tronditjes në të tilla raste, nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia as lidershipin dhe askënd në këtë parti “konglomerat” vullnetarësh, për situatën që po agravohet atje vetëm për shkak të qëndrimeve të disa prej figurave qendrore të saj. Rasti i furtunës mbi dy kryetarë partie në rrethe vetëm për shkak të qëndrimeve të tyre ndaj kryetarit, rasti i paprecedent i të njëjtës deklaratë nga strukturat e partisë për të dy rrethet (gati ekstreme në kufij me njëri-tjetrin), tregon qartë se sa e rëndë po bëhet situata në këtë parti, ku gjithnjë e më shumë po humb sensi i logjikës demokratike dhe po fiton terren gjuha e forcës. Nuk kisha parë e dëgjuar kurrë një simpatizant të kësaj partie për veçse dje, kur në një emision të njohur televiziv, duke iu referuar një eksponenti të lartë të partisë që kërkon dorëheqjen e kryetarit, u shpreh me një gjuhë lufte e plumbash, të cilën unë nuk kam ndërmend ta përmend në respekt të mijëra e mijëra socialistëve që nuk mendojnë si ky “taleban”.
A po kthehet PS-ja në metodat e ish-PD? Nuancat dhe simptomat po duken. Shpresojmë që politika të mos jetë si puna e modës, me cikle që përsëriten…