Vllaznia i bën rrugë humbjet
Vllaznia i bën rrugë humbjet në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Evropës. Pas Trabzonsporit 0-4, pas Napolit 0-3, tashmë është Rapidi i Vjenës, i cili e ka mundur skuadrën shkodrane 0-3. Një ndeshje, e cila nuk ka patur asnjë lloj emocioni. Madje teksa topi është endur për minuta të tëra në rrethin e mesit të fushës është krijuar përshtypja se asnjë palë nuk ka pasur interes për të sulmuar. Mirëpo skuadra e Pakult, edhe duke luajtur me të njëjtin formacion si në ndeshjen e parë, ka pasur tjetër mendim. Ka sulmuar gjatë gjithë kohës në pjesën e parë, por austriakët nuk kanë qenë të saktë në gjuajtjet e tyre në kuadratin e portës së mbrojtur nga Bishani. Madje ka meritë dhe portieri i Vllaznisë, i cili ka shmangur gola të sigurt, ndërsa pjesa e parë është mbyllur 0-0. Shkodranët me Nikën e Balën i janë afruar portës së mbrojtur nga Pafer, por nuk e kanë gjetur golin, që do të mund të kënaqte shikuesit e pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”.
skeda
Vllaznia – Rapid i Vjenës 0-3
Golat: Hofman 66’, 90’+3, Lauari 76’
Vllaznia: Bishani, Smajlaj (69’Sykaj), Mrvaljeviç, Osja (90’+3 Dibra), Belisha, Kasapi, Nika (63’Vajushi), Beqiri, Balaj, Nallbani Trajner: H.Lika
Rapid (Vjenë): Pajer, Patoka, Heikinen, Hofman, Katzer, Eder, Drazhan (60’Jelaviç), Hofer (68’Lauari), Dober, Trimel (78’Konrad), Pehlivan Trajner: P.Pakut
Gjyqtarë: B.Yildrim, S.Ok, A.Jusuf Oz (Turqi)
Kartonë të verdhë: Belisha, Smajlaj, Sykaj