A po rrezikohet Shqiperia nga "kasta"
Ka disa kohë që në mediat shqiptare me një frekuencë disi të dyshimtë që duket se mbulon një lloj ndrojtjeje dhe pasigurie po përmendet fjala "kastë". Ndjeshmëria se tashmë një kastë politike është krijuar apo është duke u krijuar në politikën shqiptare, nuk ngjan më me një invencion spekulativ të medias apo të atyre që për një arsye apo një tjetër nuk bien në një mendje me shumë prej kahjeve që kanë marrë zhvillimet politike në vendin tonë.
1.
Kasta është një fjalë me origjinë iberike (La casta) që është e pranishme sa në spanjisht, aq edhe në gjuhën portugeze. Që andej ajo u përhap në të tjera gjuhë, ndërkohë që koncepti bazë i saj, me kalimin e kohës, nga kuptimi i parmë që donte të thoshte racë, klan, sistem rixhid racor me bazë lidhjet e gjakut, kapërceu nga një e vërtetë e thjeshtë në një fjalë me ngarkesë gjithnjë e më pezhorative. Ky pezhorizim i semantikës së fjalës erdhi edhe sepse nga koncepti tradicional (parësor) i fjalës, me zhvillimet veçanërisht politike, koncepti i kastës, duke u "përshtatur" me zhvillimet demokratike politike, u katapultua pikërisht në një realitet të ri, më bashkëkohor. Falë këtyre zhvillimeve, nga koncepti i lidhjeve të gjakut, u kalua në një koncept ku e ku më të gjerë. Tashmë kastë mund të krijohet edhe përmes lidhjeve të interesit, lidhjeve krahinore, politike e kështu me radhë.
2.
Shoqëria ku sistemi i kastave është aplikuar historikisht në mënyrë klasike është ajo e Indisë. Atje, dëshmojnë libra të shumtë, kasta është një sistem në të cilin hierarkia sociale është ruajtur për breza dhe lejon vetëm lëvizje minimale nga pozicioni në të cilin njeriu ka lindur. Shënohet se fillimi i ngrehinës së këtij sistemi të jetë tepër i hershëm dhe origjina e fjalës që përdorin indutë për kastën, (fjala sanskrite varna) mendohet të ketë ardhur së bashku me fiset nomade ariane diku në mesin e mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Katër janë kastat në këtë shoqëri. E para dhe më e larta, ku futen priftërinjtë dhe mësuesit, thirret Brahmans. E dyta, ku futen qeveritarët dhe luftëtarët, thirret kshatrias. E treta është kasta e vashiasve dhe në të përfshihen tregtarët. Ndërsa e katërta, ku futen fshatarët dhe punëtorët, e thirrur sudras është edhe më e varfra. Dhe më e madhja, sigurisht. Librat theksojnë se përveç këtyre kastave, është edhe një grupim tjetër, më i rëndësishmi, që qëndron mbi të gjitha dhe që thirret Harijas në gjuhën indu dhe që në shqip do të thotë TË PAPREKSHMIT.
3.
Të paprekshmit…. "Kasta, kështu politikanët italianë u bënë të paprekshëm", është titulli i një libri të botuar para disa kohësh në vendin fqinj, Italinë. (Sergio Rizzo, Gian Antonio Stella, "La Casta, cosi i politici italiani sono diventati intoccabili, Rizzoli, 2007). Në një vend si Italia ku një libër shpallet bestseller, pasi ka shitur 20 mijë kopje, në tridhjetë botimet e veta, brenda diçka më shumë se një viti, libri "Kasta…" i dy gazetarëve dhe studiuesve ka kapur rekordin e rrallë të 700 mijë kopjeve. Është një analizë e thellë që provon se si kasta e politikanëve të atij vendi ia ka dalë të mbijetojë dhe të sundojë vendin përmes krijimit të një "kaste" që fillon në zyrat e rëndësishme të Romës dhe shtrihet në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Madje libri fillon pikërisht duke analizuar mënyrën se si "avullojnë" nëpër xhepat e të "votuarve" fondet në një komunë malore të Italisë. Sistemi i mbijetesës është i thjeshtë: me ndihmën e "partisë" zgjidhesh diku në një këshill komune, bashkie, e kështu me radhë. Partia të delegon fonde të cilat duhet t‘i ndash me njerëzit e partisë dhe t‘i përdorësh më pas në zgjedhjet e ardhshme. Në ndihmë të këtij projekti mund të shpikësh "projekte" gjithfarësh, ferma lloj-llojesh, organizata joqeveritare sipas modës e kështu me radhë. Thjesht duhet të hapësh kanale ku rrjedhin fondet që do të ushqejnë më vonë funksionimin e kastës. Spiralja është tashmë e ngritur: më shumë pushtet për të bërë më shumë para, më shumë para për të marrë më shumë pushtet dhe akoma më shumë pushtet për të bërë më shumë e më shumë para…
Një oligarki e ngjashme me atë të Indisë, thuhet në një analizë të këtij libri, ku Bahminasit e dinë se nëse kapërcejnë pragun dhe futen në Pallatin e Kastës, ata nuk kanë përse të preokupohen për asgjë. Kurrë më.
4.
Po shoqëria shqiptare në ç‘raporte ka qenë dhe është me konceptin e kastës?
Për shkak të historisë së vet, pas rënies së Principatave të famshme e të shndritshme të Mesjetës, shqiptarët iu kthyen një jete të ukequr ku klasa e bejlerëve dhe agallarëve, sipas shumë dëshmive historike, ngjan të mos ketë qenë e aftë të krijojë një kastë të vërtetë solide dhe mbarëkombëtare. Posaçërisht me inflacionin e titujve "të fisnikërisë" ky embrion kaste, u shthur. Mbetën lidhjet e klaneve, të farefisnisë (gjakut), të grupimeve jo të qëndrueshme përtej hapësirës kohore të një apo dy brezave. U desh ardhja e komunizmit që në Shqipëri të mund të krijohej kasta e parë e rëndësishme në kuptimin që ekziston sot në botën e civilizuar. Lidhjet e gjakut u zëvendësuan nga lidhjet "politike" që në të vërtetë duket të kenë qenë më së shumti thjesht dhe vetëm marrëdhënie me Numrin Një të partisë dhe shtetit. Pavarësisht se komunizmi vinte në pushtet në emër të një fryme të re revolucionare, shumë shpejt do të kuptohej se në të vërtetë një kastë e re, e paprekshme - po të mos llogarisësh kokëprerjet e brendapërbrendshme, - e cila me kalimin e viteve mori edhe tiparet e një lloj "aristokracie" tradicionale dhe anadollake ku kapardisja, vaniteti, kokëboshësia, paaftësia dhe dallkaukllëku u bënë karakteristika që sollën edhe vdekjen e pashmangshme, për pasojë edhe largimin nga skena politike shqiptare, qoftë edhe në mënyrë të rrejshme e të përkohshme.
5.
Këtu e dy dekada më parë, me fillimin e lëvizjes demokratike u duk se Shqipëria po hynte në një trend të ri zhvillimi. U krijua bindja se një sistem i ri i vlerave dhe i konkurrencës së hapur (që thirret demokraci) do të instaloheshin në vend. Rikthimi i të drejtës së pronës private, hapja përfundimtare e tregut dhe çlirimi i iniciativës së lirë u mendua se do të ishin kushtet që do ta mbështesnin këtë zhvillim. Edhe mbijetesa disi e gjatë e një sërë figurave politike - më së shumti mediokre, - u konsiderua si një përkohshmëri, apo një pashmangshmëri që buronte më së shumti nga vakumi i vlerave intelektuale demokratike, vakum i krijuar në gjysmëshekullin komunist. U besua ndërkaq se një sistem kushtetues që garantonte lirinë e konkurrimit, vendosja e kufijve kohorë të një sërë funksioneve të rëndësishme të shtetit, funksionimi i rregullave etikë në jetën e partive politike, krijimi një shoqërie civile të fuqishme dhe mbi të gjitha ndarja e politikës nga biznesi, do të ishin garancitë që do ta pengonte krijimin e një kaste të re.
6.
Mirëpo zhvillimet e kohëve të fundit: kryesisht ndryshimet e Kushtetutës në prillin e vitit të kaluar dhe miratimi i Kodit të Ri elektoral, rikrijuan menjëherë alarmin e rikrijimit të kastës së re politike shqiptare. Të gjitha arsyetimet mbi bazën e të cilave u mbështetën këto ndryshime, shumë shpejt u vërtetua se kishin qenë thjesht pretendime. Me ndryshimet në fjalë, jo vetëm që u ndryshuan raportet mes strukturave jetike dhe institucioneve kushtetuese (President-qeveri-parlament), por u ligjërua dhe çimentua në politikën shqiptare një nga ato sëmundje që demokracinë e brejnë dhe e bëjnë klanore, që individit i heqin një sërë të drejtash, filluar me të drejtën elementare të zgjedhjes: partitokracia.
Në emër të konsolidimit të kësaj kaste të re politike, madje u shkel në mënyrë evidente një nga parimet bazë të sistemit demokratik: Parlamenti bën dhe miraton ligje pasojat e të cilëve i përfiton po ky Parlament në konflikt të hapur interesash. "Mirëkuptimi" Rama-Berisha, pavarësisht se i justifikuar si një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e proceseve integruese të vendit, ngjan që në themel të ketë vetëm një qëllim: konsolidimin e rolit të tyre drejtues në këtë ndarje të re të lidershipit të kastës që po ndërtojnë me këmbëngulje. Tashmë jo vetëm që deputetët e ardhshëm nuk do të kenë asnjë lidhje me votuesit; ca më keq: ata do të kenë vetëm një preokupim: të ruajnë marrëdhënie "të mira" me kryetarët e partive, pasi vendosen nëpër lista apo jo, zgjidhen apo jo, tashmë e vendosin vetëm Ata, duke u shndërruar kësisoj nga kryetarë partish në shefa klanesh. Roli i të ashtuquajturave parti të vogla dhe i kryetarëve të tyre, edhe pse kishin krijuar jo pak bezdi dhe neveri me (mos)qëndrimet e tyre politike, tashmë bëhet përfundimisht qesharak. Të gjithë janë në një proces "nuhatjeje" sqetullash të partive të mëdha nën shqetësimin kush më pranon?. Ndërkaq, kasta vazhdon të shtrijë tentakulat e rrjetit të vet duke tentuar të shndërrohet në një sistem të vërtetë ku demokracisë si sistem lirish i merret fryma.
Ndjesia e pandryshueshmërisë forcohet jo vetëm nga prezenca e të njëjtave fytyra, por nga paaftësia e ndryshimit që tashmë është shndërruar në ligj.
Gjithë çështja është të kapërcesh pragun, thonë autorët e librit "Kasta", dhe të futesh në pallatin e Kastës. Pas kësaj nuk ke pse të shqetësohesh për asgjë. Kurrë më.