Dorëzohet njeriu që kërcënoi Obamën
Një 20-vjeçar nga Kolorado i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dyshuar se ka kërcënuar të vrasë Barak Obamën, u dorëzua të enjten në një prej zyrave të FBI-së, duke u justifikuar se kërcënimi qe veç një shaka. I riu, i cili mori dje zyrtarisht akuzën nga Gjykata e Kolorados për e-mail-et kërcënuese, kishte paralajmëruar gjithashtu se do të hidhte në erë edhe një qendër tregtare. "Që të dy e-mail-et u morën seriozisht dhe u vunë nën hetim", tha një zëdhënës i FBI-së