Japoni, rënie e ndjeshme e prodhimit ekonomik
Produkti industrial i Japonisë ra me 9.6 për qind gjatë dhjetorit të shkuar teksa eksporti është tkurrur për shkak të krizës ekonomike globale. Ministri japonez i Ekonomisë, Kaoru Josano, tha se situata është e paprecedentë, por e keqja nuk mbaron me kaq duke qenë se produkti industrial "do të vazhdojë të shënojë rënie". Edhe numri i të papunëve u shtua gjatë muajit dhjetor, duke shkuar në 4.4 për qind. Kryeministri Josano i ka kërkuar Parlamentit masa energjike për të dalë urgjentisht nga kriza.