E Diel, 1 Nëntor 2026

A po shkojne Turqia dhe Siria drejt nje konflikti

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ahmet Davutoglu Ministri i Jashtem turk Ahmet Davutoglu te marten u takua dhe bisedoi per me shume se gjashte ore me presidentin sirian Bashar al-Asad dhe zyrtare te larte te qeverise se tij. Per shkak te dhunes se vazhdueshme kunder popullit te vet udheheqja siriane aktualisht e ka nderpere pothuajse plotesisht dialogun me boten perendimore. Prandaj takimi ishte i rendesishem per te gjetur nje zgjidhje paqesore te krizes aktuale.

Rezultatet e para te takimit paraqisnin nje tablo te perziere. Ne diten e takimit trupat siriane sulmuan nje qytet prane kufirit turk. Menjehere pas takimit presidenti al-Assad u zotua se do te zhvilloje nje lufte te pameshirshme kunder grupeve terroriste duke sfiduar ne kete menyre iniciativen e Turqise. Te merkuren tanket siriane vazhduan sulmet e tyre ne disa qytete por filluna te terhiqen nga kryeqendra e protestave qyteti Hama.

Tensionet ne rritje

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kamp i ngritur ne Turqi per refugjatet sirianeBazuar ne paralajmerimet e think tank-ut te Qendres per Studime Strategjike te Lindjes se Mesme ORSAM tensionet ne rritje midis Ankarase dhe Damaskut mund te cojne Turqine dhe Sirine drejt nje kursi te ri te konfliktit. Turqia per here te pare ia ka bere te qarte al-Assadit se duhet te heqe dore nga pushteti permes nje procesi demokratik dhe paqesor. Baschar al-Assad ne anen tjeter refuzon te jape doreheqjen dhe ka vendosur qe te sfidoje iniciativen e Turqise shkruan profesori Vejsel Ajhan nga Qendra per Studime Strategjike te Lindjes se Mesme ORSAM. Ne parashikojme qe pas takimit te Al-Assad-it me ministrin Davutoglu tensioni i vazhdueshem mes Turqise dhe Sirise do te zhvillohet drejt nje konflikti. Ky konflikt mund te kete dimensione te ndryshme. Nga sanksionet ekonomike deri te nje nderhyrje ushtarake vlereson ai.

Turqia ngadal humb durimin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri turk Rexhep Taip ErdoganTurqia ka qene nje nga miqte me te cmuar te Sirise ne rajon. Ne vitet e fundit Ankaraja kishte investuar shume ne marredheniet politike ekonomike dhe te sigurise me fqiun e saj dhe te dy vendet ishin duke biseduar me njera tjetren per krijimin e nje modeli te integrimit ekonomik per rajonin. Megjithate goditja e pergjakshme e protestave anti-qeveritare ka tendosur edhe marredheniet dypaleshe mes Turqise dhe Sirise.

Kryeministri turk Erdogan paralajmeroi javen e kaluar se Ankaraja ngadal po e humbet durimin me zhvillimet ne Siri. Durimit tone po i vie fundi. Prandaj une po nise ne Siri ministrin e Jashtem per te derguar atje nje mesazh te qarte ka deklaruar kryeministri Erdogan. Ai gjithashtu tha se te drejtat civile ne Siri nga Turqia nuk shihen si nje subjekt i politikes se jashtme por do te trajtohen si nje ceshtje e brendshme.

Nderkaq keshilltarja e Assadit Bouthaina Shaaban u kunderpergjigj me kritika edhe me te forta ne adrese te Ankarase. Nese Davutoglu po vjen ne Siri per te dhene nje mesazh te prere atehere ai do te degjoje fjale edhe me te prera lidhur me qendrimin e Turqise... Ajo cfare duhet te bejne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e tjera eshte te ndihmojne Sirine ne rrugen e saj demokratike ne vend se te kritikojne.

Diplomatet turq jane te kujdesshem

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Cila do te jete oferta e AssaditPavaresisht nga kjo lufte e fjaleve ne shtyp diplomatet turq jane me te matur ne prononcimet e tyre. Deklaratat siriane shihen si levizje te regjimit per te ruajtur fytyren.

Sipas nje ambasadori turk takimi ne mes te al-Assadit dhe Davutoglus eshte zhvilluar ne nje atmosfere pozitive dhe ajo cfare eshte shume e rendesishme Al-Assadi ka per te ofruar dicka konkrete dhe ate pa vonese.

Autor Ayhan Simsek / Esat Ahmeti

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›