E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Karta biometrike per rreth 530.000 imigrante te ligjshem

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imigrante shqiptare ne GreqiRasti i tij eshte pjese e almanakut te peripecive te imigracionit keto 20 vitet e fundit ne Greqi ka aplikuar ne kohe eshte me dokumente te rregullta por u mbush viti edhe ende nuk e merr lejen e qendrimit. Astrit Korbi nga Skrapari Akoma edhe sot pas 13-14 vjetesh qe perjetohet si nje mrekulli integrimi i shqiptareve une personalisht nuk e kam marre akoma pullen per lejen ne pasaport pavaresisht dokumenteve shume te rregullta qe disponoj. Burokracia gjithe keto vite bente bile dhe mrekulline e saj me karakterin grotesk qe i jepte jo ne pak raste fenomenit te pajisjes se imigranteve me leje qendrimi Kane qene te shumta rastet qe emigranti ne momentin qe merrte ne dore lejen e qendrimit ajo ishte e skaduar dhe duhet te fillonte proceduren nga e para i thote DW-se gazetari i imigracionit dhe botuesi i gazetes Tribuna Robert Goro.

Greqia permbush nje obligim te saj evropian

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustrueseTani gjerat ndryshojne dhe kjo faqe e mundimshme duket se mbyllet per imigracionin. Kete thote te pakten projektligji i paraqitur ne parlament nga ministri i Brendshem Haris Kastanidhis me titull Mbi lejet e qendrimit te shtetasve te huaj ne vend ne kushtet e sigurise ne rritje me te cilin Greqia bashkerendohet me rregulloren evropiane 380/2008 qe i obligon vendet anetare per pajisjen e imigranteve me dokumente te nje tipi te vetem. Behet fjale per Karta biometrike qe gradualisht do te zevendesojne pullen vetengjitese te deritanishme ne pasaporte dhe do te perfshijne standarde te caktuara sigurie Konkretisht do te jene te pajisura me fotografi digjitale dhe shenjat e gishterinjve te te dy duarve te aplikantit te cilat do te jene te arkivuara ne nje mikrocip.

Dua te pajisem te jem edhe une si emigrant i rregullt si gjithe Evropa i thote DW-se Alekander Cobaj nga Fieri me nje ndjenje te dukshme lehtesimi. Synimi i projektligjit sic duket ne 14 nenet e tij per menyren e procedures se aplikimit ku parashikohet edhe komunikimi me zyrat e sherbimit dhe nepermjet postes elektronike eshte pershpejtimi sa me shume te jete e mundur i marrjes se dokumenteve dhe dorezimi i lejes se qendrimit imigranteve. Per rastet kur imigranti nuk ka mundesi te paraqitet parashikohet krijimi i njesive ambulante per marrjen e te dhenave biometrike.

Ata qe refuzojne te japin te dhenat mbeten pa leje

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ata qe refuzojne te japin te dhenat mbeten pa leje Sipas projektligjit imigranti qe refuzon te jape te dhenat biometrike do te mbetet pa leje qendrimi. Une si person nuk kam asnje problem te jap te dhenat e mia shenjat e gishterinjve cfare te duan ata. Vetem te jem i qete te jem i lire te vete ne vendin tim te kthehem pa asnje lloj problemi thote Aleksandri. Kjo eshte pergjigja ndaj kujdesit qe tregon ligjvenesi ndashme te drejte- por edhe ndaj skepticizmit te tepruar te disa zerave te tjere se imigrantet do te ngurrojne te japin te dhenat biometrike. Robert Goro Teori te tilla konspirative nuk besoj se i perkasin aktualitetit. Aq me teper qe te pakten imigrantet shqiptare kane praktiken e pajisjes me karta bometrike identiteti dhe pasaporta biometrike. Mund te frenohen pak ose mund te kete reagime per arsye ne se do te duhet tu merren imigranteve shenjat e gishterinjve por une jam i sigurt se shumica derrmuese e imigranteve shqiptare nuk kane asnje arsye perse te ngurrojne sepse nuk jane as te penalizuar dhe aq me teper nuk jane te inkriminuar. Prania e tyre 20vjecare ne Greqi pavaresisht inkriminimit qe eshte bere kohe pas kohe nga nje pjese e medjeve per fat te mire ka shume vjet qe kjo nuk eshte me aktuale. Prania e tyre puna e tyre ndershmeria e tyre ka treguar qe jane nje komunitet shume i integruar me integritet moral dhe mund te themi se shoqeria greke tashme i ka pranuar si pjese integrale te saj.

Qendra sherbimi one shop stop per imigrantet

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imigrante shqiptare ne GreqiE gjithe procedura e pajisjes me karte biometrike shoqerohet dhe me nje risi tjeter krijimin e qendrave te sherbimit me nje qendrim one shop stop qe do te merren eksluzivisht me pergatitjen e dokumenteve te imigranteve por edhe trajtimin e gjithe problematikes se imigranteve. Gradualisht sherbimet ne fjale nje per cdo periferi me perjashtim te Athines dhe Pireut qe do te kene 10 Egjeut 12 dhe Selanikut 3 do te zevendesojne strukturat per te huajt prane bashkive dhe policise. Projektligji permban dispozita per pajisjen me leje qendrimi te punonjesve sezonale qe nuk mund te punojne me shume se gjashte muaj brenda nje viti dhe per secilin punonjes punedhenesi duhet te paguaje paraprakisht 150 euro.

Rendesia e kartes biometrike qe pritet ta perftojne rreth 530.000 imigrante te ligjshem shumica dermuese shqiptare eshte dicka me teper se avantazhet e padiskutushme qe ajo sjell ne statusin e imigracionit. Kam pershtypjen se eshte shume e rendesishme qe ne momentet qe Greqia po perballet me nje krize teper te rende ekonomike dhe te gjitha baterite jane perqendruar ne luftimin e kesaj krize qeveria megjithate gjen kohe te merret edhe me emigrantet. Te cilet meritojne cdo perkujdesje.

Autor Niko Anagnsoti

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›