E Shtunë, 31 Tetor 2026

A po vetevritet arti yne

17-10-2010 / Nga Qerim Ujkani

Nobelisti turk Orhan Pamuk thote Denigrimi i shkrimtarit pra i artistit plotesimi yne eshte paralajmerim i diteve te zeza dhe te paparashikueshme per nje vend

Vetevrasja tashme eshte nje dukuri ne shoqerine sone te cilen ajo pothuaj nuk e ka njohur ne te kaluaren. Ate nuk e ka njohur as ne te kaluaren e afert kur mbi popullin tone okupuesi fashizoid serbomadh ushtronte gjenocidin e dyte pas atij nazifashist ne Evrope. Vetevrasja ishte perjashtuar nga populli yne i cili po luftonte per jete a vdekje per te mbijetuar sepse po shihte driten premtuese ne fund te tunelit. Ajo ishte shpresa per te ardhmen. Ai ishte vete shpresa dhe e ardhmja.
Mirepo menjehere pas luftes duke nisur nga vete kreret qe i prinin asaj lufta per liri u zevendesua nga lufta per pushtet pasurim te shpejte te tyre dhe familjareve te tyre fiseve dhe vendeve te tyre prej nga vinin krahines fshatit lagjes e keshtu me radhe. Kategori te tera njerezish qe perbejne shumicen absolute te popullates u injoruan u izoluan dhe u paralizuan plotesisht. Papunesia dhe varferia ne rritje te vazhdueshme arriti askun e mosperballimit. Per shume ke vetevrasja mbeti nje hije e kobshme mbi koken e tij.
Kesaj se keqeje te madhe nuk i shpetuan as artistet tane. Vetevrasja e aktorit te madh me fame boterore Bekim Fehmiut u pasua nga Llazi Serbo po ashtu nje aktor tjeter i talentuar. Ska se si qe keto dy vetevrasje te mos merren si nje paralajmerim kobzi per vazhdimin e tyre me te tjere artiste jo te pakte te tmerruar me trajtimin e tyre dhe te artit tone ne pergjithesi. Ky trajtim u pa qarte ne shfaqjen e tij te shemtuar aspak civilizuese dhe kombetare ne rastin e Bekim Fehmiut ambasadorit te madh te shqiptaresise ne bote kur Parlamenti i Kosoves ne seancen e vet menjehere pas aktit tragjik nuk denjoi te mbante nje minute heshtje ne nderim te tij Athua cfare do te bente sikur te rastiste qe ne mandatin e tij te merrte lajmin per vdekjen e gjeniut shqiptar te skenes Aleksander Mojsiut Nuk eshte e besueshme se do te vepronte ndryshe. Andaj kuptohet vetiu se ndonje arsyetim eventual se as njeri e as tjetri nuk kane luajtur ne skenen perkatesisht ne filmin shqiptar do te ishte i paqendrueshem. Ata ishin ambasadore kombetare te cilet cuan me krenari perkatesine e tyre kombetare shqiptare gjithandej neper bote.
Sidoqofte artisteve shqiptare te Kosoves rrallekund ne bote u zihet fryma njak nga denigrimi i tyre i vazhdueshem nga shoqeria e organizuar. Kjo e shtyri shkrimtarin tone te shquar Rifat Kukajn qe ndonje muaj para vdekjes se tij te natyrshme te klithte plot mllef ne nje tribune televizive ne Prishtine se me shume kujdeset Evropa per qente sesa Kosova per shkrimtaret e vet Fjala e shkrimtarit eshte argument i se vertetes kjo eshte provuar aq e aq here ne te kaluaren dhe sot por shoqeria e organizuar tek ne rri pa levizur ne primitivizmin e vet dhe tash dhjete vjet nuk ben as hapin me te vogel drejt qyteterimit te mirefillte. Nuk do te dije se kultura eshte leternjoftim i nje kombi.
Nobelisti turk Orhan Pamuk thote Denigrimi i shkrimtarit pra i artistit plotesimi yne eshte paralajmerim i diteve te zeza dhe te paparashikueshme per nje vend. Mbetet te lutemi qe te mos ndodhe kjo dhe te bejme gjithcka per tejkalimin e prapesise qe po e ngulfat treven tone e qe nuk mund te arsyetohet sikunder tentohet me transicionin. Ai nuk zgjat njeqind vjet

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›