E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i shkaktoi lufterat valutore

17-10-2010 / Gazeta 55

Fajtori kryesor ne kete kendveshtrim konvencional eshte Kina edhe pse Fondi Monetar Nderkombetar eshte menjehere i dyti. Mirepo duke shikuar rastin me gjeresisht serioziteti i situates se sotme ka te beje pike se pari me refuzimin e vazhdueshem te Evropes per reformimin e qeverisjes globale ekonomike e ndjekur per vite te tera nga keqmenaxhimi politik dhe vetemashtrimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Bota ndodhet buze nje konfrontimi te rrezikshem per normat e kembimit qe tashme po perhapet dhe po prek politikat tregtare flirtin amerikan me proteksionizmin pozicionohet drejt qarkullimit te kapitalit kufizimet e reja ne Brazil Tajlande dhe ne Korene Jugore dhe ne mbeshtetje te publikut per globalizimin ekonomik me ndjenjen ne rritje kunder te huajve pothuajse cdo kund ne bote.
Kush eshte fajtori qe nje situate e tille po del nga kontrolli dhe cfare pritet te ndodh ne te ardhmen
I gjithe rasti ka te beje me ate nese ndonje shtet eshte duke bere mashtrime me ti mbajtur normat e kembimit ne nje nivel tejet te ulet duke i shtuar ne kete menyre eksportet dhe limituar importet gje kjo ekuivalente me ate se cfare do te ndodhte nese bankat e tyre qendrore i derdhin lirshem valutat lokale.
Fajtori kryesor ne kete kendveshtrim konvencional eshte Kina edhe pse Fondi Monetar Nderkombetar eshte menjehere i dyti. Mirepo duke shikuar rastin me gjeresisht serioziteti i situates se sotme ka te beje pike se pari me refuzimin e vazhdueshem te Evropes per reformimin e qeverisjes globale ekonomike e ndjekur per vite te tera nga keqmenaxhimi politik dhe vetemashtrimini ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kina padyshim se bart ca pergjegjesi. Pjeserisht me dashje dhe pjeserisht pa dashje rreth nje dekade me pare Kina u gjet ne poziten e akumulimit te vazhdueshem te sasive te medha te rezervave te huaja duke regjistruar nje suficit tregtar dhe nderhyre ne blerjen e dollareve qe ku suficit i gjeneronte. Ne shume shtete nderhyrjet e tilla do te nxisnin inflacion per shkak se banka qendrore leshon valuta lokale ne kembim per dollaret. Mirepo per shkak se sistemi financiar i Kines mbetet i kontrolluar me te madhe dhe opsionet per investuesit jane tejet te limituara inflacioni si nje pasoje e zakonshme aty nuk ka ndodhur.
Kjo gje i jep Kines aftesine e papresedan ndash per nje shtet te madh tregtar ndash qe te akumuloje rezerva te valutave te huaja qe tashme i afrohen shumes prej 3 trilione dollare. Suficiti aktual valutor i saj ka arritur kulmin me ate te koherave te para krizes fiskale te 2008-es qe kishte arritur ne rreth 11 per qind te GDP-se. Dhe per me teper lobi i tij eksportues po zhvillon nje beteje te ashper per te mbajtur normat e kembimit perafersisht ne nje nivel te barabarte me dollarin.
Ne parim FMN-ja supozohet se do tu beje presion vendeve me norma te uleta te kembimit per tu lejuar valutave te tyre te kene me shume vlere. Retorika e FMN-se ka qene ambivalente perfshire edhe ate te takimit vjetor te mbajtur koheve te fundit nga hisedaret e saj ndash ku kishte drejtues te bankave qendrore dhe ministra te financave ndash ne Washington. Por realiteti eshte se FMN-ja nuk ka pushtet mbi Kinen ose ndaj cdo vendi tjeter qe ka shenuar suficit. Komunikata e leshuar ishte me vajtuesja e koheve te fundit. Fatkeqesisht FMN-ja eshte me teper fajtore sesa kryelarte. Menyra e saj e qeverisjes se krizes aziatike te viteve 1997-98 i vuri ne antagonizem shtetet kryesore me tregje shperthyese por jo shume fitimprurese - dhe ata ende vazhdojne te besojne se FMN-ja nuk e ka me gjithe mend menaxhimin e ekonomive te tyre. Ketu nje rol te madh luajne evropianet perendimore sepse ata kane shumicen e vendeve ekzekutive ne bord te cilet pavaresisht rritjes se vendeve ne zhvillim refuzojne te leshojne karriget e tyre qe keshtu te kishte me shume pushtet per perfaqesuesit e vendeve ne shperthim.
Si rezultat i kesaj vendet ne shperthim duke u munduar te sigurohen qe te shmangin mbeshtetjen e domosdoshme financiare nga FMN-ja po rrisin ndikimin e Kines ne rritje dhe po mundohen te ndjekin politika qe sjellin suficit. Duke vepruar keshtu do tua pamundesojne valutave te tyre rritjen e vleres.
Por nje pune e madhe e pergjegjesise per rreziqet e krizes se sotme globale i takon SHBA-se per tri arsye. E para shumica e tregjeve ne shperthim ndiejne se valutat e tyre jane detyruar te cmohen per shkak te rritjes se te hyrave. Investuesit ne Brazil paguajne kamate deri ne 11 per qind nderkaq per rreziqe te ngjashme biznesi ne Amerike paguhen 2 deri ne tre per qind. Kjo duket si nje bast i njeanshem. Me sa po duket normat amerikane te kembimit duket se do te mbesin ne nivel te ulet sepse sistemi financiar amerikan e hodhi veten ne ere me ndihmen e bankave evropiane dhe sepse vlerat e uleta mbesin per arsye te brendshme pjese e politikes se perzier te paskrizes.
Se dyti SHBA-ja ka hyre ne deficite rekorde gjate dhjetevjeteshit te kaluar derisa elita politike - si republikanet ashtu edhe demokratet ndash jane mesuar me konsumin jashte kufirit te mundesive qe kishin. Keto deficite lehtesojne punen e suficiteve qe i do Kina ndash bilancet boterore duhet te jene te barabarta me zero keshtu qe nese dikush do qe te jete ne suficit nje pale tjeter e madhe duhet te hyje ne deficit.
Zyrtare te larte te administrates Bush thoshin se deficiti amerikan ishte dhurate per boten e jashtme. Mirepo SHBA-ja eshte duke konsumuar tej mundesive qe ka gjate tere dhjetevjeteshit te kaluar. Ideja se reduktimet tatimore do te rezultonin me produktivitet me te larte dhe ta rregullojne buxhetin ka dale te jete nje iluzion i paster.
Se treti rrjedha neto e kapitalit po vjen nga tregjet ne zhvillim drejt SHBA-se ndash kjo eshte pasoja e suficiteve ne tregjet ne zhvillim dhe deficitit ne SHBA. Mirepo rrjedha bruto e kapitalit vjen prej tregjeve ne zhvillim drejt nje tregu tjeter ne zhvillim permes bankave te medha qe mbeshteten nga shteti si ne SHBA ashtu edhe Evrope. Shikuar nga perspektiva e investitoreve nderkombetare bankat e medha qe jane teper te medha per te deshtuar jane vendet e perkryera per rezervat e tyre. Megjithate cfare do te bejne keto banka me keto fonde
Kur nje problem i ngjashem u shfaq ne te shtatedhjetat ndash i ashtuquajturi riciklim i tepricave te lendeve djegese ndash bankat ne qendrat financiare te Perendimit i ofruan hua Amerikes Latine Polonise komuniste dhe Rumanise komuniste. Kjo nuk ishte ide e mire pasi qe rezultoi me nje krize te madhe te borxheve me 1982.
Edhe tani mund te na ndodhe dicka e ngjashme mirepo ne permasa me te medha. Bankat dhe protagonistet tjere financiare kane mjetet per ta rritur rrezikun derisa jemi duke hyre ne ate qark. Lufterat e valutave ne vetvete jane problem i vogel. Problemi i madh eshte se baza e sistemit financiar boteror eshte bere jostabil dhe ndermarrja e rreziqeve do te shkaktoje serish deme kolaterale.

Simon Johnson ish-kryeekonomist ne Fondin Monetar Nderkombetar eshte bashkethemelues i blogut per ekonomi http//BaselineScenario.com profesor ne MIT Sloan dhe ligjerues ne Institutin Peterson per Ekonomine Nderkombetare. Ky veshtrim eshte shkruar per rrjetin e gazetarise boterore Project Sindycate

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›