E Shtunë, 31 Tetor 2026

A i pate perseri

17-10-2010 / Nga Qemal Sakajeva

Pas ngjarjes ne stadiumin Marassi ne Gjenova te Italise pasi RAI UNO i transmetoi drejtperdrejte pasi policise italiane iu desh te vepronte ishte ambasadorja serbe ne Rome Sanda Raskovic - Ivic qe nuk u vonua aspak te shprehej se Une dhe gjithe serbet jemi te turperuar. Gjej rastin per tu kerkuar ndjese ne emer te ambasades qeverise dhe gjithe popullit serb dhe se Keta ekstremiste nuk perfaqesojne ndjenjat e popullit serb tha ajo.
Ambasadorja do te kishte qene e besueshme e theksojme - edhe per shqiptaret e Republikes se Kosoves e te Republikes se Shqiperise edhe pse ua dogjen flamurin kombetar sikur Beogradi te mos shiste politike me dy fatura - nje per Perendimin dhe tjetren kunder Kosoves e ceshtjes shqiptare ne teresi. Ata qe u cilesuan nga mediat italiane e boterore si me nje fjale anglisht - ultras domethene shkurtimi ne shumes i ultranacionaliste qe ambasadorja serbe i quajti ekstremiste por qe ata vetquhen edhe me shkrim mbi shpine - cetnike as do te guxonin te organizoheshin qe ne Serbi te futeshin fshehurazi ne Itali per te krijuar trazira te trimeroheshin deri edhe ne qender te qytetit te Gjenoves te gjendeshin brenda ne stadium te prisnin rrjeta hekuri te hidhnin shashka te shpalosnin kryeparrullen serbe te shkruara ne Italisht Kosova eshte zemra e Serbise dhe te digjnin ne token italiane flamurin e nje shteti tjeter - Shqiperise sikur pas tyre te mos vepronin faktore te medhenj te organizuar politike shteteror e fetare.
Ata cetnike serbe sic edhe u vetecilesuan ndjehen mire brenda misionit te mbeshtetur edhe nga ligji themeltar i shtetit te tyre sepse ne kushtetuten me te fundit parlamenti serb e ka sanksionuar Kosoven pjese te patjetersueshme te territorit te Serbise. Ambasadorja vertete u ndje e turperuar per vendin ku ata vepruan por nuk tha se ndjehet e turperuar edhe nga idete e misioni qe u prine te vepronin ashtu kunder dy shteteve te tjere.
Keta ekstremiste sic i cilesoi ambasadorja serbe qysh ne muajin janar e paten degjuar Patriarkun Irinej qe me daljen e pare si kreu i Kishes Ortodokse Serbe te thoshte se do te presin edhe 2000 vjet per tu rikthyer ne Kosove ne Jeruzalemin e Serbise. Qellimi i pritjes se gjate shihet te mbahet gjalle duke vepruar.
Keta ultras sic i emertoi media e huaj dine cfare ka prodhuar pena e akademikeve serbe te vekur e te gjalle kunder Kosoves dhe ceshtjes shqiptare per mobilizimin e gjithekohshem te Serbise per ta mbajtur Kosoven te pushtuar e koloni. Keta nuk ishin tifoze entuziaste te dehur para ndeshjes a pas fitores - ata kishin ardhur me paramendim te organizuar sepse kishin me vete parrulla gershere shashka - kobure e ideve te Akademise Serbe te Shkencave dhe dukuri e dhunshme e politikes se Beogradit te barabartet e te cileve pak vite me pare qene leshuar nga zinxhiri per ekzekutime masive e spastrim ne Kosove. Keta nuk habisin asnje shqiptar per cfare bene sepse vet shteti mbetet nxites i tyre edhe pse Beogradi kreu arrestime ne kufi tek u kthyen me qellim meremetimin e pasojave. A nuk ishte akuza e qeverise serbe kunder Kosoves ne Hage nje dhune e shtetit vrases kunder shtetit viktime e mbeshtjelle me sjellje juridike A nuk ishte rezoluta e miratuar nga parlamenti serb 48 ore pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dorezuar Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuar per zhberjen e pavaresise me veshje diplomatike te dhunshme A nuk jane deklaratat e pambarim te presidentit serb ne gojen e te cilet nuk mungon asnjehere gjuha e dhunshme me fjalen mitralere kurre kunder pavaresise se Kosoves A nuk mban qeveria serbe nje minister te jashtem i cili gjate udhetimeve te tij te pasosura paraqet asgje nje funksion zyrtar vetem kunder Kosoves me kerkesen e dhunshme per ta lene ne mosnjohje nderkombetare
Kjo eshte mbeshtjetja qe kane cetniket te cilet keqperdoren nje shtet tjeter per ti dhene politikes nacionaliste ze prishen nje ndeshje paqesore futbolli per ti bere idete nacionaliste me luftarake shfrytezuan rastin e perkimit te dites se ndeshjes ne Itali me viziten e Sekretares se Departamentit te Shtetit Hillari Klinton ne Kosove per te percjelle kumtin se politika guerrilire serbe nuk ndalon. Kunder Kosoves te gjitha strukturat veprojne ne menyren e tyre parlamenti me ligje qeveria me politike e diplomaci intelektualet me botime Patriarku me fe sportistet me pershendetje nacionaliste qe nga fusha e blerte e lojes dhe tifozet ashtu sic i pame. Ata ambalazhin e paten tifoze perplasjen e kryen ne Itali ndersa permbajtjen e antishqiptare. Ajo qe ndodhi ne Gjenova per shqiptaret nuk perben kurrfare te papriture a habi. Ajo qe shqiptaret mund tu thone te tjereve eshte A i pate perseri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›