E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa e Edi Rames e treta pas dy deshtimeve qe e bene ate nje njeri me vlera antifamiljare

17-10-2010 / Gazeta 55

Fakti

Dje u komunikua zyrtarisht se Edi Rama ka vendosur ti jape fund beqarise pas nje kohe te gjate endjeje ne rrymat e vlerave te antifamiljaritetit. Kryetari i Partise Socialiste dhe bashkise se Tiranes fundjaven e ardhshme do te kurorezoje lidhjen e tij disa vjecare me Linda Bashen ne martese. Lajmi eshte konfirmuar nga vete kryesocialisti me anen e nje mesazhi te shperndare ne posten elektronike te perfaqesuesve te mediave.
Per Ramen lidhja ne martese me Bashen cilesohet si nje moment i vecante ne jeten e tij qe kerkon ta ndaje me miqte ne nje ceremoni detajet e se ciles nuk behen te ditura. Deri diten e djeshme nga cifti eshte mbajtur shume sekrete pergatitja per ceremonine e marteses madje as ne seline roze nuk ka qarkulluar ndonje thashethem ne lidhje me martesen e kryetarit. Emocionet e dasmes per hir te se vertetes duhet thene qe nuk do te jene te panjohura si per Edin ashtu dhe Linden pasi te dy vijne ne kete ceremoni nga lidhje te meparshme martesore te pasuksesshme.
Si Rama ashtu dhe Basha kane nga nje femije nga martesa e tyre e pare kryesocialisti ka djalin 19-vjecar Gregorin fryt i marteses se pare me aktoren Matilda Makoci ndersa doktorja e shkencave ekonomike Linda Basha nga martesa e pare gezon nje vajze Rean 20-vjecare. Urime per martesen e tij kreu i opozites ka marre dhe nga kundershtari i tij politik kryeministri Berisha.
Kurorezimi i kryesocialistit ne martese vjen ne nje kohe qe opozita e bashkuar ka lajmeruar rinisjen e protestave popullore. Por mesa duket edhe vete socialistet kane pritur nje moment te tille ne menyre qe kryetari i tyre te hutohet dhe te harroje pergjithmone zhvillimin e protestave. Kjo u verejt edhe ne konferencen e fundit per te shtyp te Rames jo me vone se e premtja qe sapo kaloi. Ai nuk dha asnje afat per fillimin e protestave cka do te thote se Linda ka pasur ndikimin e saj ne terheqjen e atij vendimi te nxituar pavaresisht presionit te Spartak Ngjeles dhe Skender Gjinushit per demonstrata mbarepopullore.
Megjithate dita e sotme pritet te rezervoje te tjera surpriza rreth ciftit te ri por po ashtu pritet edhe ndonje reagim nga Ngjela dhe Gjinushi te cilet ishin pergatitur per protesta dhe jo per lidhje martesash.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›