E Shtunë, 31 Tetor 2026

Little things

Viza ime e pare. Nje vize turistike italiane qe ne nje zyre te improvizuar ne Qytetin Studenti i shperndante nje diplomate e bukur bionde italiane me emrin tingellues - Gabriella Ishte vjeshta e vitit 1990

Nga Artur Zheji

Me ne fund pavizesia do te jete nje realitet. Eurodeputetja sharmante Tanja Fajon si dhe votimi europarlamentar qe e pasoi u dha te pavizeve pra shumices se shqiptareve viston qe qytetari apo fshatari shqipo tia thote kufijve te Europes malesorce apo labce Gezimin me te madh e ndjeva ne kete kontekst sepse tregu i zi i vizave do te mbyllet dhe miliona euro qe kane perfunduar pandershmerisht ne xhepat e konsulloreve europiane dhe seksereve nuk do te fryhen me nga gjaku dhe djersa e shqiptareve.
Tek shihja finesen e Fajon me vinte vec mire.

Mendoja radhet e gjata dhe shpesh poshteruese te shqiptareve ne aeroportet europiane. Kaloja me syte e mendjes dhjetera episode kontrollesh te teperta dhe shikimesh zhbiruese qe policia e huaj kufitare i kushtonte pasaportes sone.

Pastaj pa lidhje mu kujtua nje poezi sovjetike kushtuar pasaportes. Me duket se e Majakovskit. Po po poezi per Pasaporten Sovjetike Qe sipas poetit bente te dridhej policin kufitar te shtetit borgjez Nje poezi e shkruar 80-90 vite me pare qe ndante boten dhe botet ne dysh. Ne pasaporta borgjeze dhe ne pasaporta komuniste.

Mu kujtua me pas pasaporta ime e pare ne vitin e muget 90.

Kembengulja e nenes time Beses qe te kisha nje pasaporte te vlefshme. Nuk la zyre pa trokitur derisa ma siguroi. Mirepo atehere kuptuam se pasaporta pa vize ishte si levozhga e arres pa arre brenda.

Atehere iu pervesha punes per nje vize. Asokohe ishte fillimi fare dhe ishte disi me e lehte. Duhej vetem nje ftese ku te shkruhej se ftuesi merrte persiper edhe shpenzimet e te ftuarit.

Nje djalosh arberesh sicilian qe e kisha njohur ne festivalin e Gjirokastres i cili jetonte ne Piana degli Albanesi ne Palermo ma mori persiper kete mrekulli.

Ti ho mandato il fax corri Artur prendilo - me kumbon ende sot zeri i tij entuziast qe me telefononte ne shtepi sepse ia kish dale te ma vuloste ftesen ne Komune dhe me pas ma kish faksuar ne faksin e Teatrit Popullor ku punoja lumturisht si dramaturg. Fluturova maje bicikletes bile neper shi dhe mbertheva si pantere faksin nga meraku i madh se mos binte ne duar te gabuara. Me faksin-ftese te cilin e sigurova ne gjoks u ktheva ne shtepi dhe ndjeva se shume shpejt edhe une do te dilja nje dite te afert neper bote Per kismet. Nje ndjesi enderrimtare shume e forte. Te panjohurat nuk me trembnin perkundrazi ishin mikluese dhe eksituese.

Ca zonja gjermane turiste qe kisha njohur disa kohe me pare ishin perpjekur te me tmerronin me pershkrimin e jetes se rreqethese te emigrantit ne Perendim por nuk ma kishin ciflosur endrren as mua dhe besoj askujt ne vendin tim.

Pastaj viza ime e pare.

Nje vize turistike italiane qe ne nje zyre te improvizuar ne Qytetin Studenti i shperndante nje diplomate e bukur bionde italiane me emrin tingellues - Gabriella

Ishte vjeshta e vitit 1990.

Me pasaporte me vize dhe me duar ne xhepa.

Pa para.

Atehere mbiu pothuaj nga hici nje ekuacion tjeter Valuta.

Valuta nuk gjendej kerrkund. Valuta ishte vetem nje nocion absurd e pagjetshme per njerezit normale e frikshme per ta pasur nder duar sepse e paligjshme. Dijenite tona ekonomike ishin tejet te thata. Megjithese kisha lexuar shume ne burime jolegale apo kisha degjuar rrefenja nga kontrabandistet e asaj kohe kryesisht shofere dhe sportiste valuta ishte nje objekt i paidentifikueshem dhe i pagjetshem ne realitetin e asaj situate.
Por nuk qelloi tamam ashtu. Ne paskeshim pasur ca valute ne familje por ky ishte nje sekret qe une e mesova ne moshen 29 vjecare.

Valutembajtesja e panjohur e familjes sime ishte gjyshja ime nena e nenes lokja Nona Behixhja.

Ajo si emigrante e vjeter kosovare kish hyre e kish dale shpesh ne Kosove dhe kishte nje depozite prej 300 DM thelle poshte dyshekut.

Lotet e saj te nxehte dhe te mite u perzien kur ajo ne menyre tejet konspirative dhe me trishtim njeheresh mi dorezoi.

Pastaj si poeteshe epike e veriore qe ishte me tha

Po i jap krahe zogut me fluturue Me shkue larg e me mharrue E mjera une e mjera. U perqafuam te perlotur me dhimbje ne gjoks.

Trekendeshi u plotesua Pasaporte vize per jashte shtetit 300 deutsche marka nxhep si dhe nje bilete trageti per ne Trieste.

Anija e stermadhe Palladio ngriti spirancen nga Porti i Durresit me daten 20 nentor te vitit 1990 me destinacion Triesten. Me 21 nentor mbas nje lundrimi 36 oresh pasaporta ime e pare me vizen time te pare u vulos per here te pare.

Dikush me mori ne telefon nderkohe qe Tanja Fajon fliste per liberalizimin e vizave e me tha se tani e tutje Shqiperia do te pergjysmohet serish ne popullsi.

Ne vlla ishim vala e pare e te ikurve dhe te kthyerve vijoi ai ndersa tani te tjere o Zot shume te tjere do te pasojne.

Fjalet e tij mu duken pa kuptim. Ose une e kisha humbur kuptimin e atyre fjaleve tash mbas 20 vjeteve. Ndoshta pa te drejte. Shumekush sot enderron aventuren qe e pret jashte Shqiperise por mendoj se serish do te jete ndryshe per ata. Shume ndryshe.

Sot shqiptaret ngasin masivisht makinen kane dollare dhe euro neper xhepa dine te perdorin ashensorin dhe mbi te gjitha ka qindra e qindra ne mos mijera e mijera realitete oksidentale brenda vete qyteteve dhe shtepive shqiptare.

Por endrra romantike dhe rreqethese e daljes per kismet si personazhet e perrallave qe braktisin kasollen ku lene pas nene e babe gjysher e fis per te pare bote me sy ka padyshim radhen e vet nder shume shqiptare qe jetojne edhe sot ne nje izolim te padrejte.
Nenat dhe gjyshet e dhembshura do te presin rikthimet.

Dhe rikthime do te kete prandaj Rruge te mbare atyre qe do te rrugojne se shpejti pa viza dhe me pak para xhepave.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›