A po vjen Papa?

“Na kanë thënë të ushtrojmë sepse vjen papa Racinger”, ishte ky komenti i njërit prej instrumentistëve të Filarmonisë së Kosovës, i cili deshi të jetë anonim.
Disa muaj para inaugurimit të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, Filarmonia e Kosovës ka filluar përgatitjen për këtë ngjarje.
Përgatitjet, 5 muaj para inaugurimit të Katedrales dhe shenjtërimit të Nënës Terezë, nuk i ka mohuar as Baki Jashari, drejtues i Filarmonisë së Kosovës.
“Ne Filarmonia kur ka qenë Valton Beqiri ministër na ka informuar që Filarmonia e Kosovës duhet të llogarisim që me datë 5 shtator të përgatisim një koncert memorial meqë shënohet 100 vjetori i lindjes së Nënës Terezë”, tha Jashari për Express.
Jashari shprehet se tashmë është përcaktuar edhe orientimi programor i këtij solemniteti.
“Ende nuk e kemi bërë zyrtare por në bazë të një parashikimi do të jetë vepra Requiem e Moxartit”, tregon Jashari.
Në muajin korrik, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të udhëtojë për në Japoni, ku edhe do ta ekzekutojë po këtë vepër.
Ndërsa sa i përket informatave se a do të vijë Papa Benedikti i XVI-të në Kosovë, Jashari nuk është lëshuar në një komentim të tillë.
“Çështja e ardhjes së Papës apo jo nuk është në kompetencat tona dhe nuk mund ta komentoj. Është thënë diku në Ministri të Kulturës se do t’i bëhet ftesa që të jetë në Kosovë”, tha Jashari.
Në anën tjetër, kancelari i Kishës Katolike të Kosovës, Don Shan Zefi thotë se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për ardhjen e Papa Benediktit të XVI-të në Kosovë.
“Ende nuk ka konfirmime kush vjen dhe çka. Jo ende nuk dihet”, tha Don Shan Zefi për Express. Don Shan Zefi po ashtu nuk është lëshuar në atë nëse në drejtim të Papës është dërguar ndonjë ftesë zyrtare.
“Janë kërkesa të kamotshme që Papa ta vizitojë Kosovën por tash për tash nuk dihet”, tha ai në fund.