E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diana Çuli, në tryezë debati

Libri Një diskutim për romanin “Engjëj të armatosur”

Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena” dhe Instituti i Dialogut e Komunikimit do të organizojnë nesër, ora 11:00 në teatrin e metropolit, një tryezë-debati mbi romanin “Engjëj të armatosur” të shkrimtares Diana çuli. Tashmë mendohet që ky roman ta ketë kryer ciklin e tij të takimit me lexuesin. Koha në të cilën ambientohet ngjarja i takon një periudhe mjaft të diskutuar të historisë shqiptare, luftës antifashiste. Edhe pse gjithçka zë fill e niset nga një marrëdhënie në dukje sentimentale mes dy personave, Dorothe Gjikës dhe Aleks Lazarit, në të vërtetë ajo shkon e shpërfaq një pjesë të atij kuadri epik të luftës me ngjyra të ndezura që i shkojnë aq fort për shtat peizazhit të Bregut, dekorit ku zhvillohen ngjarjet, me tone të spikatura realiste.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›