E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Atentatorja” i Yasmina Khadra-s në shqip

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelit me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës. Pas mesnate, si është kthyer në shtëpi, e thërrasin të paraqitet me ngut në spital për të këqyrur trupin e çapëlyer të kamikazes.

Doktorit i rrëshqet toka nën këmbë: gjendet para gruas së tij... Në pak fjalë është ky subjekti i librit më të ri që vjen për lexuesin nga shtëpia botuese “Bota Publishing” nën titullin “Atentatorja”. Shkruar nga Yasmina Khadra (pseudonimi femëror i shkrimtarit Mohammed Moulessehoul), ky libër është vlerësuar tepër nga kritika e vendeve të ndryshme, ku edhe është botuar.

Mohammed Moulessehoul është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën, ku romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Ai është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. “Atentatorja” është volumi i dytë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Ai vazhdon me “Sirenat e Bagdadit”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›